Turqia rekruton shqiptarë për luftimet në Siri
Thu 15 Aug 2013 - 15:20
Një organizatë humanitare turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Kështu bën të ditur portali Farsnews. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstrem saudit. Një burim në kushte anonimati i ka thënë agjencisë iraniane se 769 shqiptarë i janë bashkuar Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë. Burimi ka thënë për agjencinë se rekrutët shqiptarë shkojnë nga Tirana në Turqi dhe atje stërviten në bazën ushtarake Reyhani nga oficerë amerikanë të dalë në pension. Grupi i fundit i shqiptarëve të rekrutuar përfshinte 90 shqiptarë dhe ka fluturuar nga Tirana për në Stamboll me fluturimin numër 1078 të Turkish Air më 30 qershor 2013, thotë burimi. Por burimi shkon edhe më tej duke thënë se myslimanët shqiptarë nuk kanë luftuar përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë, por kanë dezertuar dhe i janë bashkuar grupeve të Al Kaedas në Siri.
Në total ai thotë se janë 450 shqiptarë që kanë dezertuar duke u bashkuar me al-Nusra Front, një degë e Al Kaedës. Burimi i ka thënë agjencisë Farsnews se ai është kthyer në Shqipëri pasi ka parë krimet e luftës që janë kryer nga grupet terroriste mbi civilët në Siri. Ai thotë se nuk e takoi familjen e tij në Tiranë nga frika e oficerëve të inteligjencës turke dhe mercenarëve të tyre në Shqipëri. Ai u bashkua me familjen vetëm pasi u arratis nga Tirana. Akuzat e rënda vijnë vetëm pak ditë pasi agjencia franceze AFP raportoi për një shqiptar të vrarë në Siri, i cili i kishte thënë familjes se do të largohej për të punuar në Turqi, por kishte përfunduar në Siri duke luftuar. Deri më tani ka pasur spekulime për numrin e shqiptarëve të përfshirë në luftë në Siri.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Turqia rekruton shqiptarë për luftimet në Siri
Thu 15 Aug 2013 - 16:13
AHhahahaha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi