Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Marrëveshja e Rambujesë, si luajti Sali Berisha misionin në interes të serbëve dhe i cilësoi tradhta Empty Marrëveshja e Rambujesë, si luajti Sali Berisha misionin në interes të serbëve dhe i cilësoi tradhta

Sun 11 Aug 2013 - 10:54
Në 6 shkurt 1999, nëse krejt shqiptarët në mbarë botën kërkonin dhe luftonin për pavarësinë e Kosovës dhe sytë i kishin drejtuar nga “Marrëveshja e Rambujesë”, këtij stacioni fundor për të sanksionuar shkëputjen e Kosovës prej ish-Federatës Jugosllave, duke e statusuar ndërkombëtarisht si shtet më vete, në krye-politikani i shtetit shqiptar, ish-President Republike, i quajtur Sali Ram Berisha, vazhdonte të bënte prapaskena kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. I njohur si agjent i UDB dhe shërbëtor aktiv serb për shkak të qenies së tij dhëndër serb, Sali Ram Berisha ka kryer shumë shërbime ndaj shtetit më anti-shqiptar të globit. Nëse prej 20 vitesh në kohën e diktaturës si agjent i UDB ai kryente “shërbime ekselente” të fshehta, në 23 vitet post komuniste, Sali Ram Berisha i nisi këto shërbesa antishqiptare e pro serbe hapur. Kjo për shkak sepse në 22 mars 1992, ai hipi në pushtet dhe gjithçka e komandonte ai deri në vitin 1997, kur u rrëzua prej shqiptarëve me revoltë mbarë popullore, për shkak të krimit financiar që bëri me firmat piramidale, të cilat ishin një mision i ngarkuar prej Serbisë, si mundësi destabiliteti në Shqipëri, për të krijuar imazhin e rremë, që shqiptarët janë një popull mesjetar që duhet zhdukur jo vetëm si komb, por edhe si troje. Këtë mision Sali Berisha e përmbushi me sukses. Paralel me piramidat, ai bëri shërbesën më kriminale e më antikombëtare, duke furnizuar me karburante, armë e municione regjimin kriminal të Milosheviçit në kohën kur ai derdhte gjak shqiptarësh në Kosovë, duke thyer embargon e OKB, NATO e SHBA, pas një takimi pazar të bërë në Malin e Zi në janar 1993, me Milosheviçin, Bulatoviçin, Gjukanoviçin, Arkanin dhe Karaxhiçin, në prezencë të të cilëve firmosi paktin e bashkëpunimit gjakësor me Serbinë, kundër popullit kosovar. Edhe pse në vitin 1997, Sali Ram Berisha u përzu nga pushteti me dhunë, urrejtje e votë mbarë popullore, në shtator 1998 inskenoi vrasjen e deputetit Azem Hajdari, duke e shfrytëzuar këtë krim politik, për të krijuar trazira në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë luftohej për pavarësi nga federata antishqiptare serbe. Sikur të mos mjaftonte kjo, Sali Berisha po punonte intensivisht në vitet 1998-1999, që Kosova e cila po shkonte drejt shkëputjes shtetërore prej Serbisë, të mos e fitonte pavarësinë prej Serbisë, duke u bërë palë me Milosheviçin.

Thirrja e shërbëtorit serb Sali Berisha për të mos firmosur marrëveshjen

Në Rambuje, Sali Berisha dëshmoi se është një shërbëtor pro-serb, i përkushtuar kundër çështjes shqiptare. Ai kërkoi që delegacioni kosovar e mbarëshqiptar të mos shkonte në Rambuje për marrëveshje. E ndërsa shqiptarët atdhetar nuk e dëgjuan thirrjen antikombëtare të Sali Berishës, por shkuan në Rambuje me dinjitetin e një kombi të lirë dhe shteti të pavarur nga “kolonizimi serb, Sali Berisha në vijim të misionit të tij anti-shqiptar e pro-serb, kërkoi nga përfaqësia mbarëkombëtare shqiptare në Rambuje dhe madje këmbënguli, që kjo marrëveshje të mos firmosej. Madje u bë palë e hapur me grupin e misionarëve pro-serbë e anti-kosovar. Kanë kaluar 14 vite e gjysmë që kur është mbajtur takimi i Rambujes dhe ende nuk harrohet pozicioni antishqiptar i Sali Berishës kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës e nuk do të harrohet as për 1 milion vjet, ky akt tradhtie i tij. Tashmë historia e Shqipërisë dhe e mbarë botës e ka regjistruar qëndrimin anti-kosovar të Sali Berishës në Rambuje, si një shërbesë pro-serbe dhe përpjekje për ta lënë Kosovën “koloni” të përjetshme të Serbisë. Qëndrimi i Sali Berishës kundër Rambujesë, që në fakt ishte qëndrim dhe pozicion kundër çështjes kombëtare shqiptare, ishte edhe kundër SHBA e BE. Ishte momenti deçiziv kur Sali Berisha kishte marrë urdhër të prerë prej “padronëve” serbë për të bllokuar pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj prej “hartës”, gjenocidit, shtypjes dhe kolonizimit serb. Duke qenë i ngarkuar “special” për të kundërshtuar, bllokuar e bojkotuar këtë marrëveshje të madhe historike e vendimtare për pavarësinë dhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia, Sali Berisha doli publikisht në media dhe bëri dy thirrje, në dy momente të ndryshme, por që ishin në një hark kohor të ngushtë. Thirrja e parë e Sali Berishës, që iu bë kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar në 2 shkurt 1999, ishte kjo: “Mos shkoni në Rambuje, sepse është një blof e farsë ndërkombëtare, mbasi kjo marrëveshje nuk jep dot zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare. Kush shkon në këtë konferencë, është tradhtar i kombit!”. Thirrja e dytë e Sali Berishës, drejtuar kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar, u bë në 6 shkurt 1999, ditën e Konferencës së Rambujës, ose më saktë në tavolinën e nënshkrimit të marrëveshjes në Rambuje, duke thënë: “Mos firmosni Marrëveshjen e Rambujesë, mbasi po firmosni fundin e Kosovës. Kush firmos është tradhtar i çështjes kombëtare shqiptare”. Dhe që të jemi të saktë në publikimin e qëndrimit të Sali Berishës kundër çështjes kosovare e shqiptare, po citojmë deklaratën e tij, bërë publikisht në mes të sallës së mbledhjes së Rambujesë, në momentin kur në tavolinë u vendos teksti i marrëveshjes dhe kur palët Kosovë-Serbi u ulën të firmosnin. Ja çfarë tha Sali Berisha, në atë moment: “Ju bëj thirrje të mos firmosni, mbasi duke firmosur nxini faqen tuaj dhe faqen e Shqipërisë e të pavarësisë së Kosovës, shkatërroni kombin”. Marrëveshja, pavarësisht thirrjeve pro-serbe të Sali Berishës, u firmos, ndërkohë që Sali Berisha dështoi në misionin e tij, për të bllokuar këtë marrëveshje të madhe. Tashmë, mëse 14 vite pas asaj firmosjeje, koha po vërteton se ata që shkuan në Rambuje dhe nënshkruan paqen dhe pavarësinë e Kosovës, ishin dhe mbetën patriotë të mëdhenj të kombit shqiptar. Ndërsa ata që tentuan dhe luftuan deri në histerizëm, që të pengonin dhe bllokonin këtë marrëveshje, rezultojnë si tradhëtarët e kombit, një prej të cilëve është dhe agjenti, shërbëtori e dhëndri serb, Sali Ram Berisha.

Në Rambuje, 17 ditë konferencë për Pavarësinë e Kosovës

Në 6 shkurt 1999, nisi hapja e negociatave, organizuar në Konferencën e Rambujesë (Francë), që njihet si e para konferencë Ndërkombëtare për Kosovën, organizuar nga Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit. Kjo konferencë zgjati 17 ditë, por pa arritur ndonjë zgjidhje paqësore për çështjen e Kosovës. Marrëveshja e Rambujesë, u nënshkrua në Paris më 15 mars 1999, vetëm nga delegacioni shqiptar i Kosovës dhe dy ndërmjetësit ndërkombëtar. Por u refuzua nga delegacioni i Serbisë dhe përfaqësuesi rus, Majorski. Një skenar i tillë ishte fundi i skenarit bllokues e negociues për adresimin e pashmangshëm të Statusit të Kosovës, që u përpunua dhe realizua intensivisht përgjatë viteve 2005-2007, vite kur të gjithë palët pranuan “Planin Ahtisari”, përveç Serbisë dhe Rusisë, fakt ky që diktoi kërkimin e zgjidhjeve në të dy rastet, jashtë prezencës të Këshillit të Sigurimit më 1999, që ishte e tillë me rastin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, proces që vijoji me kushtin e pranimit të “Planit Ahtisari”, si zgjidhje e vetme e funksionale për Kosovën, me finish fundin e vitit 2007.

Rambujeja e Kosovës, sipas modelit “Dejtoni” i Bosnjes

Konferenca e Rambujesë, duhej të orientohej e zhvillohej me një platformë pothuajse të njëjtë me modelin e Konferencës së Dejtonit, që i kishte dhënë fund luftës në Bosnje. Por, Rambujeja nuk ishte si “Dejtoni”. Në Bosnje, kroatët dhe myslimanët e bashkuar me ta, i kishin shkaktuar humbje të rënda trupave serbe. Pastaj erdhën goditjet ajrore e shkatërruese të NATO-s, me anën e të cilave ishin shkatërruar të gjitha rrugët e komunikacionit të ushtrisë serbe. Në verën e vitit 1998, ushtria serbe në Kosovë kishte ndërmarrë një ofensivë kundër UÇK, ndërkohë që tek serbët ende nuk kishte shenja të lodhjes nga lufta. Përkundrazi, duke u bazuar në epërsinë e vet ushtarake, kishte një betejë të re me UÇK-në dhe në të njëjtën kohë vazhdonte përndjekjen e popullsisë civile shqiptare nga Kosova. Ishte e qartë se Milosheviçi në Kosovë, ashtu si në Bosnje, përmes ushtrisë dhe njësiteve famëkeqe paramilitare serbe, synonte të krijonte fakte të kryera në terren, spastrimin etnik të Kosovës, ndoshta pas kësaj të pranonte të negocionte për fatin e Kosovës. Dështimi i kësaj konference, për të arritur një zgjidhje paqësore dhe mos zbatimi i marrëveshjes “Hollbruk-Milosheviç”, por dhe masakra e Reçakut, ishin dëshmi e qartë dhe e plotë, se Beogradi kërkonte kohë për realizimin e planit sekret "Patkoi" për shpërbërjen dhe zhdukjen etnike të Kosovës.

BE dhe SHBA bashkuan Kosovën e Serbinë për paqe, në kështjellën e Rambujesë

Ideja për një konferencë në kornizat e Grupit të Kontaktit për Ballkanin rrodhi nga evropianët, përkatësisht nga diplomacia gjermane, e cila, siç kujton Joshka Fisher, duhej të kishte prioritet ndaj politikës së ultimatumeve, duke bërë çmos për të arritur një zgjidhje politike dhe kështu për të parandaluar konfrontimin ushtarak me Serbinë e Milosheviçit. Por, në anën tjetër, Milosheviçi nuk lëshonte pe në rastin e Kosovës dhe nuk dëshironte prani të fuqishme ndërkombëtare, por vazhdonte me kursin e tij konfliktual me Perëndimin. Për të në fund ishte krejt ose asgjë. Po kështu, evropianët, para së gjithash dy shtetet e njohura për konferenca ndërkombëtare, Franca dhe Britania e Madhe, dëshironin që kjo konferencë jo vetëm të zhvillohej në një Evropë, por që edhe ato ta kishin fjalën kryesore. Dëshironin të demonstronin se ishin në gjendje që të merrnin përsipër kryesimin në zgjidhjen e çështjeve të Ballkanit, përkatësisht të Kosovës. Rusia, si gjithmonë, ishte se përdorimi i forcës, pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rast se negociatat do të dështonin. Në fakt, Konferencën e Rambujesë e kryesonin tre kryesuesit e negociatave, Hill (ShBA), Petrisch (BE) dhe Majorski (Rusi), ndërsa delegacionet e shteteve të tjera anëtare të Grupit të Kontaktit vepronin më shumë si vëzhgues. Megjithëse Gjermania asokohe ishte kryesuese e BE-së dhe e Grupit të G8 dhe nga ajo vareshin shumë përpjekje diplomatike, roli i saj ishte periferik, për shkak se Londra dhe Parisi dëshironin ta ruanin "famën" e tyre si bërës të paqes. Franca dhe Britania e Madhe ishin paracaktuar që të luanin rolin udhëheqës ushtarak gjatë vënies në jetë të planit të paqes. Negociatat filluan duke u bazuar në kornizat e hartuara për arritjen e një marrëveshje për Kosovën, nga kryesuesit e bisedimeve. Aty bëhej fjalë që Kosova të fitonte një status autonomie, por ajo konsiderohej zi "zgjidhje kalimtare", ngase, siç thotë Fisher, të gjithë pjesëmarrësit e kishin të qartë, madje edhe në rast se arrihej pajtimi, çështja e statusit përfundimtar nuk do të mund të zgjidhej në Rambuje. Baza e bisedimeve ishte plani i paqes i të dërguarit të posaçëm amerikan Hill, në versionin e tij të tetë a të nëntë. Në të vërtetë, Grupi i Kontaktit kishte vendosuri që në muajin shkurt të ballafaqonte liderët shqiptarë të Kosovës, që përbëheshin nga subjekte politike dhe përfaqësues të UCK-së dhe përfaqësues të qeverisë serbe me një diktat paqeje me "Non-Negotiable Principles/Basic Elements". Vetëm 20% mund të konsideroheshin si material që mund të diskutohej. Përcjellës i këtij mesazhi ishte ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Robin Kuk, i cili u paraqit në një rol të dyfishtë. Si përfaqësues i Grupit të Kontaktit të Ballkanit, ai ishte për planin e paqes, si përfaqësues i NATO-s ai kërcënonte me sulme me bomba. Pas ministrit francez të Punëve të Jashtme Vedrine, Kuk ishte në funksionin e mikpritësit të dytë të Konferencës. Prandaj, palët në konflikt, shqiptarët e Kosovës dhe qeveria serbe, kishin shkuar në kështjellën Rambujes, ku brenda një periudhe më shumë se dyjavore provuan të merreshin vesh për një zgjidhje për Kosovën. Këto principe, të cilat për komunitetin ndërkombëtar ishin udhërrëfyes për zgjidhjen e ardhshme, në mënyrë eksplicite parashihnin: mbetej i paprekur sovraniteti dhe integriteti territorial i Jugosllavisë. Kosova merrte një autonomi të lartë të vetëqeverisjes, me një legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të vetin. Republikës së Jugosllavisë, i kërkohej të pranonte veprimin ndërkombëtar dhe të siguronte mbështetje të plotë gjatë implementimit të marrëveshjes. Nuk kishte fjalë se këtu bëhej fjalë për pjesëmarrjen e NATO-s në implementimin e marrëveshjes. Pas tre vjetësh të fazës kalimtare, duhej të përcaktohej statusi final i Kosovës. Nga: Përparim Halili
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi