Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë Empty I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë

Tue 13 Aug 2013 - 18:32
I vjedh gjyshes një milion lekë të vjetër, 18-vjeçarja largohet nga banesa pa asnjë adresë. Ngjarja është regjistruar mesditën e së dielës teksa vajza nga fshati Gështenjas ka shkuar në shtëpinë e gjyshes së saj për ta ndihmuar atë që të bënte disa punë, por i ka marrë asaj një shumë të konsiderueshme lekësh dhe më tej është larguar pa gjurmë. Sipas të dhënave, A. Rexhollari kishte shkuar te shtëpia e gjyshes pasi kjo e fundit jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonte me punët e shtëpisë.

B. Rexhollari, pasi i kishte marrë leje djalit të saj, i cili jetonte në hyrje të fshatit Gështenjas, kishte marrë vajzën e madhe të tij që ajo të qëndronte për disa net në banesën e gjyshërve, po në të njëjtin fshat. Por vajza në një moment kur gjyshja e saj 71-vjeçare ka shkuar për t’u marrë me bagëtitë, i ka vjedhur asaj paratë dhe është larguar.

E moshuara ka rrëfyer se vajza prej disa muajsh kishte nisur të vidhte edhe në shtëpinë e prindërve të saj dhe se i shpenzonte lekët pa u treguar atyre asnjë detaj. Ndonëse kjo kishte ndodhur disa herë, gjyshja e ka denoncuar mbesën e saj në polici, duke ia lënë drejtësisë këtë çështje.
I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë 1z6fwb7
A. Rexhollari, vajza e denoncuar nga familjarët për vjedhjen e një shume parash

Si ndodhi ngjarja?
E kam të vështirë të tregoj sepse unë e kam mbesë dhe e kam pikë të dobët, por ajo që ndodhi, ndodhi. Unë jetoj me xhaxhain e vajzës, por ai shkon të punojë në Greqi dhe meqenëse bashkëshortin e kam të paralizuar, nuk i përballoj dot të gjitha punët vetë. Shkova dhe i thashë djalit që të më lejonte ta merrja vajzën për disa ditë në mënyrë që të më ndihmonte me punët e shtëpisë. Të them të drejtën, prej disa kohësh ne kemi pasur probleme me vajzën dhe i ati më tha se ajo do më shqetësonte më tepër sesa të më ndihmonte. Unë përsëri ngula këmbë dhe djali nuk ma prishi. Erdhëm në shtëpi dhe ajo më kërkoi bukë, i dhashë diçka dhe shkova të merresha pak me lopën. Kur u ktheva nuk e gjeta, kërkova nëpër shtëpi, kur pashë se më kishte trazuar lekët. Kërkova përsëri, por as lekët nuk ishin dhe as ajo nuk gjendej.

Sa lekë kishit?
Rreth një milion lekë. I kisha vendosur se me njeri të sëmurë në shtëpi nuk i dihet. Ato ishin kursimet e mbledhura me shumë mund nga pensioni, por çfarë t’i bësh…?
Gjyshja 71-vjeçare, në banesën e së cilës ndodhi ngjarja
I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë 28jdrsy

Çfarë bëtë pasi e vutë re këtë gjë?
Po ç’të bëja? Shkova te djali dhe i tregova ç’kishte ndodhur. Ai më doli borxhit dhe më tha që të mos e merrja.
Ju thatë se ka ndodhur edhe herë tjetër. Çfarë konkretisht?

Po, janë bërë disa herë që vajza na largohet nga shtëpia. Merr ndonjë lek apo ndonjë bizhuteri prej floriri dhe shkon në Pogradec. Atje e kemi gjetur gjithë ato herë duke qëndruar nëpër lokale ose duke shëtitur nëpër qytet. Sa vjen në shtëpi, qëndron disa ditë dhe shkon përsëri në Pogradec.

Po në shkollë a shkonte mbesa?
Po, mbaroi shkollën e mesme. Deri tani nuk kemi pasur shqetësime, ndërsa këta muajt e verës e ka bërë disa herë këtë veprim. Nuk di si të them sepse është rritur me gjithë të mirat dhe na vjen turp për sjelljen e saj. Na e uli kokën, nuk dalim dot te dera, por tani ajo që u bë, u bë.

Ju jeni të shqetësuar për të?
Po, ajo nuk është e vogël, di vetë se çfarë bën, por të vjedhësh në shtëpinë tënde, sigurisht nuk është gjë e vogël. Nuk dimë si të sillemi dhe s’ka pse të detyrohemi t’i mbajmë gjërat e shtëpisë fshehur.
Dhorjela Çule
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë Empty Re: I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë

Tue 13 Aug 2013 - 19:01
Tani gjyshes po i dhimbsen leket, apo edukimi qe i paska dhene vajzes?!...
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë Empty Re: I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë

Tue 13 Aug 2013 - 19:44
Mjer ata cfare shije te hidhur po provojne nga ilaci i pergatitur me duart dhe mendjet e tyre..Bahhhh ca "monstre" shokim 
Sponsored content

I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë Empty Re: I vjedh gjyshes në shtëpi 1 milion lekë, zhduket 18-vjeçarja. E moshuara: S’ishte hera e parë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi