Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Barna kineze të rrezikshme do të hynin në Shqipëri Empty Barna kineze të rrezikshme do të hynin në Shqipëri

Thu 8 Aug 2013 - 21:35
GREQI - Policia greke ka bërë të mundur të zbulojë një depo të madhe me barna mjekësore të futura në Greqi në mënyrë të jashtëligjshme. Për barnat mjekësore, të cilat ruheshin në kushte krejtësisht të papërshtatshme, në një depo me ushqime, këpucë e veshmbathje ndërmjet të tjerash, nuk kishte dokumentet e domosdoshme të shoqërimit, prodhimit e importimit të tyre.

Më hollësisht janë sekuestruar 32.871 tableta të ndryshme dhe 18 shishe me vajra, me madhësi të vogël, të cilat shërbenin për prodhim ilaçesh të ndryshme mjekësore.

Barnat mjekësore u sekuestruan menjëherë nga organizmi farmaceutik grek, ndërkohë që nga analizat e kryera rezultoi se barnat mjekësore nuk përmbushnin standardet e parametrat për t’u përdorur prej pacientëve

Kryesisht bëhet fjalë për barna mjekësore për sëmundje të rënda dhe që kanë çmime tepër të larta, të cilat do të tregtoheshin në mënyrë të paligjshme në farmacitë e Greqisë, por edhe do të dërgoheshin në Shqipëri e vende të tjera ballkanike,duke vënë në rrezik seriozisht jetën e shëndetin e pacientëve. Policia ka arrestuar një shtetas kinez 23 vjeç, ndërkohë që është në kërkim të pronares së depos, gjithashtu kineze e moshës 27-vjeçare.

Ndaj tyre u hap çështja penale për falsifikim, mashtrim, shkelje të dispozitave të tregut të lirë, pullat fiskale dhe të kontrollit, kontrabandës dhe vënies në rrezik të jetës së pacientëve. Nga kontrolli i agjendave telefonike dhe librave të gjetura në depon në fjalë, policia po kërkon bashkëpunëtorët e tyre në Greqi, Shqipëri e gjetkë. /Shqiptarja.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi