Miriam Cani: Së Shpejti Dasma, Do Jetë Private Dhe E Qetë
Sun 21 Jul 2013 - 1:58
TIRANE- Miriam Cani përveçse këngëtare e talentuar, është vajzë e edukuar, dhe një femër që duket sikur të qenit me klas, e ka të lindur. E qetë, e buzëqeshur… Kështu i ofrohet Miriami, publikut që e vlerëson dhe e do.
Duhet të jenë këto arsyet, që këngëtari po aq i dashur Alban Skënderaj, e zgjodhi atë si gruan e jetës. Në këtë intervistë do të mund të zbuloni jo vetëm detajet e propozimit, por edhe emocionet që kanë shoqëruar këtë moment. Miriami na rrëfen planet e dasmës dhe zbulon sekretin e dashurisë së tyre… Po ashtu këngëtarja tregon edhe për punën dhe angazhimet që kërkon karriera e saj e dyzuar midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Kur u nisët për pushime e kishe menduar që Albani mund të të propozonte për martesë?
Jo,aspak (qesh). Na e trego pak me detaje momentin e propozimit… Fjalët e Albanit… Ndodhi gjatë zhytjes… Ne ishim bashkë me instruktorët dhe një djalë që filmonte. Kështu e bëjnë shumë njerëz gjatë zhytjes për ta patur si kujtim. Pas rreth 15 minutash Albani nxori një bllok ku ishte shkruar “Do you wanna marry me? Të dua”. Edhe përgjigja ime në letër ishte natyrisht “PO” (qesh).
Si është unaza?
Siç e shihni edhe në foto. Do të lidh tashmë kujtime të paharruara me këtë unazë…
Të tregoi sa e ka blerë?
Po, por kjo pjesë ka pak vlerë. Të papagueshme do të mbeten momentet që më dhuruan emocione të mëdha.
Keni filluar ta planifikoni dasmën? Datën e keni vendosur?
Nuk kemi vendosur datë. Por së shpejti… Për ne këto gjëra janë simbolike. Ne kemi mbi 6 vite që jetojmë bashkë dhe ndajmë gjithçka bashkë. Fejesa dhe martesa nuk do shtojnë asgjë më shumë, thjesht janë kurorëzimi i lidhjes sonë.
Si e keni menduar?
Do të jetë tradicionale shqiptare apo… Do të jetë diçka shumë personale, përshtatur natyrës tonë. Sa më private dhe e thjeshtë. Nuk më pëlqejnë celebrimet e tepërta dhe materiale. Rëndësi ka të jenë prezentë njerëzit që ne duam dhe të ketë një atmosferë sa më të bukur.Do të ketë ceremoni fetare apo në bashki?
Këtë ende nuk e kemi menduar.
Kë do ftoni për të kënduar?
Nuk e di. Mbase mund të këndojmë edhe vetë, duke i dedikuar njeri-tjetrit nga një këngë (qesh).bota-shqip.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi