E dhunon 16-vjeçaren dhe e hedh në rrugë, pranga 35-vjeçarit
Wed 31 Jul 2013 - 13:13
Dhuna ndaj grave ka marrë përmasa shqetësuese, ku një vajzë e mitur ishte dhunuar nga një 35-vjeçar dhe ishte hedhur në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para dy muajsh, por 16-vjeçarja nga frika e kërcënimeve ka heshtur. Mësohet se sot policia e Tepelenës ka ndaluar sot shtetasin me iniciale A. Gj, 35 vjeç, i cili akuzohet për pengmarrjen e një 16-vjeçareje. Polica bën të ditur se A. Gj, pasi e kishte dhunuar vajzën me sende të forta për disa orë e kishte hedhur në rrugë.
E mitura V. S nga një fshat i Tepelenës është gjetur në rrugë nga policia, por nuk ka treguar për ngjarjen.
Duke u nisur nga deklarata e vajzës policia pas shumë hetimesh së bashku me prokurorinë kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe të lëshojnë urdhër arresti për këtë shtetas. Mësohet se hetimet për këtë rast vijojnë.
Vetëm muajin që po lëmë pas është shënuar një numër i madh i rasteve të dhunës ndaj grave, ku 4 gra kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi