Onkologjiku, shumë pacientë, pak barna
Sat 4 May 2013 - 13:57
Mungesa e barnave rrezikon jetën e pacientëve që vuajnë nga kanceri. Fondet për këtë pavijon kanë ardhur vit pas viti duke u ulur.
Besarta Basha
-Sëmundja e kancerit po njeh gjithmonë e më shumë rritje nw vendin tonw, por fondet për barnat që kurojnë këtë sëmundje mortale kanë ardhur duke u ulur nga viti në vit. Shpesh pacientët kanë qenë të detyruar për të blerë vetë medikamentet për kurimin e cikleve të terapisë apo barnat mbështetëse të cilat janë tepër të kushtueshme. Mungesat janë të shumta, por më tepër vihet re te citostatikët. Ankesa të shumta vijnë nga pacientët, por edhe nga mjekët që bëjnë mjekimin e pacientëve që vuajnë prej kohësh nga kjo sëmundje malinje. Shefi i Spitalit Onkologjik, Dr. Agim Sallaku, bën me dije se fondi për pavijonin e Onkologjisë ka ardhur gjithnjë në ulje, kjo të paktën që nga viti 2009. Këtë vit mësohet se pavijoni i Onkologjisë ka marrë 5.6 milionë euro, por kjo shumë ka ardhur duke u ulur nga viti në vit. Sipas tij, barnat që vijnë në këtë pavijon nuk mbulojnë të gjitha nevojat për pacientët e sëmurë. “Në çdo fillim viti ne bëjmë një listë me të gjitha barnat e domosdoshme që na duhen për të mbuluar nevojat për të gjithë vitin. Por ato që kanë ardhur nuk kanë qenë të mjaftueshme, prandaj pacientët kanë qenë të detyruar t’i blejnë vetë. Kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve”,-tha Sallaku. Mungesa e medikamenteve në QSUT është kthyer në makth jo vetëm për pacientët, por edhe për mjekët që i mjekojnë ata. Dr. Sallaku shpreh keqardhje, pasi nuk iu përgjigjet dot të gjitha rasteve që trokasin në “derën” e tij për të kërkuar ato barna që me të drejtë iu takojnë t’i marrin falas në spitale. Kërkesat e herëpashershme për barna në drejtorinë spitalore nuk kanë pasur asnjë rezultat. Fakti tregon mungesën e tyre dhe pamundësinë e zgjidhjes së këtij problemi prej kohësh. E kontaktuar në linjë telefonike, onkologjia Dhurata Tarifa tha për “Shekulli”-n se, ndihet mungesa në disa medikamente, kryesisht ato të skemave së mjekimit. “Në spital ka medikamente, madje mund të them që ka edhe nga ata që kushtojnë shumë shtrenjtë. Por ndodh ndonjëherë që një prej ilaçeve të skemës të mungojë. Për këtë ka një Depo Farmaceutike në spital që përgjigjet”,- shton Tarifa. Edhe kjo e fundit, bashkohet me mendimin e pjesës më të madhe të mjekëve të këtij pavijoni. Ata mjaftohen me faktin që mungesa e medikamenteve në këtë pavijon nuk është gjë e re, por diçka që nuk varet prej tyre. Më e keqja është se përveç medikamenteve, nuk ka mjaftueshëm as shtretër për ata që i nënshtrohen kimioterapisë. Kati i III i Onkologjikut është plot e përplot me pacientë. Të lodhur nga sëmundja, të shumtë janë personat që presin në këmbë me orë të tëra për të kryer kimioterapinë. “Kam ardhur këtu që në mëngjes për të bërë kimioterapinë, por më thonë që nuk ka shtretër. Kam katër orë që pres. Jam lodhur shumë”,- thotë një prej pacienteve. Të sëmurët e Onkologjikut nuk janë vetëm nga Tirana. Aty vijnë të trajtohen shumë të sëmurë nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi. Të gjithë këta të sëmurë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi me qira për të marrë trajtimin e nevojshëm, të presin radhën për të kryer rrezet apo kimioterapinë, ose të presin sa të vijnë ilaçet e plota për të plotësuar skemën e nevojshme. Për të mbaruar punë më shpejt, i blejnë në farmacitë përreth QSUT-së. Por jo të gjithë e kanë këtë fat. Këtë e vuajnë më tepër të afërmit e pacientëve të shtruar, të cilët janë të detyruar të bëjnë kurimin e njerëzve të dashur me çdo kusht. Të ndodhur në këtë rrethanë, blerja privatisht e medikamenteve mbetet zgjidhja e vetme. Edhe këtë vit situata mbetet e njëjtë. Në çdo fillim viti, kur buxheti i ri vjen në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, premtimet më të shumta janë për spitalin e Onkologjisë. Blerja e citostatikëve është kryefjala e çdo drejtori të ri të QSUT-së, por më mirë se pacientët, askush nuk di të thotë sa janë mbajtur këto premtime.
Pacientët presin, sëmundja jo
Trendi i përmasave të kancerit që po vjen çdo ditë në rritje, është aq i frikshëm sa publiku i gjerë mendon se po të prekesh nga kanceri je i destinuar të vdesësh. E në fakt, janë të shumtë rastet e personave që vdesin çdo ditë në spitalin onkologjik. I fundit u shënua jo më larg se dje. Një paciente 33 vjeçare e quajtur Liza nga qyteti i Laçit dha shpirt dje në mesditë në duart e infermierëve të spitalit onkologjik. Jeta e ka dënuar dy herë atë, duke i dhënë përveç sëmundjes, edhe varfërinë. Trupi i saj ka ndenjur me orë të tëra në spital, pasi nuk kishte kush ta tërhiqte. Aty ishte vetëm e ëma e saj e cila nuk dinte dhe nuk kishte para për ta dërguar trupin në qytetin e tyre. Kur pyesim përse kishte vdekur, infermierët përgjigjen thjeshtë: “për të vdekur kishte”. E gjithë kjo pasqyrë na bën të mendojmë fatin e keq të Lizës dhe shumë të tjerave si puna e saj, që nuk kanë para për të paguar rrugën, jo më barnat e shtrenjta për kurim. “Mjekët dhe infermieret bënë çfarë mundën. Tani unë nuk kam ku të mbytem. Më duhet të duroj dhimbjen për humbjen e vajzës dhe pamundësinë për t’i siguruar një shërbim si duhet”,- thotë me ngashërim e ëma e Lizës. Nuk duam t’i vëmë fajin askujt. Mbase Liza për të vdekur kishte sepse sëmundja nuk fal, ndoshta mund të kishte jetuar më gjatë, ndoshta mund të shërohej po të kapej në kohë sëmundja e ligë. Gjithë këto hamendësime mund të realizoheshin nëse ministrat dhe drejtorët e QSUT-së që shkojnë e vijnë ta marrin pak më me më shumë vullnet përmirësimin e gjendjes në këtë spital. Ata duhet të vënë gishtin në plagë, në pavijonin e vetëm në Shqipëri që përpiqet të shërojë sëmundjen e shekullit, e cila po merr përditë jetët e njerëzve.
Dy pensione i ndava veç për të blerë ilaçe për kimioterapinë
Merita K. është një prej pacienteve që trajtohet nga kanceri që nga viti 2007. Duket që larg që sëmundja gati e ka rrëzuar fizikisht dhe moralisht. Merita duket shumë e dobësuar, me flokë të shkurtër, tashmë gjysmë të rëna. Mban një kapele të vogël në kokë për të fshehur atë që e mundon prej vitesh. Kur i afrohemi për ta pyetur nuk dëshiron të na flasë, mbase edhe nga fuqitë e shterruara. Por, kur i përmendim mjekimin, menjëherë ngre lart një qese me shumë barna të cilën e mban shtrënguar fort në dorë. “I shikoni këto... të gjitha i kam blerë vetë. Më vajtën 300 mijë lekë. Më thanë që janë me çmimet e spitalit. Nuk e di, por unë duhet të pres dy pensione për t’i blerë këto radhës tjetër”. Ajo është 62 vjeçe tani. Tregon mënyrën se si reagoi kur e mori vesh që ishte e sëmurë me kancer dhe vuajtjet që ka kaluar deri në këtë moment. Që kur i thanë se është e prekur nga kanceri i gjirit, ka bërë plot 11 kimioterapi, edhe pse deri tani nuk i kanë dhënë shpresë për jetën. Lodhja e tepërt për shkak të moshës dhe sëmundjes që e ka kapluar bën që Merita të ndihet e pafuqishme të rrijë në këmbë. Pesë stolat e vetëm në korridorin e spitalit janë plot e përplot. Ajo thotë që ka ardhur që në orën 07:00 të mëngjesit për të bërë kimioterapinë. Ora 12:00 e ka gjetur duke u endur në korridor për të pritur mjekun që e ndjek. “Veç fatit, këtu askush nuk të ndihmon. Mjekët në fakt janë shumë të mirë. Nuk është faji i tyre që nuk kanë sjellë ilaçe për të gjithë”. Si Merita duhet të ndihen plot 6 mijë shqiptarë që vuajnë nga kanceri. Më me fat janë ata që kanë para për të marrë mjekimin në kohë, apo më mirë akoma të mjekohen jashtë vendit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi