Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pacientët paguajnë miliona për barna  Empty Pacientët paguajnë miliona për barna

Sun 7 Aug 2011 - 18:25
Mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdon të jetë evidente. Këtë e thonë vetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.Vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ardhur në përfundim se për t’u mbuluar lista esenciale me barna, nevojiten 40 milion euro, derisa për këtë çështje ministria i ndan 13.5 milion euro.Faik Hoti, drejtor i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti i ndarë për barna esenciale dhe nevojat e qendrës klinike janë në disproporcion të madh.Sipas Hotit, pacientët shpenzojnë për barna çdo vit rreth 80 milion euro.“Krahas këtyre shpenzimeve që bëhen për listën esenciale të barnave, qytetarët e Kosovës që blejnë barna nga xhepi i tyre, për një vit është 80 milion euro. Vlerësohet që lista esenciale është shumë e gjerë dhe Ministria e Shëndetësisë po punon që këtë ta kthejë në një listë emergjente duke e marrë parasysh buxhetin”, thekson Hoti.Ndërkaq, Shpend Fazliu , zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se edhe pse më fillim të çdo muaji barnatorja qendrore e QKUK-së, me miratim të drejtorit e dërgon kërkesën mujore për furnizim në departamentin farmaceutik të ministrisë, jo gjithherë ato kërkesa përmbushen.

“Arsyetimi i Ministrisë së Shëndetësisë është se buxheti i tërësishëm për barna nuk mjafton për ti mbuluar gjitha kërkesat e klinikave”, bën të ditur Fazliu.

Por sipas Fazliut, Ministria e Shëndetësisë është koncentruar në blerjen e barnave të shtrenjta, derisa pacientëve u mbeten t’i blejnë disa barna më të lira që nuk u dëmtohet shumë xhepi i tyre.

Edhe Skender Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë deklaruar disa herë se shuma e dedikuar aktuale për financimin e sistemit shëndetësor, është jo adekuate dhe jo e mjaftueshme.

“Mendoj se në të ardhmen duhet rishikuar buxheti për këtë sektor, sepse është jo adekuate dhe jo e mjaftueshme për ti mbuluar nevojat e pacientëve në mënyrë të mirëfilltë”, thotë ai.

Në anën tjetër, Hoti thotë se pas prezantimit të strategjisë sektoriale 2010- 2014 dhe planit të veprimit, për 3 vjetët e ardhshme nga ana e MSH-sw, është kthyer besimi i donatorëve që ta mbështesin shëndetësinë kosovare.

Ai përmend disa nga donatorët që vazhdimisht kontribuojnë në sistemin shëndetësor, duke e marrë parasysh që buxheti për shëndetësinë ka qenë gjithmonë jashtë mundësive për ti mbuluar gjitha kërkesat.

Sipas tij është një ndihmë tejet e madhe, sidomos në këtë kohë kur ky institucion po pretendon ti qaset një reforme të sistemit shëndetësor.

“Në vitin që vjen, Ministria e Shëndetësisë do të mbështetet me disa projekte kapitale me disa donacione me vlerë të madhe nga komisioni evropian me mbi 1 milion e 400 mijë euro dhe nga USAID-i me një donacion prej 1 milion dollarësh”.

“Sivjet ka një interesim më të madh në sektorin e shëndetësisë për donacione, por duket që do të jetë në rritje duke e marrë parasysh zotimin e donatorëve. Kemi pasur vitin e kaluar nga projekti ‘hope’ ndihmë për barna ku e ka mbështetur me rreth 4 milion euro”, shprehet Hoti.

Deri kur qeveria të marrë vendim për rritjen e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, pacientëve u mbetet të blejnë shumicën e barërave gjatë trajtimit të tyre në Qendrën Klinike Universitare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi