Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Empty Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit

Sun 3 Mar 2013 - 11:25
Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Vajza-285x300Çaste tmerri ka përjetuar një 13-vjeçare nga Korça, e cila është përdhunuar nga një 26-vjeçar.
Sipas policisë së Korçës, 13-vjeçarja me iniciale M.G. është rrëmbyer nga 26-vjeçari Nikolin Samara, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të, jashtë dëshirës së saj.

Agresori pasi e rrëmbeu, e çoi minorenen në një banesë të vjetër në fshatin Mborje dhe aty e ka përdhunuar gjatë gjithë natës.
13-vjeçarja i kishte prindërit në Greqi si emigrantë dhe jetonte me gjyshin dhe gjyshen. Të afërmit e saj denoncuan në polici dhe në orët e para të mëngjesit u bë i mundur arrestimi i 26-vjeçarit.
Dyshohet se agresori e ka përdhunuar edhe më parë vogëlushen, duke përfituar nga mungesa e prindërve të saj. /alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit

Sun 3 Mar 2013 - 11:46
Cfare maniakesh mban kjo bote!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit

Mon 4 Mar 2013 - 13:08
Flet e mitura e përdhunuar: “Më detyroi të bënin seks si nëpër filma”
Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Shtepia
13-vjeçarja M.G e cila është nxënëse e klasë së shtatë ka rrëfyer në polici orët e tmerrit që ka kaluar me 26-vjeçarin Nikolin Samara i cili e ka rrëmbyer nga shtëpia e gjyshërve më të cilët jetonte dhe e ka përdhunuar për orë të tëra, në një banesë 2- katëshe në fshatin Mborje, në periferi të Korçës. “Kam kaluar orë të frikshme. Jam përballur me një dhunë seksuale që nuk ia uroj askujt. U përdhunova barbarisht nga e shtuna deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Tani ndihem keq”, është shprehur ajo.
Më tej ajo tregon se ai e ka hipur me forcë në një makinë rreth orës 17 për ta cuar më pas tek shtëpia dykatëshe.” Kur mbërritëm në Mborje dikush i solli një çelës të banesës dykatëshe ku edhe më çoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, pa dëshirën time. I kërkova që të ndalonte dhe të më kthente në banesë, por ai kurrsesi nuk e pranonte një gjë të tillë. Bëri seks me mua si nëpër filma dhe nuk pranonte të më çonte në shtëpi edhe pse i përgjërohesha pambarimisht”, tregon e mitura.

Më tej 26 vjecari e kishte cuar afër shtëpisë diku rreth orës katër të mëngjesit, me një taksi ndërkaq që nga Greqia kishin mbërritur prindërit e saj emigrant të cilët menjëherë bënë denoncimin./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit

Wed 6 Mar 2013 - 1:06
Mjeksia Ligjore: E mitura është përdhunuar barbarisht me orë të tëra
Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit 121Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Korçë kur një 26 vjeçarë përdhunoj një 13 vjeçare sot ka marrë “goditje” të re.
Sipas ekspertizës së mjeksisë ligjore është bërë me dije se e mitura është përdhunuar dhe se mbi trupin e saj ka shenja të seksuara dhune.
Pas denoncimit, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin, duke dokumentuar edhe provat ndaj 26-vjeçarit Nikolin Samara.
Në dosjen e Prokurorisë është administruar si provë edhe raporti mjekoligjor që e mitura me iniciale M.G. ka kryer pas kontrollit gjinekologjik në Maternitetin e Korçës.
Ajo është vizituar në praninë e mjekut ligjor dhe njërit prej gjinekologëve të shtëpisë së lindjes. Burime nga Prokuroria bënë me dije se në këtë raport është shkruar se me të miturën janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë./alb-observer.com/
Sponsored content

Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit Empty Re: Rrëmben dhe përdhunon minorenen, pranga 26-vjeçarit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi