Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

VIP-i i rremë dhe turma budallaqe  Empty VIP-i i rremë dhe turma budallaqe

Fri 23 Aug 2013 - 20:29
Brett Cohen, një djalë i thjeshtë nga qyteti i New York një ditë u zgjua me idenë e çmendur që të shtirej sikur ishte një personazh i njohur VIP për të kuptuar nëse do të mundej të budallallepste turmën e njerëzve që shkojnë e vijnë çdo ditë në ‘Time Square’.Jo vetëm që plani i tij funksionoi, por shkaktoi një rrëmujë të madhe. Ky eksperiment social tregoi fare qartë se sa shumë e ndjeshme dhe e tërhequr është shoqëria moderne nga kultura pop, pa pasur ndonjë bazë apo kredibilitet të caktuar për këtë.

Cohen u vesh si një ylli i vërtetë i showbizit, dy badigardë profesionistë qëndronin në krahët e tij, 2 asistentë, dhe një turmë fotografësh të cilët supozohej se ishin paparacë e shoqëronin.

Ndërsa asistentët e Cohen dhe fotografët e rremë prisnin që ‘VIP’-i të dilte nga studiot e ‘NBC’, ata nisën të përhapnin disa fjalë se një personazh shumë i njohur do të dilte pas pak nga dera.

Të gjithë nisën të pëshpëritnin duke pyetur njeri-tjetrin se kush ishte Brett, pa arritur të marrin asnjë përgjigje. Gjithsesi, shumë prej tyre vrapuan të dalin në foto me personin VIP, me shpresën se miqtë e tyre në Facebook ose Twitter do ta njihnin patjetër.

Ndërsa turma e njerëzve sa vinte e rritej në ‘Time Square’, njerëzit rrethonin gjithnjë e më shumë Brettin.

Shumë njerëz nisën të pyesin se kush ishte ai, nga vinte, dhe çfarë bënte. Brett doli në foto me më shumë se 300 njerëz përpara se eksperimenti i tij të përfundonte. Në videon ku është regjistruar e gjithë kjo farsë përfshihen edhe intervista në të cilat njerëz të ndryshëm vihen në pozita qesharake teksa pyeten nga gjoja gazetarët se si e njohin Brett apo se cili ishte filmi i preferuar i luajtur prej tij. Një gjë ishte e sigurt, të gjithë dukeshin të entuziazmuar dhe të lumtur që e takonin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi