E shtyp me kamion minorene dhe e lë në rrugë, pranga 48-vjeçarit
Sat 3 Aug 2013 - 12:19
Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 49- vjeçarin Frrok Koleci, i cili akuzohet se ka paplasur për vdekje një vajzë 7-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një vajzë minorene është gjetur e vdekur në rrugë nga prindërit e saj. Prindërit thuan që vajza me inicialet Xh. G, 7 vjeç, kishte shkuar të kulloste bagëtitë, por nuk u kthye më në shtëpi.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut Shkodër bënë të ditur se Koleci, banues në fshatin “Shelqet”, bashkia Vua Dejes Shkodër, u arrestua pasi në fshatin “Stajkë”, duke drejtuar mjetin Iveko kamion, me targë SH 8461 D, dhe dyshohet se ka aksidentuar për vdekje minorenen.
Koleci nuk i ka dhënë asnjë ndihmë vajzës, por e ka lënë të shtrirë në rrugë, derisa e kanë gjetur familjarët.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi