Itali, 45-vjeçari vret dhe sharron të ëmën
Wed 24 Jul 2013 - 11:20
Një ngjarje e denjë për filmat horror është verifikuar në Itali, ku një burrë 45-vjeçar ka vrarë të ëmën plakë dhe më pas me një sharrë i ka prerë disa pjesë të trupit dhe i ka futur në frigorifer.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës janë gjetur nga policia në një zgarë, ku dyshohet se autori i aktit makabër do t’i piqte.
Të parët që hynë në shtëpi dhe që bënë zbulimin ishin agjentët e hetuesisë së Salernos, në Rajonin e Kalabrisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas një telefonate anonime që sinjalizonte rrjedhjen e gazit nga apartamenti i familjes.
Gruaja ishte 70 vjeç, ndërsa i biri, me sa është mësuar deri tani, vuan nga probleme mendore dhe i është nënshtruar një seri terapish. Ai u gjet nga agjentët e policisë në shtratin e tij, tërësisht nudo dhe gjatë arrestimit nuk hapi gojë.
Mediat italiane shtojnë më tej se disa pjesë të trupit të 70-vjeçares u gjetën në dyshemenë e banjës së shtëpisë, ndërsa në sobën elektrike të kuzhinës ishin vendosur zorrët dhe pjesë të tjera të brendshme.
Prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa mjeku ligjor do të zhvillojë një ekzaminim të jashtëm të kufomës.
Top Channel

- Shqiptari nga Maqedonia vret studentin nga Shqipëria në Itali
- Tragjedi në Itali: Nga dashuria vret gruan e moshuar dhe më pas veten
- Itali, shqiptari mbyt me jastek ish-gruan, vret dhe veten
- Tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe dy fëmijët, më pas vetëmbytet në pishinë
- Itali, nuk i ndaloi kontrollit, policia vret emigrantin shqiptar 30 vjeç
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi