Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pacientët me copa letrash pa vulë, në farmaci! Empty Pacientët me copa letrash pa vulë, në farmaci!

Sat 10 Nov 2012 - 0:37
Me një “letër bakalli”, në farmaci merr ilaçe që mund të të sëmurin. Përgjithësisht, medikamentet, shiten pa recetë në farmacitë e kryeqytetit
Albina Hoxha

Është një “traditë” e shqiptarëve që sapo kanë një shqetësim shëndetësor drejtohen menjëherë të farmacisti. Pasi i ankohen atij për shqetësimin që kanë marrin një medikament dhe largohen. Ka raste që vërtet qëllon që ky medikament të jetë i duhuri. Por nëse nuk është çfarë ndodh? “Çdo gjë që nuk është e nevojshme është e dëmshme”, shprehet mjeku i njohur Shahin Kadare. Pothuajse të gjitha medikamentet që kërkon në farmaci dhe që janë aty farmacisti është i gatshëm t’i shesë pa recetë. Madje të vë përballë zgjedhjes duke të nxjerrë të njëjtin produkt të firmave të ndryshme, pra në disa variante. Mjekja Mirela Rista thotë se e ka parë këtë fakt tek pacientët e saj, të cilët i kanë rrëfyer që përpara se të vinin këtu të këshilluar nga farmacisti ishin mjekuar me medikamente të tjera. Nëse veprohet në këtë mënyrë pacientët në vend që të shërohen do sëmurën më tepër. Përgjegjës për këtë situatë janë edhe farmacistët të cilët i shesin ilaçet në mënyrë të papërgjegjshme, pa recetë, madje shndërrohen në mjek dhe farmacist njëkohësisht. Përveçse në farmaci edhe në spitale mungon infrastruktura për të parë nëse një medikament shërben për pacientin përpara se ai të fillojë trajtimin. Mungojnë ekzaminimet speciale të cilat përveçse humbasin kohë në gjetjen e kurës së përshtatshme të pacientit edhe përkeqësojnë gjendjen e tij. Specialisti i ISHP-së Gjergj Koja thotë: “Në 50 % të rasteve përdorimi i antibiotikëve nuk është ai që duhet për faktin e mos aplikimit në ruti- në të ndjekjes së pacientëve me ekzaminimin e antibiogramës. Kjo ndodh për arsye se ka mungesa në lidhje me edukimin për përdorimin e antibiotikëve, mungojnë mekanizmat e kontrollit të përdorimit të antibiotikëve nëpër spitale. Arsye tjetër është përdorimi i antibiotikëve pa kriter, si rezultat i përdorimit pa recetë të antibiotikëve, të cilët shiten nga farmacistët në farmacitë e rrjetit të hapur si të ishin karamele”. Ligji shqiptarë në nenin 36 shkruan: “Ndalohet shitja në farmaci ose agjenci farmaceutike e barnave pa recetën e mjekut, me përjashtim të barnave OTC, sipas një liste të miratuar nga Ministri i Shëndetësisë”. OTC është një listë medikamentesh e cila mund të merret në farmaci pa qenë nevoja që pacienti të jetë i pajisur me recetën e mjekut, janë barna që përdoren për vetëmjekim. Presidenti i Urdhërit t ë Farmacistit Arjan Jaupllari problemin e abuzimit të shitjes së ilaçeve nuk e shikon vetëm te farmacistët. “Ka pacientë që vinë në farmaci vetëm me një copë letër ku kanë të shkruar emrin e ilaçit, nuk kanë recetë, kanë vetëm copa letrash nga më të ndryshmet. Në këtë rast faji nuk është i farmacistit. Mjekët abuzojnë dhe lëshojnë receta të parregullta. Ka raste që në recetë pacienti ka emër mbiermër, por nuk ka moshën. Janë një sërë parregullsish për të cilat duhet hartuar një rregullore e posaçme”, pohon Jaupllari. I thekson domosdoshmërinë për krijimin e një rregullorje të posaçme. Sipas tij duhet parë se kush ka të drejtë të lëshojë recetë, po fotokopja e recetës si bëhet, abuzimi më i madh është tek receta.

Masat për parandalimin e infeksioneve spitalore

Kontrolli i infeksioneve spitalore është mjaft kompleks dhe i lidhur ngushtë me zhvillimin e sistemit shëndetësor. Kjo përbën një nga elementet kryesore të sigurisë së pacientit në institucionet e kujdesit shëndetësor. “Përqindja e infeksioneve spitalore luhatet përafërsisht në 11%, në vendet Evropiane. Është shqetësues ekzistenca e stafilokokut në sallat dhe ambientet operatore, shkaktar kryesor i infektimit të plagëve të pacientit dhe që ka fituar rezistencë ndaj antibiotikeve. Në Shqipëri kjo shifër është më e lartë, shkon deri te 20-22 % gati dyfishi i deklaruar në vende të tjera të Evropës. Vendosja e sistemit kontrollit dhe survejancës, pra e monitorimit në kohë reale të infeksioneve spitalore, ka të bëjë me ngritjen e njësive në çdo spital rajonal”, u shpreh Gjergj Koja, specialist i ISHP-së. Tani kemi protokoll klinik, që do të jetë i detyrueshëm për të gjitha spitalet rajonale për ta zbatuar, me bindjen që incidenca e infeksioneve spitalore në sallat operatore, reanimacion, dhe ambiente të tjera spitalore do të ketë ulje të ndjeshme nëse këto protokolle do të zbatohen me rigorozitet. Zbatimi i rregullave te qarta, si dezinfektimit, sterilizimit dhe gjithçka ka të bëjë me efikasitetin e ndërhyrjeve operatore dhe të kushteve të asepsisë, do të bëjë dhe minimizim të infeksioneve spitalore. “Gati 30 për qind e plagëve operatore janë të infektuara dhe gati 20-30 për qind e tyre kanë antibiotiko-rezistencë”, pohon specialist

Çmimet e ilaçeve rriten nga periferia në qendër

Qytetarët ankohen për çmimet në farmacitë e ndryshme. I njëjti medikament në farmaci të ndryshme kanë çmime të ndryshme. Ne bëmë një verifikim për një ilaç i cili nuk mungon pothuajse në asnjë familje shqiptare, paracetamoli. Çmimi i tij varionte nga 20 lekë të reja në 60 lekë të reja. Bëhet fjalë për një pako dhe për paracetamolët e thjeshtë, jo për medikamentet që kanë dalë kohët e fundit. Pak kohë më parë çmimi i paracetamolit u rrit me 10 lekë nga 20 në 30, por ka farmaci që vazhdojnë ta shesin me 20 lekë të reja. Paracetamoli është një ilaç i cili është pjesë e listës s barnave që shiten pa recetë. Paracetamoli është një substancë me veti analgjezike dhe antipiretike, të ngjashme me aspirinën. Ndryshe nga aspirina, ai nuk zotëron efekt antiinflamator dhe nuk influencon në funksionin e trombociteve. Të njëjtën gjë na e konfirmuan disa qytetarë të cilët rastisën në farmaci gjatë kohës së investigimit edhe për medikamente të tjera. Nga periferia e qytetit deri në qendër çmimi vjen duke u rritur për medikamentet mjekësore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi