Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obezë sot, pacientë nesër Empty Obezë sot, pacientë nesër

Sat 17 Nov 2012 - 1:11
Obezë sot, pacientë nesër ObeziRritet numri i diabetikëve. Fëmijët janë të rriskuar, por vihet re dhe shtimi në masë i obezëve, si fëmijë dhe të rritur. Endokrinologia shpjegon si të kujdesemi dhe të mbrohemi nga diabeti Diabeti është shndërruar në një nga sëmundjet më të rrezikshme të kohës. Është llogaritur që 50% e gjithë njerëzve që kanë diabet nuk kanë dijeni për gjendjen e tyre. Në një intervistë për “Shekullin”, endokrinologia Luftime Bukra shpjegon përse është rritur numri i fëmijëve me diabet. Janë dy tipa diabetesh 1 dhe 2. Ky i fundit shfaqet në moshat mbi 45 vjeç. Por është vënë re se shfaqet edhe në mosha më të reja. Dy shkaktarët kryesorë janë kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Kujdesi duhet të jetë në maksimum, pasi rezulton se në vendin tonë diabetikët po shtohen. Tjetër problem serioz që thekson mjekja është obeziteti i cili nuk po njeh privilegj për një moshë të caktuar, po për të gjitha.

Doktoreshë, shifrat flasin për një rritje të ndjeshme të diabetikëve.

Shifrat janë alarmante. Kemi një “bombë” të përhapjes të diabetit. Në botë 10% e të prekurve janë fëmijë, ndërsa tek ne kjo shifër shkon mbi 25%. Po hapet shume diabeti tip 2 ky lloj diabeti shfaqet mbi moshën 40-vjeçare, por po shfaqen raste të këtij diabeti tek fëmijët. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë. Diabeti i tipit 2 ka rezistencë periferike ndaj insulinës. Kemi dhe diabetin e shtatzënisë. Ai shkaktohet në mënyrë hormonale dhe zakonisht është një gjendje e përkohshme që ndodh te gratë shtatzëna. Diabeti i shtatzënisë në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë të përshtatshme dhe ushtrime. Një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e diabetit luan kequshqyerja, përdorimi në mënyrë pa kriter i fastfoodeve, si dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Pse njerëzit mbërrijnë në këtë gjendje?

Njerëzit janë bërë dembelë, lëvizin gjithmonë e më pak në këmbë. Është shtuar stresi dhe ka ndryshuar mënyra e të ushqyerit. Konsumojnë gjithnjë e më shumë ushqimet e shpejta, yndyrnat e ngopura, pijet alkoolike me shumicë, pijet e sheqerosura, të cilat kanë sjellë shtimin e obezitetit central, rezistencën periferike ndaj sëmundjes dhe shtimin e rasteve të reja me diabet.

Tek cilët fëmijë shfaqet diabeti tip 2?

Ky lloj diabeti shfaqet kryesisht te fëmijët obez. Tek ne obeziteti është një problematikë serioze. Kemi obezitet në të gjitha grupmoshat, si te të vegjlit ashtu dhe te të rriturit. Një person i cili ka një bark të dalë dhe ka dhjamë ka rezistencë periferike të rritur ndaj insulinës edhe po të mos jetë sot diabetik, mbas 5-10 vjetësh është e sigurt që do të bëhet me diabet.

A janë të rriskuar fëmijët e kopshteve dhe çerdheve?

Fëmijët në kopshte dhe çerdhe duhet të ushqehen me një dietë të posaçme dhe të mirëmenduar. Nëse ka fëmijë që shkojnë në kopsht apo çerdhe dhe janë me diabet, sigurisht do të jetë diabet i lindur i trashëguar nga prindi, duhet të kenë një dietë të posaçme. Nuk kam informacione nëse ka një shërbim të veçantë për këtë kategori apo nëse ka fëmijë me diabet që shkojnë në kopsht apo çerdhe.

Çfarë nuk duhet të mungojë në tavolinën e fëmijëve?

Fëmijët nuk mund të kenë një dietë të mirëfilltë si të rriturit. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë, perimet, zarzavatet dhe frutat (mund të jenë të shtrydhura). Yndyrnat dhe sheqeri janë të pakta. Duhen shmangur plotësisht brumërat. Mishi duhet të jetë pa dhjamë. Kaloritë janë të përllogaritura. Për këtë grupmoshë zakonisht kujdesen të rriturit. Ne si popull konsumojmë shumë bukë, por duhet të jetë e kundërta, më pak bukë dhe më shumë gjellë. Për aktivitetin fizik edukatoret kanë plane të posaçme, lojëra të karakterit të tillë që fëmijët harxhojnë energji. Gjithçka funksionon në mënyrë të programuar. Siç kanë orar gjumi kanë dhe orarin e aktivitetit fizik. Në çerdhet tona janë të gjitha këto që thamë.

Gjatë punës tuaj, a janë diagnostikuar fëmijë me diabet?

Pjesa më e madhe shkojnë në QSUT pasi këto raste trajtohen në spital. Kemi pasur raste të rralla. Diabeti tek fëmijët trajtohet me insulinë dhe kjo terapi bëhet në spital. Fëmija shtrohet dhe në këtë periudhë bëhet edukimi i prindërve, kryesisht i nënës, se si ta ushqejnë fëmijën dhe se si ta trajtojë atë, si duhet të ndiqet me ekzaminimin dhe me dietën. Nëse një prej hallkave nuk funksionon atëherë prishet i gjithë sistemi.

Cila grupmoshë e fëmijëve është më e rrezikuar të preket nga diabeti?

Ndryshe nga fëmijët e moshës së çerdheve dhe kopshteve ndodh me fëmijët që janë në shkollë. Në kopsht kujdesen specialistët dhe hartojnë e përpilojnë dieta në bazë të kalorive që iu duhen fëmijëve, ndërsa fëmijët dhe adoleshentët nuk ndjekin një rregull në të ushqyerin. Nuk hanë rregullisht, nuk ushqehen me orare dhe në mënyrë të shëndetshme. Fëmijët sot preferojnë fast food-et. Nuk ushqehen në shtëpi por në masë hanë ushqime jashtë shtëpisë. Kjo rrit riskun për shfaqjen e diabet.

A ndikon “mosha e internetit” dhe si?

Themi që jemi në “moshën e internetit”, por tek fëmijët kjo nuk është gjë e mirë. Në këtë rast fëmijët rrinë ulur, nuk harxhojnë ato energji të cilat i merr gjatë ditës. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Ka rënë interesi i aktivitetit fizik. Fëmijët sa vijnë nga shkolla, ulen përpara kompjuterit dhe lozin lojëra të ndryshme, në vend që të dalin dhe të lozin futboll, basketboll apo çfarëdolloj sporti tjetër. Qëndrimi para kompjuterit bën që fëmija të shtojë në peshë.

Po për familjet që kanë të ardhura të pakta çfarë mund të bëjnë?

Një përpilim i saktë i dietës së diabetikut kërkon shumë kushte, kushte ekonomike dhe kujdesi. Familjet me të ardhura të pakta, më e mira që mund të bëjnë është të eliminojnë gjërat kryesore dhe të marrin një dietë që lejon zëvendësimin e ushqimeve. Një dietë që ua lejojnë kushtet ekonomike. Të shmangin konsumin e bukës, dy pjata gjellë dhe sa më pak bukë.

Kush janë më të predispozuar të preken, femrat apo meshkujt?

Ka një predominim të lehtë të femrave, por nuk është se nëse je femër apo mashkull është i predispozuar të preket nga diabeti. Konstatojmë sot se diabeti fillon që në moshat fëminore. Dhe duke qenë se obeziteti po shtohet që në moshat fëminore, këta obezë, nesër pasnesër do të jenë edhe me diabet. Dhe pikërisht ky, është rezervuari i madh që furnizon rastet e reja të diabetit.

Receta

Dieta e fëmijës

Në mëngjes duhet të hajë një panine me një fetë djathë dhe një sallam. Në orën 10 duhet të hajë një mollë. Në drekë konsumohet gjellë, mund të jetë me perime apo zarzavate. Është e rëndësishme të jetë një “ushqim me lugë” siç quhet në gjuhën popullore. Pas drekës, aty nga ora 4 sërish fruta ose ndonjë çaj. Në darkë diçka të lehtë, mund të jetë pilaf, kos ose makarona. Pra është një dietë jo shumë e kushtueshme dhe mjaft efikase. Prindi duhet që në kohën e lirë të fëmijës të jetë i kujdesshëm dhe të gjejë një mënyrë të angazhojë fëmijën në një aktivitet fizik, në mënyrë që të shpenzojë energji.

Albina Hoxha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi