Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tetovari që plagosi tiranasen, anëtar i mafias serbe 'Panthers Pink' Empty Tetovari që plagosi tiranasen, anëtar i mafias serbe 'Panthers Pink'

Sat 24 Aug 2013 - 19:29
Ai vrau veten në një hotel të Tiranës, pasi tentoi të vriste studenten 21 vjeçare A.S, për të cilën thuhet se kishin lidhje të ngushta intime. I njohur me Agim Emini, saktësisht është Qemaledin Adili dhe për të cilin nga Tetova, vendi i tij, kanë dalë fakte të reja. Burime të besueshme në policinë e këtij lokaliteti, tregojnë se Adili njihej me nofkën “Dino” dhe ekzistojnë dyshime se pas kthimit në Tetovë nga vendet e Evropës Perëndimore, ka filluar të bashkëpunojë me shërbimin sekrete të Maqedonisë. Kjo i ka mundësuar lehtë të nxjerrë dokumente me identitet të huaj. Falë raporteve të afërta me policinë, ai ka ndërmjetësuar për lirimin e striptisteve dhe prostitutave nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria e Moldavia, që shpeshherë janë arrestuar në lokalet e natës në Tetovë dhe rrethina, për të cilat ka fituar shuma të majme nga pronarët e lokaleve. Vite me radhë ka qenë i arrestuar në Zvicër, ku ende ndodhet në burg vëllai i tij më i ri, po ashtu për tregti me drogë dhe armë, informon Gazeta Dita.

Por i njëjti burim tregon se ka dyshime të forta që gjatë viteve të qëndrimit në Evropën Perëndimore, Qemaledini ka bashkëpunuar edhe me grupin e njohur mafioz serb “Pink Panter”, grup i cili plaçkit apartamente të pasanikëve anembanë Europës.

Sipas banorëve të Tetovës që pretendojnë se e kanë njohur mirë, Qemaledini (i njohur me nofkën “Dino”), ka bashkëpunuar me degët e këtij grupi mafioz në Çeki, Sllovaki, Zvicër dhe Gjermani. Ndërsa në shtëpinë e tij në Tetovë jeton vetëm nëna e tij. Në pjesën më të madhe të kohës, ai jetonte në Shkup ku dhe kishte një të dashur të moshës rreth 30 vjeçare.

Dëshmia e të plagosurës

Janë dashur disa ditë që ekspertët e grupit hetimor që po merren me zbardhjen e ngjarjes te hotel “Deja”, të mund të marrin dëshminë e studentes 21 vjeçare. Në fillim ajo ka hezituar, duke e konsideruar ngjarjen diçka personale, por hetuesit i kanë bërë të ditur përgjegjësitë ligjore rreth asaj ç’ka ka ndodhur. Oficerët e intervistuan në ambjentet e Spitalit Ushtarak, ku 21-vjeçarja u dërgua e plagosur nga tetovari 52-vjeçar Agim Emini, i cili u vetëvra pasi qëlloi mbi të. E plagosura ka pranuar miqësinë me Eminin, ndonëse sipas burimeve ka qenë shpesh kontradiktore se deri ku shkonte kjo miqësi. Sipas të njëjtit burim, ajo ka shpjeguar se me Eminin është njohur rastësisht në avion. Të dy ktheheshin nga Italia për në Shkup. Pas bisedës në avion, ata kishin pirë kafe bashkë në Shkup, dhe prej këndej Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë. Vajza ka shpjeguar se ata kanë mbajtur lidhje bashkë, dhe në 6 muajt e fundit kur Emini kishte nisur të bëhej i bezdisshëm ajo ishte përpjekur të shkëputej. E akuzonte për mashtrues, si sebep për t’u larguar prej tij. Ajo ka treguar se 5 ditë më parë, Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe bindur se nuk ishte mashtrues. E plagosura ka shpjeguar se ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit për t’u freskuar sepse aty i kishin thënë se ishte tualeti. Aty është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten. Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital. Sulçe nuk ka patur asnjë informacion për të kaluarën e tij, aq më pak për dyshimet që i ka qenë pjesëtar i mafias serbe.

“Panthers Pink”, tmerri i milardierëve

Panthers Pink është emri i dhënë nga Interpoli i një rrjeti ndërkombëtar hajdutësh të xhevahireve. Kjo bandë është nga më famëkeqët në botë përsa i përket veprave të kryera. Llogariten miliona Euro e US të grabitura nga pjesëtarët e këtij grupi mafioz, që ka degët e tij në shumë vende të botës. Vjedhjet dhe grabitjet e saj, kryesisht xhevahire dhe bizhu të shtrenjta, janë arritur të realizohen deri në Japoni. Llogariten që mafia të jetë e përbërë nga 60 anëtarë potencional, nga Serbia dhe Mal i Zi, shumë prej tyre, ish ushtarakë me të kaluar kriminale. Disa nga agjencitë e zbatimit të ligjit dyshojnë se grupi është përgjegjës për më shumë se 500 milionë dollarë nga plaçkitje të guximshme në Dubai, Zvicër, Japoni, Francë, Liechenstein, Gjermani, Luksemburg, Spanjë dhe Monako. Zbatimi i ligjit dyshon përfshirjen e tyre në grabitje e stoli të shtrentja në dyqani Harry Ëinston në Paris, më 9 dhjetor, 2008. Interpoli vlerëson se ka disa qindra hajdutë në grup dhe se shumica vijnë nga Serbia. Ata flasin rrjedhshëm shumë gjuhë të ndryshme dhe posedojnë pasaporta me emra të ndryshëm. Në vitin 1993, banda fitoi pseudonimin “Panthers Pink” pas vjedhjes së një diamanti 500.000 £ në zonën Mayfair të Londrës qendrore në Mbretërinë e Bashkuar. Hajdutët e fshehën diamantin në kuti kremi duke imituar një akt në filmin “Pink Panther” të viteve 1960. Në hapësirën e gjashtë viteve të para të këtij shekulli, llogaritet që Panthers Pink ka grabitur 120 dyqane në njëzet vende të ndryshme; Dubai, Gjenevë, Japoni, Londër, Danimarkë, Monaco, Paris, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ShBA. Këtë vit dyshohet se banda ka goditur në Kanë. Një njëri me fytyrë të mbuluar, ka hyrë në Hotel Carlton në Kanë dhe ka nxjerre jashtë diamante e bizhu me vlerë 136,000,000 USD, të ekspozuara nga Leviev. Nëse provohet kjo, mund të jetë edhe vjedhja më e kushtueshme në historinë e bizhuterive. Vit pas viti ka patur arrestime e dënime të kësaj bande, në shumë shtete, por veprimtaria e tyre vazhdon. Një gazetë serbe pak kohë më parë shkroi edhe për një skenarist amerikan i cili vizitoi Beogradin me qëllimin për të bërë një film për bandën famëkeqe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi