Turqi: Gjendet një pjesë e kryqit ku u kryqëzua Jezusi
Sun 4 Aug 2013 - 0:19
Arkeologët turq pohojnë se kanë gjetur një pjesë të kryqit ku është kryqëzuar Jezusi.
Ky element i vleshë arkeologjik është gjetuar në një arkivol të gurtë që daton nga shekulli i shtatë në Sinop të Turqisë. Për momentin është duke u testuar vërtetësia e tij.
Legjenda thotë se në atë kohë, pjesë të kryqitu janë dërguar liderëve fetar në gjithë botën, kjo është mënyra e supozuar e arritjes së këtij elementi në Turqi, përcjell albtime.
Profesoresha Gulun Koroglu që është në krye të këtij grupi arkeologjik për gazetën turke Hurrieyt, thotë se kemi gjetur një pjesë të kryqit në të cilën është kryqëzuar Jezusi. Ajo dhe ekipi i saj kanë nisur të punojnë në gjetjen e kishës në rrethin e Sinopit prej vitit 2009, kurse deri më tani janë gjetur më se 1000 skelete dhe elemente të vleshme arkeologjike në atë vend./albtime
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi