Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Përsosmëria e njeriut Empty Përsosmëria e njeriut

Sun 2 Jan 2011 - 23:53
A jemi diçka më shumë se “kafshë” inteligjente?

Në lidhjeme veprimet dhe përpjekjet trupore, nuk jemi më shumë se “kafshë” të dobëta dhe krijesa të pambrojtura. Mbretëria në dispozicionin tonë ështëkaq e kufizuar, saqë gishtat tanë mund të prekin perimetrin e saj. Dobësia, pafuqia dhe mefshtësia jonë janë kaq të mëdha, saqë edhe kafshët e zbutura ndikohen nga to. Nëse ndonjë kafshë e zbutur krahasohet me homologen e saj të pazbutur, do të vihen re ndryshime të mëdha.

Por,si qenie të nënshtruara kemi nevojë të lutemi dhe të kërkojnë. Jemi udhëtarë të nderuar, që na kanë lejuar të qëndrojmë përpak kohë në shtëpinë e mysafirëve të kësaj bote. Ne jemi mysafirë të Bujarit, i Cilii ka vënë thesaret e mëshirës së Tij të pafundme në dispozicionin tonë,na i ka nënshtruar veprat e pashoqe të fuqisë së Tijkrijuese dhe shërbyesit e Tij specialë. Gjithashtu, Ai ka përgatitur përnevojat dhe kënaqësitë tona njëhapësirë kaq të gjerë, saqë rrezja e saje madhe zorse mund të përfshihet nga syri apo imagjinata.

Nëse mbështetemi në aftësitë tona fizike dhe të lindura, duke e konsideruar jetën e kësaj bote siqëllimin tonë kryesor dhe duke përqendruar në kënaqësitë e saj, do të mbytemi brenda një rrethi shumë të ngushtë. Përveç kësaj, pjesët e trupit tonë, ndjesitë dhe zotësitë do të jenë paditësit dhe kundërshtarët tanë në jetën e përtejme. Por, nëse e dimë se jemi mysafirë dhe si rrjedhojë, e kalojmë jetën brenda kufijve të miratuar nga Mikpritësi Bujar, do të çojmë një jetë të lumtur e paqësoredhe do të arrijmë nivelet më të larta. Do të shpërblehemi me një jetë të përhershme e të hareshme në botën e përtejme. Të gjitha pjesët e trupit tonë dhe zotësitë do të dëshmojnë në favorin tonë.

Aftësit tona të mrekullueshme nuk na janë dhënë vetëm për t’i përdorur në jetëne parëndësishme të kësaj bote, por na janë dhënë për jetën tonë të përhershme.Ne kemi më shumë aftësi dhe ndjenja sesa kafshët, por kënaqësia që na buron nga jeta jonë fizike është më e vogël nga ajo çka përfton një kafshë.Çdo kënaqësi në këtë botë mbart gjurmë dhembjeje, prishet nga brengat e
së shkuarës, frika e së ardhmes dhe zhdukja e kënaqësisë së përfunduar.Nga ana tjetër, kafshët ndiejnë kënaqësi pa dhimbje gëzim pa ankth dhe nuk kanë asnjë brengë të së shkuarës apo ankth pa ardhmerin

A jemi te persosur??
Malvina
Malvina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 80
<b>Postime</b> Postime : 3690
<b>Hobi</b> Hobi : wow
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ketu
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/12/2010

Përsosmëria e njeriut Empty Re: Përsosmëria e njeriut

Sun 2 Jan 2011 - 23:54
jo besoj se asnjeri nuk eshte i persosur por une per vete mundohem shume te jem ne radhe te pare per veten time pastaj per ata qe me rrethojne
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Përsosmëria e njeriut Empty Re: Përsosmëria e njeriut

Mon 3 Jan 2011 - 0:29
Persosmeria e njeriut eshte sinqeriteti rrespekti komunikimi mirkuptimi thjeshtesia e ti
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Përsosmëria e njeriut Empty Re: Përsosmëria e njeriut

Sat 22 Oct 2011 - 14:32
Persosmeria e njeriut eshte zotesia ku ai merr pjese, rendesi te madhe mban miresia ne te.
Sponsored content

Përsosmëria e njeriut Empty Re: Përsosmëria e njeriut

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi