Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Gjakmarrja, vritet Astrit Kurmemaj  Empty Gjakmarrja, vritet Astrit Kurmemaj

Mon 14 Mar 2011 - 20:54
Gjakmarrja, vritet Astrit Kurmemaj  ASTRIT-KURMEMADuke u maskuar njësoj sic 46-vjecari Astrit Kurmemaj u maskua vite më parë për të vrarë Luan Mucën, po ashtu një person i paidentifikuar ende e ka ekzekutuar atë disa metra larg shtëpisë, teksa i ndjeri po kthehej në banesën e tij në lagjen “Kiras” të Shkodrës. (UPDATE)

Por ndërsa Kurmemaj ditën e krimit, në 14 prill 2003, kishte vendosur një kapele dhe syze që të mos njihej, gjurmët e gishtave dhe një polic dëshmitar e tradhtuan atë për krimin.

Ndërsa për autorin e vrasjes së tij, policia dyshon paraprakisht dhe referuar vendngjarjes se cdo gjë ka qenë e planifikuar më së miri.

Astrit Kurmemaj vuante dënimin në burgun e Shën Kollit me 20 vjet burg. I dënuari bëhet e ditur se kishte fituar leje për të shkuar në shtëpi dhe pritej që këtë të martë të kthehej në vendin ku vuante heqjen e lirisë.

Por Astrit Kurmemaj është një ndër emrat më të njohur në qytetin e Shkodrës, pas zërave për vrasjen edhe të Genc Mucës, i njohur me nofken Kanani.

Astrit Kurmemaj u kthye përgjatë një viti, nga 2003 në 2004, si personi më i kërkuar për policinë shqiptare në qytetin e Shkodrës, pas shumë operacioneve nga ku njësia e forcave speciale ishte kthyer duarbosh.

Kurmemaj njihej si një ndër mjeshtrat që i shpëtonte operacioneve policore edhe kur këto kishin informacione tepër të sakta për vendndodhjen e tij. Ai maskohej në mënyra nga më të padëgjuarat duke carë i qetë rrethimin e policisë.

Disa ditë më parë burimet e policisë raportuan se djali i Kurmemes, 16 vjec, i ka shpëtuar një atentati edhe pse në drejtim të tij ishte qëlluar me armë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi