Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme Empty Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Thu 29 Aug 2013 - 23:53
Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme 164-370x290Pjesa më e madhe e njerëzve janë të varur prej saj, sidomos ata që kanë një punë intensive të cilët e përdorin shpesh dhe rregullisht nën argumentin se i mban “zgjuar”.

Studiuesit e Universitetit të Karolinës së Jugut të drejtuar nga doktor Steven Blair, shprehen se personat me një moshë më të re se 55 vjeç dhe që pinë rreth 25 filxhanë kafe në javë, përshpejtojnë vdekjen e parakohshme, një rrezik që shtohet në masën 56%.

Studimi ka analizuar të dhënat klinike të mbi 40 mijë personave me moshë nga 20 deri në 87 vjeç, mes viteve 1979 dhe 1998 ku gjatë kësaj periudhe 2500 pjesëmarrës kishin vdekur.
Rezultatet treguan se ata që pinin sasi më të madhe kafeje dhe që ishin më të varur prej saj, kishin pësuar vdekje para kohe për shkak të varësisë, citon noa.

Femrat në moshë më të re se 55 vjeç duket se e kishin punën më pisk nga të gjithë pasi rrezikonin dyfish vdekjen nga pirja e shpeshtë e kafesë, në raport me ato femra që pinin më rrallë.

“Ndikimi i kafesë në vdekshmëri mbetet ende për tu sqaruar. Kafeja e pasur me kafeinë ka potencial për të çliruar adrenalinë, dobëson aktivitetin e insulinës dhe shton presionin e gjakut. Alternimi i pirjes së kafesë me elementë dhe sjellje të tjera pak të shëndetshme si fjetja në orët e vona dhe një dietë e çrregullt ushqimore, apo pirja e duhanit komplikon situatën”, shprehet Xuemei Sui, bashkautor i studimit.

Studiuesit shtojnë se konsumi i shpeshtë i kafesë dhe alternimi i saj me një stil jete pak të shëndetshme, përshpejton rastet e vdekjeve të parakohshme. tilegrafi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi