Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Bajram Nenada
Bajram Nenada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 3
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/08/2013

Gjëndja e rënuar e arsimit në Shqipëri Empty Gjëndja e rënuar e arsimit në Shqipëri

Fri 30 Aug 2013 - 22:33
Është e vërtetë që shumë të rinjë që sot jetojnë në fshatra, u duhet që të udhëtojnë për shumë orë nëpër dëborë, shi, për të arritur në shkollat përkatëse.
Edhe pse janë ndërtuar disa shkolla, ka shumë të tjera ku mungojnë ambientet e laboratorëve si dhe mungesa e bibliotekave.
Të rinjëve të fshatrave u mohoet çdo lloj angazhimi jashtë shkollorë.
Shumë prej tyre e kanë të pamundur që të shpresojnë për një jetë më të mirë.
Të themi drejtën arsimi, kohëve të fundit është rrënuar.
Mendoj që duhet ndryshuar kjo situatë tepër e rëndë!
Nxënësit duhet të kenë më shumë mundësi të informohen për profilet e arsimit tëlartë.
Mësuesi duhet ti orientojë njohuritë e nxënësve, që një dit ata të jenë të gatshëm për të ardhmen.
Për të gjithë ata nxënës që udhëtojnë me orë të gjata, duhet të ketë një ndihmë transporti.
Orët e mësimit duhet të zhvillohen të plota, normale dhe të detyrushme, si në qytetë ashtu dhe në fshatra.
Zhvillimi i orës së mësimit duhet të shpjegohet në mënyrë lineare, pa kundërtema, pa emocione.
Gjithashtu duhet të krijohen patjetër disa qëndra rinore, të cilat më të vërtetë do u shërbejnë disa fshatrave dhe komunave.
Ka shumë raste të tilla ku kushtet e papërshtatshme qojnë në ndërprerjen e orës së mësimit.
Nëpër shkollat tona përfshihen edhe gjimnazet ku nga të gjithë ata që dalin mërezultate të mira, vetëm një pakicë e meritonë vërtetë.
Është një sistem inflacionist që mundëson dallimin e nxënësve nga njëri tjetri.
Një problem tjetër shqetësues është dhe pjesmarrja e nxënësve dhe studentëve nëpër mitingje politike, ku nga ana tjetër mund të them që është me prapavijë politke çdo reformë që reklamohet për arsimin.
Çdo kush nga ne mund të mendojë që ata shkojnë me dëshirë por jo në fakt!
Këtyre nxënësve u impunohet ajo dëshirë, nga mësues liberalë të cilët janë të punësuar dhe të porositur nga partia-shtet.
Nuk kanë asnjë normë morale dhe etike këto lloje taktikash që po përgatitin njëbrez jo të denje për të ardhmen e këtij vendi!
Është një realitet i hidhur, mëi hidhur se sa çdo gjë tjetër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi