Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dy shqiptarë dhe një grek rrëfejnë racizmin dhe një Greqi në krizë Empty Dy shqiptarë dhe një grek rrëfejnë racizmin dhe një Greqi në krizë

Mon 26 Aug 2013 - 21:45
Xenia, është mishërimi i një mikpritjeje si ajo që grekët u bëjnë dy shqiptarëve. Xenia nënkupton mikpritjen në një vend të huaj, paçka se mund të mos jesh tërësisht i huaj. "Xenia" është filmi më i ri greko-franko-belg i cili po realizohet së fundmi në Francë, Belgjikë dhe Greqi. Ky është prodhimi më i ri kinematografik që do të tregojë historinë e dy vëllezërve që kanë nënë shqiptare dhe baba grek. Pas vdekjes së nënës së tyre vëllezërit nisen në kërkim të të atit. Rrugëtimi i tyre nëpër Greqi është një udhëtim në kërkim të identitetit të tyre. Në kërkim të këtij identiteti është edhe regjizori grek Panos H. Koutras, i cili po udhëton nga Greqia jugore e deri në veri, në kërkim të identitetit të humbur të vendit të tij.

Një nga departamentet e prodhimit kinematografik në Francë, i bashkohet këtij rrugëtimi, duke e bërë edhe më të thjeshtë realizimin e “Xenias”. Pritet që ky film të jetë pjesë e 25 festivaleve ndërkombëtare të filmit. Madje, mendohet që, sipas parashikimeve që studioja kinematografike franceze bën, ky film të jetë edhe pjesë Festivalit të Filmit të Kanës. Vetë regjisori thotë në një intervistë për “Flix”, agjencinë më të mirë të lajmeve për të rejat që vijnë nga bota kinematografike se është shumë i lumtur për këtë bashkëpumin që me siguri do të jetë po aq i suksesshëm sa edhe i sinqertë. Për sa i përket udhëtimit që Panos H. Koutras po bën me dy shqiptarët, Konstandino Nikulin dhe Niko Ngjelen, ai thotë: "Unë do të doja të besoj se ky është fillimi i një udhëtimi që nuk kam qenë kurrë krejtësisht i sigurt se unë vetë do të jem në gjendje ta bëj në Greqi. Dhe të jem i sinqertë, unë nuk jam ende plotësisht i bindur se kjo do të ndodhë.

Nuk e di se sa do të mund ta zbuloj identitetin e Greqisë në këtë udhëtim me dy shqiptarë. Mjerisht, e vetmja gjë që lulëzon në këtë vend është kinemaja. Është si një rreze drite, një reagim ndaj degradimit kulturor të këtyre dekadave të fundit. Unë vetë mendoj se ky film është një instrument i paçmuar për të arritur në promovimin që do të rivendosë imazhin e Greqisë në sytë e botës. Ministria e Kulturës dhe Turizmit, megjithatë, nuk duket se mendon kështu. Ata do të zgjidhnin të shpenzonin më mirë një shumë prej 20 milionë eurosh në branding apo reklamimin që mund t’i bëhet Greqisë (reklama turistike të paefektshme, me shumë gjasa), në vend që të financonte katër filma me 1 milionë euro (250.000 euro secila), mbështetur në sektorin e vetëm kulturor të qëndrueshëm në vend”. Kjo fjali e fundit është një nga ato që nga grekët nuk është pritur mirë. Ky regjizor po del dhe po ia thotë Greqisë të gjitha në sy, në një farë mënyre. Gjatë xhirimeve në Kozani regjisori i filmit Panos H. Kutras, i cili, katër vjet pas filmit “Strella”, edhe ky një prodhim kinematografik shumë i njohur, kërkon me këtë prodhim të ri të tij, identitetin e dy djemve dhe tërë Greqisë.

Ai shprehet për Flix-in: “Po, besoj se grekët, dhe gjithmonë e kam besuar këtë, ishin përherë shumë racistë. Besoj se njeriu është racist. Mendoj se, njeriu lind racist dhe thjesht në ecurinë e tij duhet të civilizohet, të bëhet njeri duke mos shfaqur kështu shenja racizmi”. Se sa rol mund të kenë luajtuar dy shqiptarët Konstandino Nikuli dhe Niko Ngjela, i pari 19 vjeç nga qyteti i Sarandës dhe i dyti 22 vjeç nga Tirana, këtë ne nuk e dimë, por fakti që një relgjisor grek përpiqet ta gjejë indetitetin me dy shqiptarë nuk besoj se do t’u pëlqejë më racistëve. Filmi “Xenia” tregon historinë e Danit dhe te Odhisesë, që pas vdekjes së nënës së tyre shqiptare, nisin një udhëtim nëpër gjithë Greqinë për të gjetur babanë e tyre, i cili i kishte braktisur qëkur ishin ende fëmijë. Dani (K. Nikuli) është 16 vjeç, ndërsa Odhisea (N. Ngjela) bëhet 18 vjeç gjatë udhëtimit të tyre. Duke u rrezikuar me deportimin, ata njohin njëri-tjetrin, takojnë njerëzkyç të cilët do t’i ndihmojnë në arritjen e qëllimit të tyre dhe do të burrërohen në kërkim të ëndrrës... E në përpjekje për t’i urusr suksese djemve shqiptarë, urojmë që mentalitetin grek t’ia përcejllin botës ashtu siç është.

Shqiptaro-grekët, të huaj në vendin e tyre

Tashmë është bërë e natyrshme që të rinj shqiptarë, të lindur në trevat shqiptare, por kryesisht nga gjenerata e dytë e emigranteve në Europë e më gjerë, me talentin e tyre, të bëhen protagonistë në shkencë, art dhe sport. Dhe shembujt janë të shumtë. Këtë radhë bëhet fjalë për dy të rinj, Konstandino Nikulin dhe Niko Ngjelën, i pari 19 vjeç nga qyteti i Sarandës dhe i dyti 22 vjeç nga Tirana, të cilët janë protagonistët kryesorë në filmin greko-franko-belg “Xenia” që do të shfaqet vitin e ardhshëm, fillimisht në kinematë e Francës dhe të Belgjikës dhe më vonë në Greqi. Gjatë xhirimeve, duke folur me regjisori i filmit Panos H. Kutras për filmin që tregon historinë e dy vëllezërve shqiptarë, duket e pashmangshme që të mos diskutosh me të për racizmin, për ksenofobinë, për një Greqi përherë në krizë dhe për gjithçka që e çoi regjisorin të vazhdojë filmografinë e tij idiosinkratike me një road movie dhe me dy djem adoleshentë të cilët nuk janë gjë tjetër veçse « të huaj në vendin e tyre ». Intervista në Flix, një nga portalet më të mira ku mund të gjesh informacione për filmat më të rinj, e dy protagonistëve Danit (Kostandino Nikulit) dhe Odhisesë (Niko Ngjelës) si dhe e drejtoreshës franceze të fotografisë Helen Luvar të fusin në një botë të ndërtuar me ëndrra të mëdha, identitete te humbura dhe... manga japonez. Le t’i urojmë dy të rinjve shqiptarë sukses të plotë të filmit…dhe role protagonistësh edhe në filma më të mëdhenj!

Pas kuintave të një filmi

Filmi “Xenia” po realizohet si shumë e një pune të madhe njerëzish. Regjisor i këtij produksioni do të jetë Panos. H. Kutras, ndërsa skenarist është Panajotis Evagjelidhis në bashkëpuim edhe me regjisorin, i cili nuk mundet ta lërë veten jasht, thuajse jashtë, gjatë xhirimeve. Producentja e filmit nuk është vetëm një. Si producentë rreshtojmë: Eleni Kosifidhu, Aleksandra Busiu dhe sërish Panos H. Kutras. Co-producente: Mari-Pier Masia, Zhyliet Leputre dhe Benua Roland. Drej- tuese fotografie do të jetë francezja Helen Luvar, ndërkohë që me skenografinë po merret Pinelopi Valti. Kostumet, një gjë jo pak e rëndësishme për një prodhim i cili pretendohet të shëtisë gjithë botë po realizohen aktualisht nga Vasilis Barbarigos, ndërkohë që me makijazhin po merren më së shumti francezët, ata që janë më afër botës së modës dhe estetikës. Përmendim këtu: Benedikt Truve-në, i cili do të bashkëpunojë për stilimin e flokëve me: Hronis Ximos.

Aktorët shqiptarë luajnë në krahë të...

Siç e thamë edhe më lartë në rolet kryesore të këtij prodhimi kinematografik greko-franko-belg do të jenë dy sghqiptarë të rinj. Emrat e tyre nuk janë shumë të njohur as në Shqipëri dhe as në Greqi, e megjithatë duket se ato do të fillojnë ta kërkojnë famën dhe suksesin në këtë film. Protagonistët kryesorë të filmit “Xenia” do të jenë Konstandino Nikuli (në rolin e Danit dhe Niko Ngjela (në rolin e Odhisesë). Në rolet e tjera rendisim aktorët: Romana Lobac, Agjellos Papadhimitriu, Janis Stankogllu, Marisa Triantafilidhu dhe të tjerë të cilët me siguri nuk janë më pak të rëndësishëm se dy shqiptarët tanë. Ky film nuk kushton pak. “Xenia” ka kërkouar një buxhet prej mbi 350 000 Eurosh për t’u ndjerë e realizuar. “Xenia” është bashkëpunimi i dytë i Panos. H. Kutres me francezët pas “Real Life”, i cili ishte realizimi i tyre i parë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi