Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sindroma Samo, i sëmuri kërkon vdekjen prej partnerit  Empty Sindroma Samo, i sëmuri kërkon vdekjen prej partnerit

Tue 26 Apr 2011 - 14:52
Sindroma Samo, i sëmuri kërkon vdekjen prej partnerit  Zjarrizemer
Sindroma e Samo-s është një cregullim mendor i rrallë, që prek kryesisht
gratë. Ato kërkojnë raporte seksuale jo të mbrojtura me persona të
infektuar prej sëmundjeve të rënda si SIDA, hepatiti apo sifilizi.

Ishulli i Samo-s në detin Egje ishte i
famshëm në të shkuarën sepse aty gjendeshin lebrozët shumë lehtë. Nuk
ishte i ndaluar kontakti i të sëmurëve me personat e tjerë të
shëndetshëm të ishullit. Mes tyre mund të kishte lidhje sentimentale dhe
martesë.

Eshtë dokumentuar episodi i një vajze të shëndetshme, e cila u lidh në
martesë me një djalë të sëmurë me lebrozë; vajza jo vetëm që nuk kishte
problem kontaktet seksuale, por ishte tmerrësisht e tërhequr prej
partnerit të saj, pikërisht se ai ishte i sëmurë. Instituti i Sëmundjeve
Infektive të Universitetit të Bolonjës ka marrë shkas nga ky ishull për
t'i dhënë emër këtij fenomeni psikologjik.

Sindroma Samo bën pjesë në atë kategori sjelljeje erotike-seksuale jo
konformiste në sferën seksuale,që në thelb është një crregullim psikik.
Kush bën një sjellje të tillë, shpesh fsheh probleme psikologjike shumë
të rënda. Shkak mund të jetë marrëdhënia me nënën, e cila mund të jetë
treguar e ftohtë në marrëdhënie me fëmijën ose mund të ketë patur
personalitet të fortë.

Sindroma e Samo-s jo vetëm që prek mendërisht një person, por ka edhe
një impakt më të gjerë, sepse përhap sëmundje të rënda ngjitëse
vdekjeprurëse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi