Indi, turma bën vetëgjyqësi ndaj përdhunuesit
Fri 6 Mar 2015 - 22:41
Një 35-vjeçar indian i akuzuar për përdhunimin e një studenteje është masakruar sot nga një turmë njerëzish të inatosur.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e qytetit Dimapur, në verilindje të Indisë. Turma theu dy portat kryesore të burgut dhe rrëmbeu 35-vjeçarin duke e zhveshur lakuriq dhe duke e goditur atë me gurë e shkopinj deri në vdekje.
Sipas “The Indian Express”, turma vendosi të bëjë vetëgjyqësi pasi i riu që akuzohej se kishte përdhunuar në mënyrë sistematike një studente nuk ishte shpallur fajtor.
Ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë nga njerëzit e inatosur rreth katër kilometra. Kjo ngjarje e tmerrshme vjen në një kohë kur në mesin e shoqërisë indiane është rritur ndjeshëm zemërimi ndaj dhunës seksuale në vend, që sa vjen e bëhet më masive.
35-vjeçari ishte një tregtar i makinave të përdorura. Ai akuzohej se kishte përdhunuar një studente të kolegjit të grave më 24 shkurt. I arrestuar që më 25 shkurt, ai ishte në pritje të gjyqit dhe me shumë gjasa do të shpallej pafajshëm.
Turma u përplas edhe me policinë, shumë prej të cilëve mbetën të plagosur.

- U përpoq të përdhunojë adoleshenten, turma e kastron
- Makina i kalon përsipër, turma shpëton 8-vjeçarin
- Raporti britanik: Partizanët, terroristë ndaj shqiptarëve, burracakë ndaj fashistëve
- Velayati: Sulmi ndaj Sirisë është edhe ndaj Iranit
- Vetëgjyqësi për manjakun përdhunues: E varrosën të gjallë poshtë arkivolit të viktimës së fundit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi