Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Empty Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Wed 31 Jul 2013 - 15:13
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” 71136_21TIRANE- Diana e donte shumë Vlorën; megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte pas. Djali i saj i ishte lutur që të mos vinte më në Shqipëri, por ajo i kishte thënë se nuk mund t’i kalonte në vend tjetër pushimet”. Kështu pohoi dje, nipi i 53-vjeçares Diana Ademi, e cila mbeti e vrarë aksidentalisht të dielën në një plazh të Vlorës.

Oliver Çadra, rrëfen se kur i kishte komunikuar lajmin e kobshëm të birit të viktimës, ai i kishte thënë se “duhet ta gjejmë vetë kush e ka vrarë mamin”. Por fatmirësisht, Policia e Vlorës arriti në kohë rekord të arrestojë autorin e masakrës, 18-vjeçarin Leo Osmëni.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë edhe 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi. Ndërkohë, dje blutë e Vlorës kanë vënë në pranga edhe dy prej pronarëve të resortit turistik ku ndodhi ngjarja. Saimir Qamo, 25 vjeç, dhe Servet Qamo, 54 vjeç, akuzohen për “Moskallëzim krimi”. Dy pronarët kishin mohuar në polici se në lokalin e tyre kishte ndodhur një sherr dhe se nuk e njihnin autorin. Ndërkohë që, vetë Osmëni ka deklaruar se me pronarët kishte lidhje miqësie dhe njiheshin prej kohësh.
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” 71181(Në foto, makina e viktimës, Diana Ademi)
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, nipi i 53-vjeçares, Oliver Çadra rrëfen me detaje se si e mësuan lajmin e hidhur. Oliver, si e more vesh vrasjen e tezes tënde, Dianës?
Lajmin ma dhanë në telefon. Më merrnin njerëzit pa pushim, nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte, isha i shokuar. Më pas shkuam në spital dhe morëm vesh gjithçka.
Kur ke folur për herë të fundit me Dianën?
Kam folur atë ditë që vdiq. Erdhi më zgjoi dhe më kërkoi që të shkonim që të dy në plazh, por unë i thashë që kisha disa punë për të mbaruar dhe ndoshta do ta arrija më vonë. Të kisha shkuar dhe unë e të më kapte mua plumbi më mirë. (përlotet)
Dyshuat se Diana mund të kishte pasur konflikt atë ditë?
Për asnjë moment nuk na shkoi kjo gjë në mendje. Diana ishte si engjëll, njeri shumë i drejtë, për më tepër ajo s’njihte njeri. Prej sa vitesh jetonte në Gjermani?
Atje jetonte prej 23 vjetësh, kishte një atelie të sajën ku krijonte rroba për njerëz të rëndësishëm. Në Gjermani, tezja jetonte me të birin Rudin, 22 vjeç, i cili tashmë është nisur për në Shqipëri dhe nesër (sot) mbërrin.
Kush e njoftoi djalin e saj për ngjarjen?
Tentova fillimisht të kontaktoja unë me telefon por ishte e pamundur, pasi ai, ditën që ndodhi ngjarja, kishte mbërritur në Tokio. Më ndihmuan miqtë e tij ta gjeja. Më mori në telefon dhe më tha nëse ishte e vërtetë se i kishin vrarë nënën. I thashë ‘po’ dhe për disa minuta as ai dhe as unë nuk mbajtëm dot lotët. Rudi donte të dinte për personin që e kishte vrarë. Ai nuk di mirë shqip, por më tha një fjali të plotë: “Duhet ta gjejmë vetë kush ma vrau mamin”, dhe unë i pohova që do ta gjejmë patjetër nëse nuk e gjen policia.
Djali i Dianës, ka qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Ai ka lindur në Gjermani dhe hera e vetme që ka ardhur këtu ka qenë në vitin 2003, ku pasi qëndroi disa ditë, i kërkoi së ëmës të mos rikthehej më, për shkak të gjendjes që kishte parë. Dhe për pushimet këtë vit, i ishte lutur Dianës të mos i bënte në Shqipëri. Por ajo i kishte thënë se, përveç Vlorës nuk mund të bënte pushime në asnjë vend tjetër. Megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte tek Vlora; edhe targat e makinës i ka me inicialet VL.
Kur do të realizohet ceremonia e varrimit?
Akoma nuk e dimë se çfarë do të vendosë i biri. Ditën e ngjarjes ne bëmë çdo gjë gati për varrimin e saj, por na u desh që ta rikthenim përsëri trupin në morg, në frigorifer, që të ishte Rudi që të vendoste.
A keni një apel për të bërë?
Nuk di ç’të them, s’kam fjalë ta përshkruaj. Të ndodhë kjo gjë në mes të plazhit, të vritet me plumb në kokë, ku njeriu shkon për të pushuar, është e tmerrshme. Nuk e meritonte.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Empty Re: Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Mon 5 Aug 2013 - 11:42
Masakra E Vlorës, I Biri I Dianës: Kur Më Dhanë Lajmin, Humba Ndjenjat
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” 713341
VLORE -Akoma nuk e beson se çfarë i ka ndodhur dhe ende shpreson që e gjithë kjo të jetë një ëndërr e keqe. Rudi Kolgjini, djali i Diana Ademit, që prej ditës së mërkurë gjendet në qytetin e Vlorës ku shoqëroi nënën e tij, por jo për të shkuar për pushime, kërkesë që 53-vjeçarja ia bënte gjithmonë që të vinte në Shqipëri me të, por për në banesën e fundit. Ai preferon që lotët t’i fshehë pas syzeve të errëta, ndërsa përkrah i qëndron e dashura e tij gjermane, e cila i qëndroi pranë së bashku me motrën e saj në çdo moment. Një javë pas ngjarjes së rëndë në një nga plazhet e Vlorës, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe nëna e tij Diana Ademi, 22-vjeçari rrëfen me një shqipe të çalë për shkak të jetesës në Gjermani, se kur mësoi për vrasjen e nënës së tij, humbi ndjenjat. Ai i bën apel autorit që të dorëzohet, pasi vetëm kështu shpirti i nënës së tij dhe dy viktimave të tjera do të pushojnë në paqe.

Rudi, si e mësove lajmin e rëndë se mamaja jote kishte humbur jetën?
Kam qenë në Tokio në hotel; kur hapa adresën e “Facebook”-ut, pashë se një shoqja e mamit e kontaktuar nga Oliveri (nipi i Dianës), më kishte shkruajtur se mami ishte vrarë gjatë kohës që ishte në plazh. Menjëherë kam kontaktuar me familjen e gjyshes dhe më treguan gjithçka. Nuk arrija ta besoja. Dola jashtë hotelit dhe aty humba ndjenjat. Më shoqëruan për në spital miqtë e mi. Më pas u riktheva në hotel dhe lexova çfarë kishte ndodhur. Isha komplet i pavetëdijshëm e më dukej çdo gjë ëndërr. Shoqëria ime organizoi gjithçka për kthimin tim të nesërmen për në Gjermani. Aty na pritën një grup shokësh, dhe bashkë me të dashurën time dhe me motrën e saj u nisëm në drejtim të Italisë, ku morëm tragetin për të ardhur në Shqipëri.


Cilat ishin fjalët e fundit që të ka thënë nëna jote Diana?
Më merrte gjithmonë në telefon për të më pyetur si isha, çfarë po bëja. Kishte merak dhe donte të informohej për çdo gjë. Edhe atë ditë bëri të njëjtën gjë; më pyeti nëse isha mirë dhe unë i thashë që po kaloja shumë mirë. Nuk e imagjinoja kurrë çfarë mund të ndodhte, sepse mamaja ime ishte një njeri që nuk i bënte keq askujt, dinte të bënte vetëm të mira. Dhe, kur e mora vesh për ngjarjen, për asnjë moment nuk mendova se vrasësi kishte dashur të qëllonte atë.

Sa i lidhur ke qenë me Dianën?
Nuk di si ta përshkruaj. Ajo për mua ishte çdo gjë, nënë, baba, motër, vëlla. Atë e kisha gjithçka. Flisja me të si një shok dhe jo si nënë. Kishte merak në çdo moment dhe më qëndronte afër sa herë që unë isha i mërzitur. Duhej ta kisha shoqëruar për në Shqipëri, ndoshta nuk do ishte në atë vend atë ditë.

Sa e lidhur ka qenë ajo me Vlorën?
Ka qenë shumë e lidhur, shumë. Çdo gjë në jetën e saj lidhej me Vlorën, madje siç e keni parë, edhe targat e makinës i kishte gjetur me simbolikën e Vlorës. Tani jam unë që jam i lidhur me Vlorën, pasi ajo tashmë është këtu nën dhé. Do të vij shumë shpesh që ta vizitoj nënën time të dashur. (përlotet)

Ishte vendimi yt që trupi i saj të qëndronte në Vlorë?
E vendosëm që të gjithë si familje. Ajo e dashuronte Vlorën. Këtu ka familjen, njerëzit e saj, por mbi të gjitha, pranë ka babanë e saj, pasi varri pranë është i gjyshit tim.

Ç’do të bësh tani?
Do të kthehem në Gjermani, por nuk e di çfarë të bëj. Të gjitha planet e mia u shuan bashkë me të. Do shkoj, do shikoj gjërat e saj, biznesin e saj, i cili kohët e fundit ishte shumë i suksesshëm. Nuk arrij ta besoj dot që ajo nuk është më.



Nëse autori i vrasjes lexon këtë intervistë, çfarë do të doje t’i thoshe?
Dua t’i them vetëm që të bëhet burrë dhe të dorëzohet, që dhe shpirti i nënës sime dhe dy viktimave të tjera të prehet në paqe.http://bota-shqip.net/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Empty Re: Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Fri 16 Aug 2013 - 20:43
Drejtësia gjermane nis hetimet për vrasjen e Diana Ademit
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Diana%20ademi
Drejtësia gjermane do të kërkojë të vërtetën e vrasjes së Diana Ademit, më 28 korrik në plazhin e Vlorës. Kjo, për shkak se viktima kishte nënshtetësinë gjermane dhe ka humbur jetën ne rrethana misterioze ne vendin e saj të lindjes. Sipas gazetës “Syd Kurrier”, është prokuroria e Ravensburgut ajo që ka marrë në dorë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të ngjarjes së rënde, për te cilën është mbajtur edhe një heshtje e plotë në raport me median gjermane.

Gazeta ka takuar të birin e Diana Rudit, Adem Kolgjini, që prokuroria gjermane do të nxisë palën shqiptare të zbardh të vërtetën mbi vrasjen e nënës së tij. Rudi Ademi, 22-vjeçar, akuzon policinë dhe prokurorinë shqiptare se nuk po bëjnë punën e duhur për kapjen e autorit Delin H. por edhe heshtjen e madhe, për shkak të mos largimit të turistëve që kalojnë pushimet në Shqipëri.

Ai ka pozuar për gazetën në hyrjen e shtëpisë në Fridrihshafen ku jetonte me të ëmën dhe ku miq e shokë kanë vendosur foto të saj dhe kanë ndezur qirinj. I biri tregon se lajmin ia dhëne kur ndodhej me pushime në Japoni e se ka mundur të mbërrijë në Vlorë vetëm ditën e varrimit të së ëmës.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Sponsored content

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Empty Re: Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi