Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Sun 28 Jul 2013 - 21:47
VLORË- Masakër në plazhin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik shënohen 3 të vdekur nga të shtëna kallashnikovi. Një person ka hapur zjarr pasditen e sotme në ambientet e një resorti privat në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar tre viktima mes tyre një pushuese femër e cila ka mbetur e vdekur aksidentalisht.

vlorePolicia ka mundur të identifikojë dy prej viktimave, të cilët janë Diana Ademi rreth 40-vjece, Sokol Isufi rreth 20-vjec dhe Serdi Bajlozi rreth 17-vjec.

Autori pas aktit kriminal është larguar me makinë, ndërkohë mbetet mister objektivi i tij dhe rrethanat e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë në këtë kulm sezoni turistik. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.

DËSHMIA E PUSHUESIT
Një plazhit dëshmitar i masakrës, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti se autori mendohet të jetë djalë 20-vjec, veshur me rroba, plazhi. Autori është parë të zbresë shkallët e resorit të njohur në Vlorë me kallashnikovin e fshehur nën bluzë dhe ka marrë ne shënjestër dy viktimat meshkuj. Autori ka bërë goditjen e parë dhe duke qëlluar 2 viktima meshkujt dhe kur ka ulur armën plumbi ka prekur femrën. Pas krimit është larguar me vrap në daljen e resorit dhe ka qëlluar dhe një herë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Sipas dëshmitarit nuk ka pasur në konflikt gjatë ditës në këtë zonë.

IDENDIKITI
Nga rrëfimet dhe dëshmitë e mbledhura pushuesve të shumtë, mësohet se autori i krimit është një person rreth 20-vjec, esmer. Ai mbante të veshur rroba pazhi dhe një bluzë.

HETIMET
Policia pas krimit të rëndë ka shoqëruar 7 persona dëshmitarë të masakrës. Nga hetimet paraprake mësohet viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit, ndërkohë mbeten mister rrethanat e krimit.lajmeonline.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 12:09
Masaker ne Vlore, tre te vrare ne plazh me kallash
Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 1375087833-plazhi
Masakër në Ujin e Ftohtë. Një person qëllon me breshëri kallashnikovi në drejtim të një personi tjetër duke lënë të vdekur në vend shënjestrën e tij si dhe dy persona të tjerë, të cilët u gjendën gabimisht në atë çast, në vendin ku ishte vendosur Sokol Isufaj, 34-vjeç, nga Roskoveci i Fierit. Nga plumbat kanë humbur jetën edhe Serdi Bajlozi vetëm 17 vjeç si dhe Diana Ademi, një pushuese e ardhur nga Gjermania. Gruaja mësohet se qëndron prej vitesh jashtë, ndërsa kishte zgjedhur vendlindjen e saj për të kaluar pushimet. Fillimisht është raportuar edhe për tre të plagosur, por në të vërtetë përveç tri viktimave të plumbave të kallashnikovit, mësohet se në spitalin e Vlorës kanë marrë mjekimeme dhjetëra persona.
Asnjëri prej tyre nuk ka pasur plagë plumbash. Të gjithë pushuesit që janë gjendur në atë plazh në momentin e shkrehjes së armës, janë munduar të ikin me vrap duke u lënduar vetë dhe duke lënduar të tjerët. Përgjatë orëve në vazhdim pas vrasjes mësohet se është ngushtuar rrethi i personave të dyshuar, ndërsa për emrat e tyre nga Policia e Vlorës është lëshuar edhe një shpërblim. Në drejtim të qytetit të gjunjëzuar nga ajo vrasje barbare, nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertë të Krimeve të Rënda, Forca Speciale, si dhe ekspertë nga shërbimet e inteligjencës. Kërkimet janë përqendruar në të gjithë zonën e Vlorës, ndërsa në rrugët dalëse post blloqet janë të drejtorive të tjera, kufitare me Vlorën. Policia beson në dy versione, që vrasja është për hakmarrje ndaj 34-vjeçarit subjekt i sulmit, ose për ndonjë sherr të momentit, ku dyshohet se në mes është konflikti për një femër.

Mekanizmi i vrasjes

Policia e Vlorës ka dalë mbrëmë me një deklaratë për mediat duke bërë të ditur ngjarjen e rëndë si dhe emrat e personave që kanë humbur jetën. Ndërkaq, referuar të dhënave nga grupi hetimor, mësohet se Sokol Isufaj ka qenë në plazh i shoqëruar me një person tjetër. Të dhënat flasin se personi që e shoqëronte Isufajn, është një person i njohur i tij, që mund të jetë edhe njeriu që do të japë sinjale për të ngritur saktë pistën hetimore. Pak metra më larg, mësohet se kanë qenë të vendosur dy burra, në shoqërinë e të cilëve ka qenë edhe një femër. Sherri ka nisur mes tyre pikërisht në kohën kur dy palët kanë qenë në plazh. Nuk dihet nëse në momentin e konfliktit Sokoli ka qenë i vetëm apo nën shoqërinë e mikut të tij, por janë dëshmitarë të shumtë të cilët flasin në lidhje me konfliktin e dhunshëm mes një personi nga pala tjetër dhe 34-vjeçarit nga Fieri. Personi që është konfliktuar me fierakun mësohet se ka telefonuar një shokun e tij, i cili kambërritur me një makinë amerikane dhe ka shkrehur mbi personin që ishte konfliktuar me shokun e tij një karikator kallashnikovi. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se në makinën e vrasësit janë larguar edhe dy persona të tjerë. Kështu policia ka shpallur në kërkim tre persona, ndërkohë që po kërkohet edhe femra që ka qenë në shoqërinë e dy vetave që u bënë shkak i sherrit me 34-vjeçarin Isufaj.

Dy viktimat e tjera

Sejdi Bajlozi, 17-vjeçari nga Prrenjasi, mësohet se ka qenë në vendin e ngjarjes krejt rastësisht. Djali mësohet se kishte disa ditë që qëndronte në Vlorë bashkë me motrën I.Bajlozi për pushime. Motër dhe vëlla, saktësohet se ishin vendosur tek halla e tyre, ndërsa në atë moment adoleshenti ka qenë duke kaluar afër vendit ku personi i armatosur kishte vendosur të qëllonte mbi fierakun. Mbi 17-vjeçarin mësohet se kanë rënë tre plumba duke i marrë jetën në vend.

Familja e tij reagoi me shpejtësi, menjëherë pasi policia kishte ofruar të dhëna se viktima kishte qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër. Por, ngjarja është sqaruar sapo halla dhe motra e tij kanë mbërritur në morgun e spitalit të Vlorës. Gjithashtu, mbi 7 plumba dyshohet se kanë rënë edhe mbi trupin e Diana Ademit. Sipas të dhënave që vijnë nga vendi i ngjarjes, mësohet se gruaja është gjendur përballë vrasësit në momentin që ka nisur të qëllojë mbi Isufajn. Gruaja që është e moshës 53 vjeç, sipas policisë, është nga Vlora, por jetonte prej shumë vitesh jashtë vendit.

Dëshmitarët: U zunë për një femër në plazh

Masakra e djeshme që ndodhi në një plazh privat, në vendin që njihet si zona e Kalasë në Vlorë, ka një shkaktar, një autor dhe një bashkëpunëtor. Policia ende nuk ka arritur të krijojë identikitin e vrasësit, por dëshmitarët kanë dhënë detajet e para në lidhje me të, si veshja, mosha përafërsisht si dhe mënyra se si i mbante flokët. Gjithashtu, mësohet se makina me të cilën ka mbërritur në vendin e vrasjes personi i pajisur me kallashnikov, është një fouristradë e zezë amerikane. Pushuesit kanë thënë se makina nuk kishte targa. Policia, sapo është identifikuar viktima, Sokol Isufaj, ka dyshuar se vrasja ka ndodhur për shkak të një hakmarrjeje të mbartur ndër vite ndaj fisit të të riut. Por, ngjarjet që datojnë vitet ’97 tregojnë pak lidhje me të riun që banon në lagjen “Apolonia” në Fier. Megjithatë, policia është kthyer tek ajo dosje për të mësuar më shumë në lidhje me personat që janë vrarë nga fisi i tij.
Sipas të dhënave, saktësohet se Sokoli është kushëri i parë i Adrian Isufajt, i vrarë në vitin 1997, i cili bashkë me Luan Isufajn aso kohe konsideroheshin edhe të fortët e Roskovecit. Burimet nuk bëjnë të ditur se më kë janë në hasmëri fisi i Isufajve, por tregohet se Adriani kishte edhe një pseudonim që është transmetuar edhe sot e asaj dite si legjendë në ato zona. Ai quhej “Qorri”, ndërsa mësohet se në përplasjet mes grupeve rivale të asaj kohe në ato zona, thuhej se kishte edhe ndikim politik. Ndërkaq, policia e Vlorës, përveç investigimit në këtë drejtim, mësohet se në fokus ka edhe një konflikt të çastit ku të dhënat flasin për një sherr për shkak të një femre. Ky version, sipas policisë, do shumë kohë të vërtetohet, pasi mungojnë emrat e dëshmitarëve pjesëmarrës në ngjarje. Janë shoqëruar me dhjetëra persona dhe dëshmitë janë fokusuar pikërisht në një sherr të momentit. Janë të shumtë dëshmitarët që kanë treguar copëza të debatit mes dy palëve, por pa mundur të japin një emër të personave që kanë hyrë në konflikt me Sokol Isufajn, 34-vjeçarin që u vra dje pasdite. N.K

Kush është Sokol Isufaj

Babai i dy fëmijëve, Sokol Isufaj mësohet se ka lënë vendlindjen e tij shumë herët dhe është vendosur në lagjen “Apolonia: në Fier. Shkak i lëvizjes bashkë me familjen e tij dhe dy prindërit mësohet se kanë qenë disa ngjarje të vjetra të mbartura nga vitet 96-97. 34-vjeçari ditën e djeshme mësohet se ka shkuar në plazh bashkë me një mikun e tij. Isufaj është i punësuar si elektricist tek Pompat e Ujësjellësit në Fier. Isufaj, që sipas të dhënave është baba i dy vajzave të vogla, nuk rezulton të jetë i përfshirë në asnjë ngjarje apo të jetë me precedent të mëparshëm penalë, ndonëse në familjen e tij të vendosur në fshatin Kujran të Fierit mbartet një histori e largët dhe mjaft e komplikuar vrasjesh. Mirëpo, pavarësisht faktit të lëvizjes nga zona, sipas të dhënave të policisë, 34-vjeçari ishte një nga personat që policia e Fierit e shoqëroi në përpjekjet e dëshpëruara për të zbardhur vrasjen në Rroskovec të deputetit Fatmir Xhindi. Sokoli ishte i dyshuar, ai u shoqërua dhe u mbajt nën vëzhgim, por asnjë provë nuk e implikoi të riun në vrasjen që sot e asaj dite vijon të jetë e pazbardhur.shqiperia.com
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 12:24
Masakra në Vlorë, dëshmia e 16-vjeçares: U përpoqa të shpëtoja viktimat
Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 71075_1
VLORE - Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë, 16-vjeçarja E. M. ka ende të veshur bluzën me gjakun e një prej viktimave. Pas breshërisë së armëve, ajo ishte e vetmja që qëndroi dhe u mundua t’u jepte ndihmë viktimave, më tepër 17-vjeçarit Serdi Bajlozi, që siç tregon ajo, ra në tokë para këmbëve të saj. Megjithëse vetëm 16 vjeçe, pas daljes nga komisariati ku dha dëshminë dhe pas përjetimit të ngjarjes, me gjakftohtësi tregon ato çfarë ka parë dhe dëshpërimin që nuk arriti dot të shpëtonte asnjë prej viktimave.

Cfarë patë?
Unë isha në det dhe në një moment dëgjoj disa krisma që nuk kuptoheshin nga vinin. Pastaj pashë që tre njerëz afër meje po mbuloheshin me gjak. Ishte tamam si një film, nuk më dukej e vërtetë. Pashë fillimisht gruan, që e mori plumbi në kokë dhe nuk po lëvizte fare, ndërsa dy çunat që ishin afër meje po lëviznin ende.
Çfarë bënë njerëzit e tjerë në atë moment?
Të gjithë ikën me vrap, sa në një cep në tjetrin dhe po largoheshin, sapo pushuan krismat. Pashë shumë dhe nga ata që ranë nga shkëmbinjtë, madje jam e sigurt që mund të jenë dëmtuar.
Po ti, çfarë bëre?
Unë iu afrova dy të plagosurve. Nxora nga uji 17-vjeçarin, se asnjë nuk e ndihmonte, dhe po kërkoja ndihmë. U mundova që ta mbaja në jetë, por u shua në krahët e mi.
Foli gjatë kohës që ishte në krahët e tu?
Jo, nuk foli asnjë fjalë. Mundohej që të merrte frymë derisa vdiq. Mbaj mend që kishte marrë një plumb afër syrit.
E njihje?
Jo, nuk e njihja, por më erdhi shumë keq dhe u mundova ta ndihmoja.
Po më pas, çfarë ndodhi?
Më pas erdhën njerëz të tjerë dhe i çuan ata në spital, dhe neve erdhëm në polici së bashku me shoqet, ku dhamë dëshmitë tona.
E mban mend atë që qëlloi?
Mendoj se shumica nuk e mbajnë mend, pasi u strukën të gjithë poshtë shezlongëve menjëherë. Mbaj mend vetëm që ai filloi të qëllonte që nga shkallët me breshëri, pastaj edhe kur po largohej vazhdonte të qëllonte ashtu kot.
Babai i 17-vjeçarit: Më thanë që djali u plagos, por e gjeta në morg

Agron Bajlozit, babait të 17-vjeçarit Serdi Bajlozi nuk i treguan se djali i kishte vdekur, por se ishte në gjendje të rëndë. Ka udhëtuar nga Prrenjasi me urgjencë, por kur mbërriti në spitalin e Vlorës, mjekët i dhanë lajmin e rëndë: djali i tij i vetëm kishte vdekur. Kishte mbetur i vrarë aksidentalisht nga një dorë makabre, ndërsa ishte me pushimet verore. Kuja e nënës dhe lotët e babait të Serdit 17-vjeçar drodhën muret e vjetra të spitalit, ndërsa kërkonin me ngulm të shihnin trupin e fëmijës së tyre. Minoreni ishte një prej 3 personave që mbetën të vrarë gjatë sulmit me kallash, nga një person ende i paidentifikuar nga policia.
/BalkanWeb
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 12:39
ca tragjedie...zot na ruj
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 12:53
Masakër në Vlorë, tre të vrarë në plazh me kallash, identifikohen autorët
Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar për masakrën që tronditi dje qytetin bregdetar në një plazh privat.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Leo Osmani dyshohet se është bashkautori në krimin e ndodhur dje në plazhin e Radhimës, ndërsa dyshohet se krimi është kryer nga një mik i tij, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e armës së krimit, 1 km larg vendit të ngjarjes.

Policia ka konfirmuar përmes burimeve të sigurta se 34-vjeçari nga Fieri Sokol Isufaj ka qenë shënjestra dhe se dy viktimat e tjera kanë qenë aksidentale.
Shekulli
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 14:47
o sbahena njerz na jo....sdim me hek armen prej dore
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 18:57
Arrestohet vrasësi i trefishtë, Policia: 18-vjeçari kishte tjetër objektiv
Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 94981
Leo Osmani, autori i vrasjes së tre pushuesve në qytetin e Vlorës këtë të diel, është arrestuar sot nga Policia e Vlorës. 18-vjeçari sipas policisë ka vrarë gabimisht Sokol Isufajn, Diana Ademin dhe të riun S. B., pasi shënjestër e tij kanë qenë disa të rinj nga Fieri, me të cilët është grindur.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Vuku deklaroi se, të tre viktimat nuk kanë pasur asnjë konflikt me 18-vjeçarin që rezulton me precedentë.

“Nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit. Gjithashtu sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17-vjeç dhe Sokol Isufaj 34-vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal”, tha Vuku.

Prokuroria e Përgjithshme, dhe Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me strukturat vartëse respektive në Qarkun e Vlorës kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kryen hetime intensive si dhe sigurojnë se, do të vënë përpara përgjegjësisë çdo person të përfshirë në këtë krim.

“Duam të garantojmë gjithashtu se Prokuroria dhe Policia janë të vendosura që të luftojnë çdo lloj krimi apo veprimtarie kriminale në Qarkun e Vlorës”, thanë përfaqësues të Prokurorisë Vlorë në një konferencë për shtyp.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mon 29 Jul 2013 - 19:04
edhe shko ne vlore per pushime te kam rixha te iken koka per dhjame qeni .
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Tue 30 Jul 2013 - 17:11
Kapet nje nga autoret e masakres ne plazh, vrau tre te pafajshem se i ngacmuan motren
Motra u ankua në telefon se po e shqetësonin”
“Vrasja në plazh, pasi pesë fierakë më ngacmuan motrën”
Dëshmia e Leo Osmenit: “Gjuajtën” binjaken 18 vjeçe, qëlloi shoku im pasi i kërkova ndihmë.

“Masakra në plazhin e Kalasë ndodhi pasi një grup djemsh më ngacmuan motrën”. Kështu e ka nisur rrëfimin dje 18-vjeçari Leo Osmeni, i cili u arrestua për vrasjen e trefishtë, ku viktimat ishin plazhistë të rastësishëm.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se identifikimi dhe kapja e të riut është kryer në një kohë mjaft të shpejtë për shkak të provave të lëna në vendin e ngjarjes. Pas ndalimit, ai ka rrëfyer krimin e rëndë, ndërkohë që autorësinë ia “transferoi” mikut të tij, Delin Hajdaraj, i cili qëlloi pasi ai i kërkoi ndihmë. “Telefonova motrat e mia rreth orës 16:00. Kisha dy motrat në plazhin e quajtur ‘Kalaja’, njëra 23 vjeçe dhe tjetra 18 vjeçe. I çoja me makinë në mëngjes dhe i merrja pasdite. Të voglën, e cila është binjake me mua, e kanë ngacmuar disa djem fierakë. Me sa u informova më pas nga motrat, kanë qenë pesë djem që e kanë ngacmuar. Kanë nisur t’i bëjnë komplimente dhe më pas i kanë kërkuar emrin që ta gjenin në rrjetin social Facebook dhe t’i nisnin kërkesë miqësie. Ajo nuk ka pranuar dhe është ndier e bezdisur prej tyre”. Kështu e ka nisur rrëfimin i riu, i cili sipas burimeve nga grupi i hetimit mban peshën kryesore të ngjarjes dhe akuzohet si autori kryesor i saj edhe për shkakun se ka qenë nxitësi i masakrës, duke i kërkuar shokut të tij të qëllojë me armë ndaj të rinjve. “Kur arrita te plazhi, u ndala me makinë në rrugë dhe i telefonova motrës që të ngjisnin shkallët, pasi po i prisja për t’i marrë e çuar në shtëpi.
Por ajo më kërkoi që të zbrisja poshtë, pasi disa çuna fierakë po e ngacmonin. Zbrita poshtë mjaft i irrituar dhe, pasi motra më bëri shenjë se ku ishin djemtë, u nisa dhe u përlesha me ta. Telefonova edhe Delinin, i cili ishte bashkë me mua, por me një tjetër makinë në rrugë që po më priste. I thashë të merrte armën dhe të zbriste. Ai erdhi menjëherë. U largova pak nga vendi dhe i tregova ku ishin ata. Por fierakët sapo panë që ai po nxirrte armën nga bluza, u fshehën në mes pushuesish. Dikush u hodh përtokë, dikush ia mbathi. Ata u shpërndanë. Ndërsa Delini, qëlloi drejt tyre. Nuk di se si plumbat përfunduan te viktimat e tjera”. Kështu ka rrëfyer më tej 18-vjeçari i arrestuar. Sipas dëshmisë së dhënë, pas ngjarjes ai ka marrë të dy motrat dhe i ka çuar në shtëpi. Ndërsa miku i tij, Delin Hajdaraj, është larguar më pas me mjetin e tij. Identifikimi i të riut është kryer në sajë të provave të lëna në vendin e ngjarjes. Arma që posedonte Hajdaraj, duket se merrej shpesh nëpër duar nga dy të rinjtë, pasi policia ka gjetur gjurmë të Leo Osmenit dhe personit tjetër në kërkim. Gjurmët e 18-vjeçarit u gjetën edhe në gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Duke qenë se Leo Osmeni ishte person me precedentë penalë, ekspertët e Policisë kriminale e kanë pasur mjaft të lehtë identifikimin e tij. Ai ka mohuar që të kenë pasur objektiv tri viktimat e dy ditëve më parë.

Pas krimit në Vlorë, policia bllokon plazhin privat për provat

VLORE – Në plazhin privat “Kalaja”, ku një ditë më parë u vranë me armë zjarri automatike tre pushues nga një person tashmë i identifikuar, ka mbizotëruar qetësia. Çadrat e plazhit kanë qenë dje të hapura dhe plazhi në dukje ka qenë funksional, por ruhej nga një punonjës Policie e nuk lejohej të futej asnjë person, me qëllim ruajtjen e vendit të ngjarjes. Sipas punonjësve të lokalit dhe hotelit me pak dhoma, ka pasur persona që kanë dashur të futen në plazh, por nuk janë lejuar nga policia, me qëllim ruajtjen e vendit ku ndodhi vrasja e trefishtë. Po sipas punonjësve, në ambientet e lokalit lejohen të futen vetëm ata që kanë prenotuar hotelin, të cilët vazhdojnë të rrinë në hotel dhe ngjarja në plazh nuk ka ndikuar aspak për ta, përveç keqardhjes, ndërsa për plazh kanë shkuar në vende të tjera. Pranë rrugës në afërsi të vendit të ngjarjes ndalojnë mjaft persona kureshtarë për të parë se çfarë ndodhi pasditen e së dielës. Megjithëse një pjesë e pushuesve shprehen të tronditur për atë që ndodhi, në fakt, dje është regjistruar një tjetër fluks pushuesish që vinin drejt Vlorës. Shumë prej tyre ishin me targa të Kosovës dhe Maqedonisë. Pronarët e hotelerisë përgjatë bregdetit shprehen se ngjarja e rëndë stepi deri mesditën e djeshme prenotimet në hotele nga pushuesit dhe turistët, por pasdite kanë rifilluar normalisht edhe nga pushues të huaj. Ndërsa pushuesit që kanë vazhduar të frekuentojnë plazhet e Vlorës shprehen se “ngjarja është e rëndë dhe na ka terrorizuar si dhe lë një shije të hidhur për të gjithë, por nuk do të thotë se ndodhi një ngjarje e rëndë në një plazh dhe do të ndodhë në plazhet e tjera”. Edhe Vasil Bedini, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tha dje se megjithëse ngjarja pati impakt negativ është e shkëputur dhe operatorët në Vlorë janë të përgatitur për një sezon të suksesshëm.

Akuza ndaj Osmenit: Vrasje në bashkëpunim
Policia: Në armën e krimit fiksohen gjurmë gishtash të autorëve

Automatiku i gjetur jo shumë larg vendit të krimit të trefishtë ka çuar grupin hetimor në përcaktimin shkencor të provave. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se mbi armën e hedhur rreth 1 kilometër nga plazhi ku ndodhi masakra, janë gjetur dy palë gjurmë, duke bërë që të dy personat të akuzohen për vrasje në bashkëpunim. Për momentin, në ambientet e Policisë së Vlorës ndodhet vetëm 18-vjeçari Leo Osmeni, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, si dhe armëmbajtjes pa leje. Mësohet se Osmeni ishte i skeduar më parë nga policia dhe është bërë verifikimi i shenjave të gishtave që dalin dhe në armë. Megjithatë, nuk dihet ende se kush qëlloi direkt mbi pushuesit, duke lënë të vrarë tre plazhistët e rastësishëm. Vetë i arrestuari 18-vjeçar mësohet të ketë thënë para hetuesve se me automatik ka qëlluar shoku i tij, tashmë në kërkim. Nga ana tjetër, Policia e Vlorës po e mban me rezerva pohimin e këtij fakti, nëse drejtpërdrejt mbi plazhistët qëlloi Leo Osmeni apo 22-vjeçari Delin Hajdaraj. Kjo dhe për faktin se ky i fundit është ende në kërkim, si bashkëpunëtor në vrasje dhe pritet arrestimi i tij për të ballafaquar me dëshmi dhe prova akuzën e ngritur mbi të.

Autori në kërkim, me precedentë

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim prej ditës së djeshme personin e akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë të së dielës, Delin Hajdaraj. Sipas burimeve të Policisë, bëhet e ditur se Hajdaraj është person me precedentë të mëparshëm në shtetin fqinj. Mediat italiane kanë shkruar në shkurt të vitit të shkuar se i riu shqiptar ishte arrestuar nga policia vendase për rrahje të një vajze. Pas kësaj ngjarjeje, ai rezulton të jetë kthyer në Shqipëri, ku nuk ka të dhëna se me çfarë merrej, deri ditën e djeshme. Vetë i arrestuari Leo Osmeni ka dhënë emrin e shokut të tij si personi që qëlloi për vdekje ndaj plazhistëve. Nga ana e Policisë së Vlorës deklarohet se po kërkohen të vihen para drejtësisë bashkëpunëtorët e Osmenit, ndonëse deri tani rezulton se vetëm dy kanë marrë pjesë në masakrën në bregdetin e Jonit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Tue 30 Jul 2013 - 18:49
C'jane keto c'menduri mo?!!!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Tue 30 Jul 2013 - 20:55
ja cben mendja e nje femre
kur e kane ngacmuar pse ska levizur nja tre cadra me andej
sot eshte vone tre te vdekur dy te burgosur dhe kjo vajze do kete hasmeri tere jeten e saje nga pas Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 2585209286 Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 2585209286 Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 2585209286 
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Fri 2 Aug 2013 - 11:44
Anada, dëshmitarja e tmerrit në Vlore: Gruaja merrte ende frymë kur iu afrova
Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. 2a8nk80
VLORE- Kanë kaluar 5 ditë, por të dielën e 28 kor rikut e mban mend me çdo detaj. Ndoshta është personi i fundit, që e ka parë të gjallë 53-vjeçaren Diana Ademi, të cilës i ishte afruar për t’i matur pulsin. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Anada Xh. një prej dëshmitarëve të masakrës që ndodhi në plazhin “Kalaja”, në Vlorë, ku humbën jetën 3 të pafajshëm tregon momentet kur pa të shtrirë në shezlon dhe ende të gjallë, 53-vjeçaren. Gjatë përshkrimit të gjithë ngjarjes, Anada rrëfen se ambulanca atë ditë është vonuar rreth 30 minuta, ndërsa trupi i gruas, është marrë i fundit për tu dërguar në spital. Ende e tronditur Anada falënderon Zotin që ka shpëtuar gjallë nga ajo ditë.

Anada, çfarë ndodhi pasditen e 28 korrikut në plazhin tek “Kalaja” në Vlorë?
Unë kisha shkuar si çdo ditë me disa shoqe të miat në plazhin tek “Kalaja”. Gjithçka ndodhi ishte e papritur. Dëgjuam të shtëna, por fillimisht mendova se ishin fishekzjarrë, po kur kthej kokën shoh që të gjithë po vraponin të tmerruar. Aty e kuptova ç’po ndodhte. Filloi një breshëri plumbash dhe nuk dinim nga të shkonim, ku të fshiheshim.
Po më pas çfarë patë?
Sipas zhurmës që dëgjova, të shtënat dukej se vinin nga shkallët. Pasi mbaroi breshëria e parë filloi një tjetër mbi të gjithë plazhin. Plumbat më erdhën tek këmbët. Pastaj prapë një ndalesë dhe prapë një breshëri e tretë. Më shumë u tremba për vëllain e vogël, të cilin po e mbuloja me trupin tim.
Arrite t’i shihje viktimat?
Kur u duk se çdo gjë mbaroi, njerëzit filluan të vraponin të largoheshin dhe unë po vrapoja të gjeja kushërirën time, e cila ishte në breg të detit, afër Serdit të plagosur. Po bërtisnim për ndihmë po askush nuk e kthente kokën. Kur u ngjitëm të largoheshim, aty tek një shezlon afër ishte një grua e shtrirë me fytyrë nga dielli, vetëm. Unë u çudita dhe mendova mos po flinte. U afrova, kur pashë që ajo ishte e plagosur me plumb afër veshit. U tmerrova!!! Fillova të kërkoja ndonjë të afërm të saj, po s’kishte asnjëri.
A ishte gjallë, kur e patë ju?
E morëm, disa çuna e ngjitën lart dhe unë u përqendrova më shumë tek ajo. Nuk e di pse iu afrova dhe ajo merrte frymë. Kraharori i hidhej përpjetë. Ambulanca u vonua 30 minuta ose më shumë dhe kur erdhën morën 2 të plagosurit e tjerë pasi nuk kishte vend.
Unë u mundova ta ndihmoja atë gruan, po çfarë mund të bëja?! Policia ishte aty dhe nuk e merrte. Pak më vonë iu afrova dhe njëherë asaj ti matja pulsin. Aty e pashë që ajo vdiq. U tmerrova...nuk di ç’të them. Pastaj e mori ambulanca, ndërsa ne na mori policia për të dëshmuar. Kemi ndenjur atje deri vonë. Çfarë të them më tepër, ky ishte tmerri i asaj dite. Falenderoj Zotin që jemi gjallë.
Po më pas çfarë ndodhi?
Ata të 3 vdiqën që atje nuk duruan më gjatë dhe pastaj erdhi dikush, i cili më ka bërë shumë përshtypje se ishte njeri i pashpirt fare. Nuk i interesonte se aty kishin vdekur njerëz po jepte urdhra që të pastronin vendin dhe të vazhdonin punën. Pak më vonë erdhën 2 djem, të cilët ishin hedhur nga shkëmbinjtë për t’u shpëtuar plumbave dhe ishin vrarë keq fare. Policia donte t’i merrte që të dëshmonin, por pasi e panë gjendjen e tyre i lanë të shkonin në spital dhe mua me disa të tjerë na morën për të dëshmuar.
BalkanWeb
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Sun 4 Aug 2013 - 13:25
Masakra në plazh, banorët “refuzojnë” 10 milionë lekët
Policia: S’bashkëpunojnë për gjetjen e Delin Hajdarajt. Ofrohen vullnetarisht dëshmitarët e ngjarjes: Duam të dëshmojmë.

Një javë pas masakrës në plazhin “Kalaja” në Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre pushues, autori i krimit të rëndë është ende i lirë.
Policia e Vlorës ka vënë në dispozicion të informatorit 10 milionë lekë, duke siguruar edhe anonimitetin. Por, kjo shumë nuk e ka ndihmuar grupin e hetimit për të rënë në gjurmët e Delin Hajdarajt, aktualisht personi më i kërkuar në vend. Fotografia e të kërkuarit është shpërndarë jo vetëm në pikat kufitare dhe komisariatet e rretheve, por madje edhe te banorët e zonave, ku dyshohet se mund të strehohet autori i dyshuar i vrasjes së 17- vjeçarit Serdi Bajlozi, Diana Ademit 53 vjeçe dhe Sokol Isufajt 34 vjeç.

“As banorët e zonës ku mendohet të jetë fshehur i kërkuari në zonën e fshatrave të Bashkisë Orikum dhe më tej nuk kanë bashkëpunuar me policinë dhe grupin hetimor, për të ofruar të dhëna mbi fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasjen e tre pushuesve”, bënë të ditur burime nga Policia. Dyshohet se i kërkuari po fshihet fshatrave të lumit të Vlorës, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë që Hajdaraj të ketë kaluar kufirin, pasi janë vënë postblloqe dhe janë kontrolluar të gjitha mjetet e dyshuara. Gjithashtu janë kryer edhe kërkime në terren gjatë këtyre ditëve, për të mos i dhënë mundësinë për t’u larguar nga malet. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë makinën me të cilën është larguar autori, por dyshohet se mund të jetë fshehur diku në Orikum, ose në Dukat.

Bashkëpunim u është kërkuar edhe pronarëve dhe kamerierëve të lokaleve në breg, pasi ka dyshime se i kërkuari do të tentojë të gjejë momentin që të largohet nga Shqipëria përmes detit. Për këtë ngjarje është arrestuar 18- vjeçari Leo Osmeni. Ai ka pranuar se i kishte kërkuar shokut të tij Hajdaraj të qëllonte drejt një grupi të rinjsh fierakë, pasi ata i kishin ngacmuar motrën në plazh. Kjo ka qenë edhe zanafilla e masakrës së rëndë ku mbetën të vrarë tre pushues që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se dëshmitarë të vendit të ngjarjes janë ofruar vullnetarisht këto ditë për të dhënë dëshminë e tyre. Njëra prej tyre është edhe një grua nga Tirana, e cila, e tronditur nga krimi i rëndë, la në mes pushimet dhe u nis që ditën e ngjarjes drejt kryeqytetit. Dy ditë më parë ajo ka marrë në telefon policinë dhe ka kërkuar të japë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen. Qemal Biraku
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Fri 9 Aug 2013 - 13:31
Masakra në Vlorë, shpërblimi josh qytetarët, ‘bum’ telefonatash për foton e autorit
VLORE - Dhjetëra telefonata mbërrijnë çdo ditë në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, por jo për të denoncuar akte kriminale apo persona. Qytetarë të shumtë, kërkojnë që Policia e Vlorës të afishojë fotografinë e autorit të dyshuar të masakrës së ndodhur në plazh më 28 korrik. Kjo pas shpërblimit prej 10 mijë dollarësh që Policia e Vlorës ka vënë në dispozicion të çdo qytetari që jep informacion të vlefshëm për 22-vjeçarin Delin Hajdaraj. Por pavarësisht kërkesave, drejtues të Policisë së Qarkut Vlorë përgjigjen se publikimi i fotos së 22-vjeçarit është i pamundur. Kjo pasi vihet në rrezik gjithë hetimi për masakrën e ndodhur në plazhin e njohur si “Kalaja”, ku mbetën të vrarë tre pushues të pafajshëm. 17-vjeçari Serdi Bajlozi, 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 53-vjeçarja Diana Ademi u vranë me plumba rikoshet pas një sherri mes të rinjsh.

REAGIMI
Kërkesës së qytetarëve të shumtë për publikimin e fotos së njeriut më të kërkuar momentalisht në të gjithë jugun e Shqipërisë, për vrasje të trefishtë, Policia e Vlorës i është përgjigjur me një ‘JO’ të madhe. Me arsyetimin se rrezikohet e gjithë kjo çështje. Sipas drejtuesve të policisë, pavarësisht se në këto momente fotoja e 22-vjeçarit Delin Hajdaraj ndodhet në xhepat e të gjithë efektivëve, ajo nuk mund të publikohet pasi më parë do të bëhet paraqitja për njohje me dëshmitarët e vendit të ngjarjes. Në të kundërt, identifikimi nga ana e dëshmitarëve pas arrestimit, mund të hidhet poshtë nga avokati në sallën e gjyqit. Nga ana tjetër qytetarët të nxitur edhe nga shpërblimi shprehen se publikimi i fotos apo një identikit i 22-vjeçarit do të ndihmonte policinë që ta kapte më shpejt. “Unë kam telefonuar dhe kam kërkuar që të publikohet fotoja e autorit, por më thanë që kjo gjë është e pamundur pasi do prishte hetimet. Mendoj se është më mirë të publikohet pasi kështu do zbulohet më shpejt”, shprehet një qytetar i Vlorës. Megjithëse zyrtarisht drejtuesit e Policisë së Vlorës, shprehen se është e pamundur të publikohet, ka edhe efektivë që mendojnë se me shpërblimin prej 10 mijë dollarësh, por edhe me dashamirësinë e qytetarëve nëse do të ishte publikuar fotoja kjo do të ndihmonte hetimin. Për kapjen e 22-vjeçarit Delin Hajdaraj është angazhuar e gjithë struktura policore në jugun e vendit. Në vëzhgim mbahen sidomos pikat kufitare, në rast të një tentative nga ana e autorit për të kaluar në mënyrë ilegale. Blutë e Vlorës kanë arrestuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”, 18-vjeçarin Leo Osmëni. Por adoleshenti ka deklaruar në polici se ka qenë shoku i tij Delin Hajdaraj ai që ka qëlluar me kallashnikov, pas thirrjes së tij.
/BalkanWeb
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Fri 9 Aug 2013 - 17:41
Asqeri Isufaj: Policia po fsheh vrasjen, djalit i morën edhe unazën
Në shtëpinë e Sokol Isufajt, 34 vjeçarit fierak që humbi jetën në masakrën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Akuza e prindërve të nnjërës nga 3 viktimat e pafajshme.
Si u mbajt shoku i Sokolit në polici, ndërsa vrasësi u zhduk

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Asqer
Nikoleta Kovaçi

-Në shtëpinë e Sokol Isufajt dera qëndron ende e hapur. Familja vijon të presë ngushëllime, ndërsa dhimbja për humbjen e djalit të vetëm duket se është përzier me indinjata të tjera. Familja qëndron bashkë në apartamentin e tyre, në katin e dytë të një pallati në lagjen “Apollonia”, ndërsa dy vajzat e Sokolit mbajnë gjallë ende shpresën se jetës. Loja e tyre, pavarësisht peshës së madhe të humbjes që mbart familja Isufaj janë shenja e vetme dhe e fortë e gëzimit në atë shtëpi.

“Gazetat abuzuese”

Asqeriu dhe Shpresa prindërit e Sokolit janë tejet të tronditur. Janë të shokuar nga fati i keq që iu ka rënë për pjesë, por edhe të zemëruar së tepërmi me mediat, madje me gazetat, ose me saktë me ato dy gazeta që të tjerët iu kanë dërguar në shtëpi. Janë indinjuar thellë me përfshirjen e emrit të djalit të tyre me personazhe të njohur të botës së krimit, me emrin e një deputeti të vrarë, me hasmëritë e fisit të tyre, me emra të tjerësh që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me familjen e vogël të Asqeri Isufajt. “Kam ardhur këtu kur unë isha 14 vjeç. Sokoli ka lindur në Fier dhe unë s`kam patur konflikt kurrë me askënd, jo më të kem hasmëri. Zemërata lidhet vetëm me ç`ka ka mbetur në ato dy gazeta që datojnë 29 korrikun, ndërsa më pas informacionet e medias kanë mbërritur në shtëpinë e dhimbjes për humbjen pa kuptim të djalit të tyre, gjithnjë e më rrallë. Asqeri Isufi nuk pranon dot versionin e dy gazetave se shënjestra e atij sulmi barbar me armë të ishte Sokoli. Në të vërtetë ngjarja u sqarua, përsa i përket mekanizmit, vetëm pas arrestimit të Leo Osmënit. Vetëm atëherë policia dhe prokuroria kanë mundur të hedhin në letër mënyrën se si është zhvilluar ngjarja në ato pak minuta. Leo Osmëni është arrestuar në orën 04.00 të së nesërmes së ngjarjes.“Nuk e di ku janë marrë gjithë këto informacione në lidhje me tim bir. Ai doli nga shtëpia ime në orën një e gjysëm të drekës. Më tha se do të kalonte pasditen me shokun e tij në Vlorë. Djalin tim e njeh gjithë Fieri nëse ka pasur ndonjëherë probleme me ndonjë person. Qenka shoqëruar për Fatmir Xhindin?!”. Babai i rraskapitur nga ajo ngjarje, që thotë: “Më mori dritën e syve”, e ka të vështirë ta ndajë ngjarjen nga ajo ç`ka është natën e masakrës, ku humbën jetën tre persona, që të tre sipas policisë janë viktima aksidentale.

Pas ngjarjes

Lajmi i humbjes së jetës së Sokolit ka tronditur thellë familjen Isufaj. Në të vërtetë në shtëpinë e tyre për ngushëllim, siç tregon vetë Asqeriu ka shkuar vetëm pronari i resortit në të cilin ndodhi edhe masakra. Familja e viktimës është thuajse krejtësisht e painformuar nga asnjë organ kompetent në lidhje me mënyrën se si ka ndodhur vrasja. Ata kanë mësuar vetëm një fakt që iu ka ardhur thuajse fjalë pas fjale se Sokoli si dhe dy viktimat e tjera janë vrarë aksidentalisht, ashtu siç edhe u konstatua më vonë nga grupi i punës që u ngrit për zbardhjen e ngjarjes. Mirëpo, familja Isufaj ka të drejtën legjitime të akuzojë, të akuzojë këdo që ka abuzuar apo neglizhuar me atë ngjarje ku iu humbi jetën djali i vetëm i tyre. Nga biseda me to mësohen detaje të paditura më parë në lidhje me pas ngjarjen. Ndërkohë sipas tyre në vendin ku ishin të pajetë tre pushuesit, policia dhe ambulanca kanë mbërritur rreth një orë më vonesë. Policia është lajmëruar nga një njeri i njohur i nënës së Sokolit, i cili ka ndihmuar në nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 34-vjeçarit. Askush nuk iu ka ardhur në ndihmë njerëzve që kanë mbetur të vetëm me tre njerëzit e pajetë nga plumbat e kallashnikovit që u lëshuan kuturu nga 22 vjeçari i ikur ende në drejtim të paditur. Më pas trupat e pajetë janë vendosur në morg. Familja e Sokol Isufit ka shumë për të thënë për mënyrën se si është sjellë policia, sidomos me shokun e Sokolit. Paçka se aludimet e policisë dhe të hetimit kanë mbetur nëpër gazeta, këto aludime në lidhje me Sokolin i ka dëgjuar edhe shoku që shoqëroi në ato momente të fundit të jetës djalin fierak. “Shoku i Sokolit është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për orë të tërë nën dhunë dhe presion për të treguar në lidhje me një sërë ngjarjesh. Policia mendoi të mbante shokun e tij brenda ndërsa dy autorët patën kohë të mjaftueshme të bridhnin. Si mund të ikën autori i vrasjes së tre personave nga vendi i ngjarjes me makinë ndërsa ambulanca dhe policia nuk kanë pasur nga të hyjnë për të kryer detyrën?!” shfryn sërish burri, që ka humbur të vetmin djalë që kishte.

Box- Apeli i familjes: Të kapet autori

Në familjen Isufaj nuk është depozituar asnjë material që lidhet me të vërtetën e asaj ngjarjeje të rëndë. Sipas tyre bëhet me dije se edhe çanta me disa sende personale të Sokolit janë sjellë në shtëpi dora-dorës, ndërsa asnjë procesverbal nuk ka shoqëruar materialet dhe as mënyrën se si është vrarë i riu. Edhe pse familja e shokuar nuk është kujtuar të shikojë për sendet personale të djalit të tyre të vdekur, ata kanë mundur të shquajnë një fakt, se në dorën e djalit të tyre të pajetë mungonte unaza e martesës. Ata janë mjaft të indinjuar pasi dyshojnë se unaza edhe mund t’i jetë grabitur. Ndërsa familje së Sokol Isufajt, ende autoritetet nuk i kanë vënë në dispozicion akt ekspertimin mjeko-ligjor të djalit të tyre. Nga i ati mësojmë se djali i tij ka patur edhe plagë ku predha ka kryer hyrje-dalje. Megjithatë ata vijojnë të shpresojnë se një ditë autoritetet përgjegjëse dhe përkatëse do t’i vënë në dispozicion atë material që i takon për të mësuar të vërtet. Gjithashtu familja e Sokol Isufajt bën thirrje organeve ligjzbatuese të vendit të kapin autorin dhe mos të stimulohet nga policia por të vihet në pranga dhe të dala para drejtësisë. Ata besojnë se vetëm vënia në pranga e autorit mund të sqarojë shumë rrethana të cilat kanë mbetur të pasqaruara dhe kanë përshtjelluar emrin e djalit të tyre në gjëra që ai dhe as familja e tij nuk i kanë patur kurrë.

Delin Hajdari, katër ditë i fshehur në Vlorë

Pas arrestimit të 18 vjeçarit Leo Osmëni, arrestim që u krye të nesërmen e ngjarjes në shtëpinë e tij, policia e Vlorës dhe ajo e shtetit kanë humbur gjurmët e 22-vjeçarit që u tha se qëlloi me armë në ajër, ndërsa nga kallashnikovi që mbanin me vete dy djemtë vlonjatë dolën plot 12 gëzhoja. Policia dhe prokuroria, bazuar në ekspertimin mjeko-ligjor dolën në konkluzionin se viktimat janë vrarë më plumba rekoshet, ndërsa fishekët janë përplasur në objekte të tjera, teksa i riu është munduar të qëlloi në ajër. Ndonëse Osmëni u largua nga vendi i ngjarjes me dy motrat dhe kushërirën e tij që ishin, sipas policisë, edhe shkaktarët e sherrit që quan në humbjen e tri jetëve krejtësisht të pafajshme në drejtim të shtëpisë së tyre që gjendet vetëm pak metra larg nga “Plazhi i Vjetër”, Delin Hajdaraj mundi t`i shpëtonte ndjekjes së policisë. Pavarësisht se për “kokën” e tij policia vuri shpërblim të majmë kush jep informacione në lidhje me vendndodhjen e tij, janë të dhëna të ndryshme që vijnë nga Vlora të cilat tregojnë se autori i asaj masakre ka qëndruar për të paktën katër ditë në zonat për rreth. Polici e Shtetit e shpalli emrin e 22-vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Leo Osmëni, i cili u orvat të pranonte vrasjen doli para gjykatës dhe qëndroi nën masën e arrestit me burg. Dy të rinjtë, të cilët janë edhe banorë të së njëjtës lagje mësohet se janë kontingjent i njohur për policinë bregdetare, ndërsa Osmëni kishte thyer edhe masën e sigurisë me arrest shtëpie ditën që u përfshi në atë ngjarje së solli edhe tri viktima. Në konkluzionet paraprake për atë masakër, organet hetimore saktësuan se viktimat e atij sulmi nuk ishin shënjestër e autorit. Më saktë, sipas policisë, autorët nuk kanë dashur të vrasin njeri, por që sot nga ato plumba nuk jetojnë tre persona.shekulli
Sponsored content

Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër. Empty Re: Masakër në një resort turistik në Vlorë, 3 të vdekur mes tyre një pushuese femër.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi