Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Neonazistët vrasin këngëtarin grek Empty Neonazistët vrasin këngëtarin grek

Wed 18 Sep 2013 - 22:20
Neonazistët vrasin këngëtarin grek KILLAHP5_530_355Neonazistët grekë kanë sulmuar një këngëtar, duke e lënë të vdekur. Mësohet se 34-vjeçar grek Pavlos Fissas, me profesion muzikant, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Këngëtari njihej si aktivist i majtë, antifashist dhe antiracist, dhe bindjet e tij mendohet që kanë qenë edhe shkak i krimit.

Ndërkohë që në një njoftim zyrtar, partia neonaziste greke mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Policia greke arrestoi një 45-vjeçar, i cili ka pohuar se është anëtar i "Agimit të Artë",

Krimi ndodhi teksa reperi grek Pavlos Fissas, që njihej me pseudonimin Killah P. (në foto), doli me të fejuarën dhe miqtë e tij nga një klub, ku kishte ndjekur një ndeshje futbolli dhe është përplasur me një grup njerëzish të veshur me të zeza. Dëshmitarët thanë se ata persona ishin anëtarë të partisë "Agimi i Artë". Kur 34-vjeçari është larguar, njëri prej tyre e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po heton për të zbuluar motivet e kësaj vrasjeje, por mendohet se ajo mund të ketë të bëjë me ngjarjen e disa ditëve më parë, kur neonazistët sulmuan një grup komunistësh duke shkaktuar 9 të plagosur.

Partitë e majta dhe sindikatat dënojnë ngjarjen dhe bëjnë thirrje për protesta kundër "Agimit të Artë".

/Shekulli Onlien /E.L/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Neonazistët vrasin këngëtarin grek Empty Re: Neonazistët vrasin këngëtarin grek

Sat 21 Sep 2013 - 13:34
Momenti i vdekjes së muzikantit grek në krahët e të dashurës së tij
Neonazistët vrasin këngëtarin grek Greqi
Është vrasja që ka tronditur më shumë se kurrë opinion grek. Pavlos Fissas ishte një muzikant antifashistë, që u vra me gjakftohtësinë më të madhe nga neo-nazistët dhe ishte... grek!

Dëshmitari okular, i cili është banor i zonës, përshkroi për gazetën “Proto Thema” momentin tronditës: “Ishte pikërisht neonazisti Roupakias, ai i cili e goditi me thikë. Më pas pash të dashurën e tij teksa e përqafoi në rrëkenë e lotëve dhe mundohej me duart e saj i ti mbyllte plagët e shkaktuar nga thika dhe gjaku që i rridhte. Ishte e shokuar. Më pas mbërriti policia dhe e mori nga vendi ku u vra...”, deklaroi dëshmitari, raporton "alb-observer".

Ndërsa publikimi i fotografisë ka shkaktuar reagime të forta edhe pse ajo përbën një fakt për krimin e kryer nga neonazisti.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Neonazistët vrasin këngëtarin grek Empty Re: Neonazistët vrasin këngëtarin grek

Sat 21 Sep 2013 - 13:41
hmmmm
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Neonazistët vrasin këngëtarin grek Empty Re: Neonazistët vrasin këngëtarin grek

Sat 21 Sep 2013 - 21:24
Ne te gjithe kohet e vendet fashizmi e fashistet nje fytyre kane...
Sponsored content

Neonazistët vrasin këngëtarin grek Empty Re: Neonazistët vrasin këngëtarin grek

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi