Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mendoi se po qëllonte hajdutin e lopës, vret të atin Empty Mendoi se po qëllonte hajdutin e lopës, vret të atin

Tue 13 Aug 2013 - 15:51
Edmond Doda ka vrarë aksidentalisht të atin, Prengën, pasi ka dyshuar se ishte njëri nga hajdutët që i kishin grabitur lopën në kasollen e bagëtive. Shoqërohen disa persona në komisariat
Mendoi se po qëllonte hajdutin e lopës, vret të atin Viktima
Nikoleta Kovaçi

-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e djeshëm Lezhën. Një burrë është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në një fshat të thellë të Lezhës, ndërkohë që vrasja ka ndodhur pasi shtëpia e tij është sulmuar nga një grup hajdutësh të cilët i kanë vjedhur lopën. Dyshimet bien mbi një vrasje aksidentale pasi dyshohet se krimi është kryer nga i biri, në ngatërresë me ndonjërin prej hajdutëve, të cilët po iknin ndërsa kishin kryer edhe vjedhjen në shtëpinë e tyre. Policia është vonuar në nxjerrjen e konkluzionit të ngjarjes pasi edhe vetë djali dhe familjarët në të vërtet nuk kanë ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtet. Deri pasdite vonë është menduar se vrasja është kryer nga hajdutët, mirëpo koha në të cilën ka ndodhur shkrepja e armës së të birit dhe dëshmia e familjarëve të tjerë për zhurmat e makinës që është nisur me shpejtësi nga rruga e fshatit, kanë hedhur dritë mbi aktin e rëndë aksidental. Policia e Lezhës pasi ka shoqëruar familjarët e viktimës, por ka nisur hetimet për të zbardhur edhe identitetin e personave që kanë sulmuar shtëpinë e viktimës. Ndërkohë, mësohet se janë shoqëruar rreth dhjetë persona me precedentë të mëparshëm penal, të cilët po hetohen në lidhje me grabitjen e lopës në shtëpinë e Preng Dodës, 55 vjeçarit që humbi jetën mëngjesin e djeshëm.

Ngjarja

Rreth orës 04.00 policia e Lezhës ka marrë njoftimin se në fshatin Mërqi të Lezhës është vrarë një person me armë zjarri. Menjëherë janë nisur për në fshat grupi hetimor dhe janë ngritur postblloqe të shumta në të gjitha hyrje daljet e Lezhës. Nga të dhënat e para është mësuar se viktimë ka mbetur Preng Doda, 55 vjeç, banor i asaj zone, i cili mësohet se ka dalë nga shtëpia pak pas mesnate pasi ka dëgjuar të lehurat e qenve. Bashkë me të mendohet se është ngritur edhe i biri që qëndronte në shtëpi, i cili dyshohet se ka pasur një armë automatike kallashnikov me vete. Babai dhe i biri kanë marrë kahe të ndryshme dhe, sipas të dhënave, janë shkëputur në një largësi rreth 100 metra. Burri ka vërejtur se rrjeta e telit ishte e prerë dhe ka parë që në kasollen e bagëtive mungonte lopa. Mirëpo teksa në rrugën e fshatit është dëgjuar largimi i një makine me shpejtësi, dyshohet se burri ka lëvizur në drejtim të rrugës, ndërsa i biri duke menduar se është njëri nga hajdutët, dyshohet se ka shkrehur armën. Sipas të dhënave të policisë, bëhet me dije se 55 vjeçari ka humbur jetën nga një plumb i vetëm, ndërsa autorët e grabitjes kanë mundur të largohen të qetë në drejtim të paditur. Policia e Lezhës ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e vrasjes, ndërkohë që deri orëve të mesditës trupi i pajetë i Preng Dodës është mbajtur në morgun e spitalit të Lezhës. Djali që, sipas policisë, është 23 vjeç, quhet Edmond. Vonë e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur pasi ka menduar se ka qëlluar në drejtim të hajdutëve dhe se ata i janë kundërpërgjigjur duke i vrarë të atin. Ende nuk bëhet me dije nëse i riu do të jetë i pranishëm në lamtumirën e babait të tij, ndërkohë që mbi të bie akuza e vrasjes nga pakujdesia si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi