Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

"Basti" i çuditshëm i martesës së Brad dhe Angelina  Empty "Basti" i çuditshëm i martesës së Brad dhe Angelina

Fri 19 Jul 2013 - 11:15
Message reputation : 100% (1 vote)
Në shenjë mbështetjeje për homoseksualët, ata patën deklaruar se nuk do të martoheshin deri kur në Francë të lejohej martesa për këdo.
"Basti" i çuditshëm i martesës së Brad dhe Angelina  2ad9c223-8b9b-4823-a636-4aed3bc1f662---0-
Dhe tani, kur në Francë Gjykata Supreme i hapi dritën jeshile martesave të të njëjtit seks, Brad Pitt dhe Angeline Jolie duke se kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre shumë-vjeçare.

E duket se me organizimin do të merret vetë aktori. 49-vjeçari ndodhet në Francë që prej mëngjesit të së mërkurës, ku sipas mediave franceze është takuar me planifikuesin e ceremonisë martesore.

Nuk ka një datë, por banorët vendas në Brignoles, aty ku çifti i famshëm hollivudian zotëron një kompleks, thonë se janë përforcuar zërat për zhvillimin e një ceremonie martesore shumë shpejt.

“Në qytezë flasin se më në fund Brad dhe Angeline do të martohen. Dyqanet vendase janë kontaktuar për disa produkte shtesë dhe konstruksioni i banesës së tyre përfundoi”, citohet një banor vendas nga revista franceze gossip, X17.

Angeline Jolie dhe Brad Pitt, njohur ndryshe si “Brangeline”, janë bashkë që prej vitit 2005. Për zhvillimin e ceremonisë së tyre martesore është përfolur shumë dhe gjatë, por vetë cifit, vitin e kaluar deklaroi se nuk do të martoheshin, deri në momentin kur në Francë kjo e drejtë të ishte e barabartë për të gjithë.

Ata janë prindër të 6 fëmijëve, 3 të tyret dhe 3 të adoptuar ndër vite..ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi