Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, ish-ministrja e arsimit: Do kemi 2 orë drita si në Shqipëri Empty Greqi, ish-ministrja e arsimit: Do kemi 2 orë drita si në Shqipëri

Fri 17 Feb 2012 - 1:35
Greqi, ish-ministrja e arsimit: Do kemi 2 orë drita si në Shqipëri Marjeta-Janaku-300x199Ish-ministrja e arsimit dhe eurodeputetja e partisë Demokracia e Re, Marjeta Janaku ka deklaruar së duhet me çdo kusht që Greqia të qëndrojë në eurozonë përndryshe…
Në një intervistë të dhënë kanalit televiziv shtetëror NET, ajo theksoi se: “Edhe në vitet e ardhshme nuk do të ndalet mbikëqyrja e Greqisë nga evropianët”, pasi ajo konsideron se Greqia, që t’u rikthehet tregjeve financiare ndërkombëtare do t’i duhet shumë vite.
“Nëse rikthehemi në dhrahmi, do të kalojmë shumë më keq sesa mund ta imagjinojmë, shumë herë më keq se vendet e treta apo të ashtuquajtura socialiste e tepër të varfra. Do të presim në radhë për të blerë diçka, gjënë më elementare. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, sidomos ata të cilët falsin për rikthim në dhrahmi”, pohoj ajo.
Gjithashtu, ish-ministrja shtoi: “Nëse Greqia vendos të kthehet në monedhën e saj kombëtare, dihet se tragjedia do të jetë e pashmangshme. Do të kemi vetëm dy orë drita në ditë, më keq se Shqipëria, ashtu siç edhe vendi fqinjë i cili u dispononte vetëm dy orë drita qytetarëve të tij dhe pjesën tjetër na e shiste ne. Do të presim në radhë për gjysmë kile lulelakër!”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi