Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjëra që për atë vlejnë më shumë se një “Të Dua” Empty Gjëra që për atë vlejnë më shumë se një “Të Dua”

Thu 5 Sep 2013 - 22:26
  • E keni menduar ndonjëherë se çfarë tjetër mund ta bënte një mashkull t’ju donte më shumë, përveçse t’i thoshit se e doni?! Zbulojeni në këtë artikull, i cili nuk është i vështirë për t’u vënë në praktikë…

Gjëra që për atë vlejnë më shumë se një “Të Dua” 8f73423a-d2ee-4511-890e-1568001c4cdd---0-
Veprat flasin më shumë sesa fjalët, për të cilat femrat janë mjeshtre. Por për meshkujt një gjest i bukur, qoftë edhe i vogël, mban një vlerë shumë më të rëndësishme sesa një apo shumë “Të dua”. Thuhet se meshkujt vijnë nga Marsi, ndërsa gratë nga Venusi, kështu që zemrat mashkullore dhe ato femërore rrahin për arsye apo motive të ndryshme. Le të shohim disa gjeste të cilat gratë mund t’i vënë në praktikë për të kënaqur burrat e tyre:

Kushtoji vëmendje totale

Kur truri i mashkullit “sheh” që kontrolloni Iphone-in ndërsa jeni duke darkuar, përkthehet: “Unë nuk jam i rëndësishëm për të”. Është vënë re se gratë, ndryshe nga meshkujt, janë të vëmendshme ndaj shumë gjërave njëherësh, por partneri e vlerëson nëse përqendroheni vetëm tek ai. Për të është njësoj si të thuash “Ti je prioriteti im i vetëm dhe të dua”.

Gatuaj shpesh pjatën e tij të preferuar

Ekziston një fjalë e urtë e cila vlen edhe sot e kësaj dite: “Mënyra më e mirë për të bërë për vete zemrën e një mashkulli është ta ‘kapni për fyti’”. Të dini se çfarë i pëlqen të hajë dhe t’i përgatisni shpesh pjatën e tij të preferuar për atë tregon se sa mirë e njihni dhe sa shumë e doni.

Vish fustanin që ai preferon

Mashkulli u përgjigjet më shumë sesa femra mesazheve vizive, thonë ekspertët. Kështu që nëse për një mbrëmje të rëndësishme vishni fustanin që ai preferon kjo do ta bëjë atë të ndihet i vlerësuar dhe teksa do t’ju shohë do t’ju adhurojë. Një studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Rochesteri-t në Nju Jork ka zbuluar se zonjat me të kuqe janë “nxitëse” për burrat.

Kujdesu për veten

Nëse kontrolloni stresin, hani mirë, bëni ushtrime fizike dhe nëse nuk pini duhan tregon se i bëni mirë vetes tuaj, tregoni kujdes, por gjithashtu këto mënyra tregojnë se ju e respektoni partnerin tuaj dhe për rrjedhojë edhe e doni shumë atë. Po kështu demonstrohet se bëni gjithçka për të jetuar më gjatë dhe sa më mrekullueshëm me partnerin tuaj.

Bëji komplimente

Gjejeni mënyrën që mashkulli juaj të ndihet “kalorësi” juaj pa frikë, shpëtimtari i problemeve tuaja, hamshori juaj. Në këtë mënyrë do ta bëni të ndihet i rëndësishëm, akoma më shumë nëse e mbushni me komplimente. Do të kuptojë se e mbështesni dhe e doni dhe kjo do t’i rrisë besimin në vetvete.

Inkurajojeni atë që të kujdeset për veten

Sugjerojini që të harxhojë kohë për veten e tij, të dalë me miqtë, të marrë pjesë në ndonjë lojë sportive ose edhe të zgjohet vonë ndonjë mëngjes. Ai do ta shohë këtë si një formë mbështetjeje nga ana juaj, apo si një përkrahje e nevojave të tij për liri.

Jepini një përqafim të gjatë

Në vend të një puthjeje të shpejtë përpara se të vrapojë për te dera, jepini një përqafim të bukur dhe të gjatë. Për meshkujt kontakti fizik është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë: përqafohuni të paktën për 7 sekonda. Kjo është kohë e mjaftueshme për ta vlerësuar atë në një tjetër mënyrë.

Seks i shpejtë

Të bëni dashuri për një orë është bukur, por ndonjëherë të bëni seks për pak minuta është edhe më bukur. Meshkujt ngarkohen me një rritje të dopaminës, një substancë kimike të cilën e çlirojnë gjatë marrëdhënies seksuale dhe e cila stimulon qendrën e kënaqësisë. Gratë i adhurojnë përkëdheljet, para dhe pas raportit, por ama ndonjëherë mund të plotësoni edhe dëshirën e tij për një seks të shpejtë.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi