Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

OJQ-të shqiptare thirrje SHBA-ve, BE-së, Turqisë për Egjiptin Empty OJQ-të shqiptare thirrje SHBA-ve, BE-së, Turqisë për Egjiptin

Fri 23 Aug 2013 - 21:01
Këshilli i OJQ-ve kundër Dhunës në Egjipt”, ka organizuar sot protestë për ngritjen e zërit të arsyes në mbrojtje morale të vlerave elementare njerëzore të popullit të Egjiptit.

Nën moton “We are R4ABIA” (Ne të gjithë jemi RABIA!) organizatat joqeveritare nga e tërë Maqedonia dhe disa qindra qytetarë u mblodhën në një protestë të qetë për të shfaqur solidarizimin e tyre me ngjarjet e tmerrshme që ndodhën ditëve të fundit në Egjipt ku u vranë me mijëra protestues.

Protesta është realizuar në Çarshinë e Vjetër, në sheshin para xhamisë “Murat Pasha”. Protesta ka qenë nën organizimin e shoqatave:“Albislam”, “Ardhmëria”,“Ensar”, Fondacioni “NUN”, Fondacioni “Renova”,”El-Kalem”, “Forumi Rinor Islam”, “Kalliri i Mirësisë”, “Klubi ELITA”, “Kopru”, “Legis”, “Merhamet”, “QMBI”, “Thesari Islam”, “Thirrja Islame”, “Vizioni-M”, “Vllaznia”,”Unioni Studentor Shqiptar”, "Edu Nisa".

Ata më pas kanë dalë me deklaratë të përbashkët, të indinjuar thellë kështu nga dhuna e ushtruar këtyre ditëve në Egjipt nga Qeveria e atjeshme.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar se ashtu siç kemi qenë gjithmonë të drejtave të njeriut vlerave humane, dinjitetit të njeriut si individ dhe shoqëri, jemi këtuqë përsëri të gjykojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut në Egjipt, që është e garantuar me gjitha të drejtat ndërkombëtare.

Kërkojmë që me çdo çmim të ruhet jeta e njeriut egjiptian, sepse për ne jeta e njeriut është e barabartë me jetën e tërë njerëzimit. Nuk ka asnjë qenie që është më e vlefshme se njeriu.

I bëjmë thirrje veçmas SHBA-së, BE-së, Turqisë, OKB-së, Organizatës së Konferencës islamike, ligës Arabe por edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’i shfrytëzojnë gjitha kapacitetet e mundshme që të mos lejojnë edhe më tej të dhunohet e drejta legjitime e popullit egjiptian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të OJQ-ve shqiptare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi