Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit Empty Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit

Sat 14 Sep 2013 - 10:46
  • Nertil Kruja nga Elbasani akuzohet se ka përdhunuar vajzën 20 vjeçe. Nëna e të dëmtuarës: Time bijë e futën në kurth motrat e përdhunuesit

Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit Elbasan_1
Një 26-vjeçar nga Elbasani përfundoi në pranga mëngjesin e së premtes nën akuzën se ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij, duke përfituar nga kushtet e saj fizike. Viktima që është shurdhmemece, nuk ka mundur të mbrohet për një kohë të gjatë dhe për pasojë është abuzuar seksualisht nga 26-vjeçari. Policia bën të ditur se ka arrestuar të riun Nertil Kruja. Abuzimi raportohet se ka ndodhur në 12 dhjetor të vitit 2012. Viktima, emri i së cilës nuk publikohet, është rreth 20 vjeç.

Në Gjykatën e Elbasanit u përcaktua masa e sigurisë arrest me burg për të riun, duke e akuzuar për veprën penale të “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona të paaftë për t`u mbrojtur”. Deklarata e nënës së S. A. (duke qenë se vajza është me aftësi të kufizuara, i është marrë deklaratë nënës se saj, shtetases Zembrije A.). Vajza i ka treguar nënës gjithçka ka ndodhur. Ka qenë e ëma që ka kryer edhe denoncimin në polici. Nga rrëfimet e gruas është saktësuar se ditën që i është përdhunuar vajza e sëmurë ajo bashkë me bashkëshortin e saj nuk kanë qenë në shtëpi dhe sipas saj kanë qenë motrat e përdhunuesit ato që kanë marrë vajzën për një kafe në banesë dhe aty është gjendur vëllai i tyre i cili ka kryer përdhunimin.

Dëshmia në polici

Nëna e vajzës iu ka thënë punonjësve të policisë se vajza ishte munduar t’i shpjegonte përdhunuesit të saj se do t`ua tregonte prindërve për ç`ka ai kishte bërë. “Vajza ime është e traumatizuar dhe gjithë kjo histori ndodhi nga kurthi që i ngritën dy motrat e Nertilit. Ne jetojmë në një shtëpi bashkë me vajzat tona të cilat janë S. 20 vjeçe, A. 23 vjeçe dhe Serxho 13 vjeç. Kemi një aktivitete privat, biznes të vogël në Elbasan. Dua të sqaroj se unë me bashkëshortin tim kemi shkuar ne Turqi ditën e diel, 12 dhjetor 2012.

Kur jemi kthyer nga Turqia, vajza ime mori një tel të trashë dhe e lidhi pas një trau, (pasi neve e kemi shtëpinë dykatëshe) dhe tentoi të vetëvarej. Shyqyr që qëllova unë aty dhe e kam shpëtuar vajzën time. E kam pyetur se çfarë kishte që ishte aq e mërzitur dhe ajo me shenja më tha që, para 4-5 ditësh, pra në kohën kur unë me bashkëshortin isha në Turqi, rreth orës 10.00 ka qenë vetëm në banesë pasi vajza e madhe A. ishte në dyqan dhe djali ishte në shkollë. S. më tha se kishte qenë jashtë në katin e parë në oborr dhe në këtë moment kishin dalë fqinjët e mi.

Të dyja fqinjat, të cilat janë motra, i kishin thënë S. me shenja që hajde të pish një kafe. Vajza kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe sapo është futur në banesë aty ka qenë vëllai i tyre, Nertil Kruja dhe e ka tërhequr vajzën me zor, e ka shtrirë në dysheme dhe e ka përdhunuar. Në këtë moment motrat e Nertilit kanë dalë nga dhoma kanë mbyllur derën me qëllim që të mos dëgjoheshin nga komshinjtë se çfarë po ndodhte brenda shtëpisë së tyre”.shekulli.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit

Sat 14 Sep 2013 - 11:25
kafshe
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit

Sat 14 Sep 2013 - 11:31
Sbesoj te ket qen perdhunim ky, por seks me deshir. Kushedi si kan rrjeth ngjarjet dhe e ka denoncuar kjo. Shurdhmemece zdo te thot qe ska duar dhe kemb g5g
Sponsored content

Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Përdhunoi fqinjën shurdhmemece, pranga 26-vjeçarit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi