Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë Empty Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë

Mon 2 Sep 2013 - 20:57
Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë (CESA) publikoi raportin për tendencat e krimit në Shqipëri për vitin 2012. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2012, në Shqipëri mesatarisht një vrasje në 72 orë, një plagosje e lehtë me dashje çdo 6 orë dhe një vjedhje çdo 90 minuta. Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënuan pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit. Duke analizuar të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit mbi kriminalitetin përgjatë vitit të shkuar në vitin 2012 janë evidentuar 14,030 vepra penale, ku pjesën dërrmuese të tyre, rreth 96% e zënë vjedhjet e ndryshme, kanosjet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës.

“Mesatarisht, gjatë vitit 2012 në çdo 40 minuta ka ndodhur një krim. Më konkretisht, organet e Policisë së Shtetit kanë evidentuar: Vjedhje në çdo 90 minuta; Plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë; Vjedhje banese në çdo 7 orë; Vjedhje lokal tregëtie në çdo 8 orë; Dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë; Kanosje në çdo 8.5 orë; Armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë; Vjedhje automjeti në çdo 13 orë; Krime kundër jetës thuajse në; çdo 24 orë; Vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë; Vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë; Vrasje në çdo 72 orë”,-thuhet në studim. Organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e thuajse 2/3 (ose më saktë 76.8%) të veprave penale të regjistruara vitin e shkuar”.

Sipas studimit zbulueshmëria më e ulët (midis 26%-52%) sipas të dhënave zyrtare shënohet në rastet e vjedhjeve dhe shkatërrimit të pronës. Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënojnë pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit (periudha Janar-Mars), vijon studimi.

Sipas studimit vrasjet janë në rritje prej vitit 2010. Këto krime kanë kapur një shifër prej 354 veprash të tilla penale në vi tin që lamë pas. “Krimet kundër jetës kanë shënuar shifrën më të lartë për 3-mujor të pesë viteve të fundit me 111 vepra penale për periudhën Korrik-Shtator 2012. Pjesën më të madhe të kësaj kategorie e zënë veprat penale të “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Vrasje”.

Vetëm 2 raste janë kategorizuar si vepër penale “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” për të cilën kodi penal parashikon dënime më të ashpra. Vjedhjet e ndryshme përbëjnë thuajse 40% të totalit të veprave penale të regjistruara nga organet e Policisë së Shtetit në vitin 2012 dhe njëkohësisht shfaqin shkallën më të ulët të zbulueshmërisë (nga 26%-52% të rasteve). “

Vjedhje banese” dhe “Vjedhje automjeti” kanë shënuar një rritje prej 26% dhe 11% përkatësisht krahasuar me një vit më parë (2011). “Vjedhjet me armë” dhe “vjedhjet me dhunë” gjithashtu janë në rritje të pandërprerë prej 5 vitesh. Studimi thekson se përveç trendit në rritje për këto vepra penale, një tjetër fakt shqetësues përbën edhe shkalla e zbulueshmërisë së tyre.

Më konkretisht gjatë vitit 2012 organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e rreth 50% të rasteve të vjedhjeve me armë apo vjedhjeve me dhunë. Synimi i këtij studimi është të krijonte sensibilitetin e duhur tek publiku, institucionet shtetërore, opinion bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend.

/Shekulli Online/E.D./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë Empty Re: Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë

Mon 2 Sep 2013 - 20:59
ky eshte shteti qe ka istalu bastardi berishe
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë Empty Re: Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë

Sat 31 May 2014 - 21:27
-Mungesa e edukimit familjar!

-Mungesa e edukimit shkollor!

-Mungesa e edukimit shteteror!

...me tre mungesa, vdes kultura!
Sponsored content

Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë Empty Re: Studimi: Në Shqipëri ndodh 1 vrasje çdo 72 orë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi