Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” Empty Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6”

Wed 18 Sep 2013 - 22:33
Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” 356B2CCAF75745D3D7277212BF3779_h402_w598_m2_q90_cTNPbBrvfMediet ndërkombëtare i kushtojnë sërish vëmendje kultivimit të hashashit në Lazarat dhe pamundësisë së shtetit shqiptar për të ndërhyrë. Televizioni francez “M6”, përmes emisionit investigativ “Zonë e Ndaluar” sjell pamje të reja, të marra në afërsi të fshatit problematik, por pa arritur të hyjë atje.

“Lazarati, kryeqyteti evropian i kanabisit”, titullohet reportazhi në fjalë. Siç shprehen gazetarët francezë, në vitet e fundit, Shqipëria është bërë prodhuesja e parë e kanabisit në Europë. “Në një vend ku të tymosësh hashash është e paligjshme, një fshat i tërë është angazhuar në kultivimin e kanabisit. E pafuqishme, ose e korruptuar, policia lejon trafikantët e armatosur, që të vijojnë normalisht me punën e tyre”, shkruajnë reporterët e “M6”.

Mund të të vrasin

Duke cituar një fotoreporter vendas, që ndihmoi gazetarët t’i afroheshin Lazaratit, ata theksojnë se, është gati e pamundur hyrja në fshat, pasi banorët edhe mund të të vrasin. Ata sjellin në vëmendje hyrjen në Lazarat, të dy të rinjve holandezë, tre vjet më parë, duke marre edhe pamje nga realizimi i tyre televiziv.

Një biznes i tillë, thuhet në reportazh, po mban të gjallë ekonominë e zonës. Trafikantët sigurojnë punë për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, me një pagesë nga 70 deri në 150 euro në ditë. Shuma, që ata marrin nga kjo punë sezonale, shkon deri në katër mijë euro në muaj, që është pesë herë me e larte,se mesatarja e pagesave në Shqipëri.

Mbi 900 ton kanabis në vit

Në material citohen edhe të dhënat e policisë, sipas të cilave në një vit trafikohen më shumë se 900 ton kanabis nga Lazarati. Vlera e kësaj sasie arrin në 4.5 miliardë Euro, që është sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

“Të armatosur me kallashnikov, prodhuesit e drogës nuk hezitojnë të qëllojnë për të trembur turistët kuriozë apo helikopterët e ushtrisë, që tentojnë të fluturojnë mbi zonë”, përfundon reportazhi, citon "Vizion+". Materiali është pjesë e një vëzhgimi të gjerë të televizionit francez për trafikun e drogës në vendin e tyre dhe pjesa për Shqipërinë zgjat rreth 15 minuta.shekulli.
Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” 2A18EB8DAB9E5AA88C5DD5573E33_h402_w598_m2_q90_cOylbbbfjShqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” E561B2E0B9DAB6DEDA3E5A1F9607_h402_w598_m2_q90_cnbKxVBjGShqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” 245E7721153115BFE9A9B46C97C9_h402_w598_m2_q90_cuerwAKAK
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” Empty Re: Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6”

Wed 18 Sep 2013 - 22:40
epo ja nje sport qe morem vendin e pare
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” Empty Re: Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6”

Fri 27 Sep 2013 - 15:08
Kur nuk mund te hyje ne nje fshat te perdale kjo ushtri e shtetit shqiptar, qysh mendon se eshte e gateshme te mbroje Shqiperine nga cdo armik?!

Harrova, e mbron feja islame Shqiperine!...
Sponsored content

Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6” Empty Re: Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi