Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vritet polici grek, familja në protestë, gjykata vendos për Klajdi Banin Empty Vritet polici grek, familja në protestë, gjykata vendos për Klajdi Banin

Sun 26 Feb 2012 - 17:48
Vritet polici grek, familja në protestë, gjykata vendos për Klajdi Banin Klajdi-bani-noaVritet polici grek, familja në protestë, gjykata vendos për Klajdi Banin Klajdi-bani-noa-2Vritet polici grek, familja në protestë, gjykata vendos për Klajdi Banin Spanudhaki-noaPire, 26 shkurt 2012 NOA - Familja e policit të vrarë, Mihal Spanudhaki ka publikuar një njoftim ku thuhet se në orën 9.00 të së premtes 9 mars do të bashkohet me qytetarë të tjerë në një protestë që do ti paraprijë vendimit të gjykatës për të riun shqiptar Klajdi Bani i akuzuar për vrasjen e të ndjerit.
Protesta do të zhvillohet pranë gjykatës penale në Pire, raporton noa.al dhe theksi i vihet asaj që nga familja e policit cilësohet si paaftësi e policisë greke pvr të kapur vrasësit, duke detyruar vetë familjen që të investigojë dhe zbulojë ajo vetë autorin. Njëkohësisht në këtë gjykatë do të jepet dhe vendimi për Klajdi Banin që ju shihni në foton e parë dhe të dytë, nën akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë në krye të detyrës.
Prokuroria ka kërkuar për Klajdi Banin, dënimin me 18 vjet heqje lirie, siç njofton noa.al, për akuzat e vrasjes në bashkëpunim, grabitjes, armëmbajtjes pa leje, qëndrimit të paligjshëm në Greqi dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Klajdi Bani, një emigrant i paligjshëm në Greqi, aktualisht 28 vjeç, akuzohet se rreth tre vjet më parë, më 5 mars 2009, gjatë tentativës së grabitjes së Bankës Qipriote në zonën Nikea, Pire, pranë Athinës, qëlloi me armë zjarri policin Spanudhaki që shihni te fotoja e tretë, duke i shkaktuar vdekjen.
Investigim familjar plot akuza për policinë
Episodi tragjik ndodhi më 5 mars 2009. Por policia tha se nuk arrinte dot të gjente autorët dhe tha se ata ishin zhdukur në drejtim të paditur. Ka qenë vëllai i policit të ndjerë, ai që ka zbuluar të dyshuarin e vrasjes deri duke siguruar vetë ai, edhe prova filmike. Spanudhakis ka akuzuar policinë për keqpërdorim dhe paaftësi në zbulimin dhe paken e vrasësit të vëllait të tij 36-vjeçar Mihali që u vra pas një grabitjeje më 5 mars 2009 në Nikea.
Manoli Spanudhaki, tha se u detyrua të vijë nga Kreta në Athinë dhe të kryejë vetë investigim për gjetjen e vrasësit të vëllait. Manoli, tha se arriti të sigurojë një video që kishte regjistruar pamje filmike nga momenti i ngjarjes ku edhe identifikoi autorin e krimit. Kjo video që i përkiste një kioske përballë bankës, 12 ditë pas zbulimit, u dorëzua prej tij në polici. Në të demonstrohej i riu shqiptar duke dalë nga banka e Qipros (Kiprios Bank) në Nikea dhe pak metra më tutje, duke hapur zjarr ndaj policit që e la të vrarë dhe u zhduk me shpejtësi.
"Këto skena u regjistruan nga shumë kamera madje janë bërë dhe fotografi, por policia nuk i mori dhe përfilli kurrë ato dhe u desh të merrem unë dhe t'ia çoj atyre", nuk fsheh habinë, vëllai i të ndjerit.
Arrestimi, dy muaj pas ngjarjes
Më 12 maj 2009, Klajdi Bani, u arrestua në Greqi, si i dyshuar si bashkautor i vrasjes më 5 mars të punonjësit të policisë, Mihalis Spanudhakis. Policia greke arriti të sigurojë të dhëna se i dyshuari qëndronte në zonën e sheshit "Omonia". Pikërisht atje, në mbrëmje, i dyshuari u rrethua në një kafene të populluar rëndom nga shqiptarë. Gjatë dhe pas prangosjes, i arrestuari mohoi në mënyrë të prerë, çdo përfshirje në krim.
Por të nesërmen, kur iu treguan dhe pamjet filmike, u dorëzua dhe rrëfeu gjithçka, por duke theksuar se "nuk doja në asnjë mënyrë që të arrestohesha". Drejtori i Policisë së Atikës, Janis Dhikopulos, citoi se Klajdi Bani pranoi se mesditën e 5 marsit u gjend në rrugën "Dionisios Solomu" të Nikeas ku grabiti bankën e Qipros.
I dyshuari, kishte hyrë në mënyrë klandestine në Greqi, më 6 janar 2009 dhe dy ditë më vonë, më 8 janar, nisi serialin e grabitjeve të bankave. Ai rrëfeu për ngjarjen e 5 marsit 2009 se arriti pa shumë vështirësi të grabiste bankën që e shihni tek fotoja e katërt, por kur doli, ndërsa donte të zhdukej, u përball me policin Spanudhaki i cili në ato momente gjendej jashtë shërbimit.
I riu tha se hapi zjarr ndaj policit, duke e qëlluar katër herë me një pistoletë të cilët tha se më pas e hodhi, duke mbajtur me vete qesen me para që vodhi në bankë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ai ishte larguar me vrap duke marrë rrugën "Mantika" dhe më tej atë "Petru Rali". Gjatë mëse dy muajve deri sa u arrestua, i dyshuari ndërronte herë pas here hotele që të mos ndiqej nga policia.
Policia tha se i dyshuari Klajdi Bani është përgjegjës edhe për 12 grabitje bankash dhe zyrash shërbimesh publike në Athinë brenda pesë muajsh, së bashku me gjashtë persona të tjerë, të gjithë shqiptarë, të cilët për momentin mbeten në liri. Vetë i dyshuari pranoi se ka grabitur 12 banka dhe zyra postare në Athinë dhe Pirea, nga janari deri në maj të 2009 kur u prangos, kurse shprehu keqardhjen dhe
pendimin për krimet e kryera.
e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi