Vendimi i palës greke, kalojnë kufirin fëmijët e lindur në Athinë
Sat 10 Aug 2013 - 12:55
Sot një vendim i menjëhershëm i palës greke ka surprizuar emigrantët shqiptarë, duke lejuar që të kalojnë për në Greqi fëmijët shqiptarë që kanë lindur në Athinë dhe që më parë kanë pasur probleme me toponimet.
Vendimi i palës greke është konfirmuar nga Drejtori i Kufirit të Kapshticës, Ylber Zyberi. Sipas tij do të lejohen të kalojnë për në Greqi fëmijët që kanë lindur në Athinë, ndërsa përjashtohen ata që kanë lindur në Selanik, Follorinë apo rrethina të tjera.
Në lidhje me këtë vendim të pjesshëm mësohet se autoritetet shqiptare kanë nisur një takim me palën greke, për të kuptuar diçka më shumë, pasi nuk dihet ende pse pala greke e ka marrë këtë vendim.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi