Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Debati për shaminë, sikur për "zogun"e Tunës Empty Debati për shaminë, sikur për "zogun"e Tunës

Sun 18 Aug 2013 - 14:48
Është interesante se disa nga ata që po marrin mund për ta arsyetuar si të drejtë bartjen e shamive nëpër shkollat publike në Kosovë, në tentim për ta sqaruar kërkesën e tyre apo edhe për t’i dhënë gjoja një arsyeshmëri, me vetë deklaratat e tyre po krijojnë konfuzion në opinion lidhur më këtë çështje. Deri sa në një anë thonë se bartja e shamisë nuk paraqet uniformë fetare , dhe në anën tjetër po të njëjtit thonë se bartja e shamisë apo mbulimi i kokës është obligim fetar duke u mbështetur në një sure Kuranore, Sures 24 e cila nuk e specifikon qartë çështjen e shamisë.
Shkruan: Nexhat HAZIRI

Pas dalldisjes së disa imamëve nëpër xhami kundër personaliteteve të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe injektimin e të rinjve nga ana e tyre me frymën e një islami radikal, të panjohur dhe të papraktikuar deri në këto vite të fundit në Kosovë , me një gjuhë urrejtje dhe fyese, dhe së fundi nga një hoxhë idiot si Irfan Salihu nga Prizreni, i cili ofendoj femrën shqiptare me një fjalor karakteristik për aziatikët primitivë dhe talibanë, rikthehet serish debati mbi bartjen e shamive nga vajzat në shkollat publike në Republikën e Kosovës. Dhe sikur është bërë zakon ky far muhabeti i shamisë për çdo vit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe kërkesën për shfuqizimin e një udhëzim administrativ të Ministrit të Arsimit,me anë të cilit ndalon bartjen e shamisë në shkollat publike, udhëzim ky që ka mbështetje kushtetuese, pasi nenit 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës , e definon vendin tonë si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Dhe ky debat aktualisht po mërdhezët nga grupe radikale islame në Kosovë, grupe këto që karakterizohen nga njerëz me pantallona të shkurtër deri në zog të këmbës, me mjekra si tufë kallamboqi, e që përfaqësojnë atë linjën e ashpër të islamit sipas parimeve vehabiste, të gjithë këta të tubuar rreth të ashtuquajturës parti politike Lëvizja Islame "Bashkohu" e njohur me akronimin LISBA. Është interesante se disa nga ata që po marrin mund për ta arsyetuar si të drejtë bartjen e shamive nëpër shkollat publike në Kosovë, në tentim për ta sqaruar kërkesën e tyre apo edhe për t’i dhënë gjoja një arsyeshmëri, me vetë deklaratat e tyre po krijojnë konfuzion në opinion lidhur më këtë çështje. Deri sa në një anë thonë se bartja e shamisë nuk paraqet uniformë fetare , dhe në anën tjetër po të njëjtit thonë se bartja e shamisë apo mbulimi i kokës është obligim fetar duke u mbështetur në një sure Kuranore, Sures 24 e cila nuk e specifikon qartë çështjen e shamisë. Pra nëse shamia nuk qenka uniformë fetare, atëherë nuk munden të jetë edhe obligim fetar dhe se kjo është vetëm një kulturë turko-arabe, që nuk ka të bëjë asgjë me traditën dhe kulturën shqiptare. Bartja e shamisë në kokë te femrat, por edhe të meshkujt gati në të gjitha shtetet e botës islame por edhe të disa krishtere në kontinentet Azi dhe Afrikë, është më shumë si nevojë për mbrojtje nga rrezet përcëlluese të diellit, sesa një obligim fetar që e përcakton Kurani. Por, ky debat për shaminë e shpifur, në këtë kohë dhe në këto procese nëpër të cilat po kalon Kosova dhe shoqëria e jonë që dita ditës po shndërrohet në një shoqëri e pa shpresë dhe e izoluar, duke bashkëjetuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin enorm,e mbytur në një mjerim social dhe pa perspektivë të afërt të integrimit në familjet apo grupimet e shoqërive të zhvilluara dhe demokratike, është sikur debati për "zogun" e Tunës, e që kjo e fundit na patë bërë përrallë duke e prekë , e duke ua kallëzuar hallkut, edhe pse fundi fundit i veti është,por debati për "zogun" e sajë nuk ndihmon shoqërinë kosovare të dal nga ky qorrsokak në të cilën e ka katandisur sundimi i Hashim Thaçit dhe tarafeve të tij, pra as edhe debati për shaminë. Por, nuk është krejt i pa qëllimtë ky debat nga i cili mundohen të përfitojnë grupe të ndryshme fetare e politike, sidomos kur të kihet parasysh fakti se më pakë se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Dhe gjoja shamia e cila po na përfaqësojka mbrojtjen e "nderit dhe moralit" të femrës shqiptare, është shndërruar në karrem për të "peshkuar" vota dhe për të krijuar sa më shumë amulli në opinionin kosovar, pra për ta zhvendosur debatin dhe vëmendjen nga realiteti i zymtë që ka prekur të gjitha sferat e jetës së qytetarit tonë, duke përqendruar vëmendjen tek shamia, pra ky është vetëm një tentim siç thotë një fjalë e popullit për ta mbuluar diellin me shoshë. Të parët që mundohen për të përfituar nga ky debat, janë grupet radikale islame, që përmes kësaj strategjie perverse të tyre, përmes aktualizimit të çështjes së shamisë, duke qenë të vetëdijshëm së janë në kundërshtim me ligjin dhe rregullimin kushtetues të Republikës së Kosovës, qëllimi kryesor i tyre është që përmes kësaj strategji të ndikojnë në pengimin e shkollimit të femrës shqiptare, dhe kthimin e sajë në statusin e të jetuarit sipas rregullave dhe parimeve të sheriatit që e përcakton femrën vetëm si një shërbëtore e burrit për shërbime si përgatitje të ushqimit, sex, lindje dhe rritje të fëmijëve ,larje e pastrim të rrobave dhe gjësendeve të tjera, kujdestare e fëmijëve dhe familjes në përgjithësi, por pa pasur as edhe një të drejtë për të vendosur për fatin dhe planifikimin e jetës së saj. Dhe me këtë rast dua ta përmend një konstatim të njërit nga njohësit më të mirë të çështjeve të lindjes së mesme Bernard Luiws, i cili e argumenton më së miri raportin në mes islamit dhe perëndimit, kur thotë se shoqëritë nga bota islame kanë mbetur prapa perëndimit pikërisht për shkak të trajtimit të femrës. Dhe gjithnjë përmes këtij debati dhe në këtë frymë po faktorizohet edhe LISBA e Fuad Ramiqit, ky i fundit nga organizata ndërkombëtare që merren me çështje të sigurisë, së bashku edhe me disa bashkëmendimtar dhe bashkëpartiak të tij, është i dyshuar për lidhjet e tij të afërta me grupet radikale dhe terroriste nga shtetet islame. LISBA dhe Fuat Ramiqi, por edhe disa nga deputetët e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, përpos që synim kanë që në emër të kësaj çështje të "inkasojnë" votat si "mbrojtës" të islamit në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit,po ashtu përmes ngritjes së çështjeve që i përkasin aspektit fetar, qëllimi i tyre imediat është po ashtu faktorizimi dhe ndikimi i islamit politik në rregullimin shtetëror e kushtetues të Kosovës. Ndërsa përfitues i gjithë kësaj gjurulldie për shaminë dhe bartjen e sajë, është vetë qeveria e Kosovës dhe partia në pushtet, të cilës si asnjëherë më parë, i shkon përshtati një debat i tillë në shoqërinë kosovare, përkundër që vendi i ynë, ka shumë çështje kruciale që duhet debatuar dhe marrë parasysh se sa për një shami koke. Përveç që partia në pushtet ka zgjedhur mënyrën tinëzare për të qenë pjesë e kësaj fushate të lansuar për bartjen e shamisë, me qëllim të sigurimit të votave që do ta mbanin me çdo kusht në pushtet, ka filluar të mbajë edhe takimet më grupe të ndryshme fetare duke iu premtuar realizimin e kësaj kërkesë në shkëmbim të votave. Po ashtu partia në pushtet është vetë frymëzuese dhe financuese e kësaj kampanje fetare, përmes së cilës po e tërheq vëmendjen e opinionit nga situata e mjerë politike, ekonomike, sociale e kulturore që e ka përfshirë vendin,si rezultat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të strukturave më të larta shtetërore që udhëhiqen nga partia në pushtet. Gazeta Votra
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Debati për shaminë, sikur për "zogun"e Tunës Empty Re: Debati për shaminë, sikur për "zogun"e Tunës

Sun 18 Aug 2013 - 15:58
Nji krahasim qe vetem i cmenduri dhe budallenjet mund ta bejn kete dallim ....mjerim dhe fatkesi per njerzit qe ju mungon Trurrri.. dhe kapaciti i te menduarit..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi