Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkodër, gjakmarrja, gjykata vendos të hënën  Empty Shkodër, gjakmarrja, gjykata vendos të hënën

Sun 2 Jan 2011 - 17:31
Në mungesë të një institucioni paraburgimi për të miturit, 15 vjecari Isa Shpuza që kreu edhe vrasjen e fundit në Shqipëri, për vitin 2010, është duke u mbajtur në dhomat izolimit të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

Të hënën paradite, do të jetë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër që do të vlerësojë masën e sigurisë për të dhe bashkë me të do të përcaktojë edhe vendin e qendrimit të adoleshentit që akuzohet për vrasje.

Por adoleshenti dyshohet se ka marrë përsipër vrasjen për gjakmarrje edhe për faktin se do të dënohet me pak se Kodi Penal parashikon për vrasje të tillë, nëse del fajtor.

Vrasja me paramendim për motive gjakmarrje, dënohet me burgim të përjetshëm, në bazë të Kodit Penal, dhe për të nuk parashikohet asnje lloj ulje të denimit, apo amnisti, pasi konsiderohet si një ndër veprat penale më të renda në vend.

Por Kodi i Procedures Penale, shpjegon se kur autori i veprës është një person nën moshën 16 vjec, ai merr automatikisht vetëm gjysmën e këtij dënimi. Maksimalisht cdo gjykatë do ta dënonte 15 vjecarin me poshtë se 12.5 vjet heqje lirie, në të kundërt do të shkelte dispozitat ligjore në fuqi.

Por një dënim i tillë për vrasjen për gjakmarrje është pak, duke marrë parasysh dënimin e ashpër që duhet të aplikohet në Shqipëri për të goditur fenomenin e gjakmarrjes.

Nëse nuk do të ndalohet asnjë tjetër në lidhje me vrasjen e Albert Dhampirajt, atëhere kjo duket se ka qenë një shtysë për 15 vjecarin i cili është nxitur të kryejë vrasjen vetëm për shkak të përfitimit të një dënimi më të ulët. Nxitja për të kryer vrasje për motive gjakmarrje parashikohet në Kodin Penal, si një vepër penale më vete.

Vetëm dy orë para ndërrimit të viteve 30 vjecari Dhampiraj u ekzekutua tek dera e shtëpisë së tij për motive gjakmarrjeje, dhe i dyshuari i vetëm deri më tani për policinë mbetet 15 vjecari, Isa Shpuza.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi