Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori) Empty Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori)

Mon 23 Sep 2013 - 23:26
Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori) Article-2311874-14A72F55000005DC-825_634x480Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori) Article-2429113-182C493800000578-370_634x449Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori) Article-2429113-182C260500000578-742_634x845
Ajo pëlqehet gjerësisht në Gjermani, por urrehet në vendet me probleme të eurozonës. Si figurë kryesuese e luftës kundër krizës financiare të rajonit, Kancelarja Angela Merkel është e detyruar të thotë: “Jo”.

Ajo ka bllokuar dhënie borxhi, ka refuzuar propozime, kundërshtuar kërkesa, duke mbajtur në këmbë pjesën tjetër të Evropës. Për këtë, ajo ka marrë lëvdata në vendin e saj – ku e kanë quajtur “Mutti” (Mommy) dhe jashtë vendit ka krijuar antipati.

Fotot e saj të përpunuara, me brirë djalli dhe me mustaqe të stilit të Hitlerit, janë kthyer në pankarta të rregullta të protestave kundër kursimeve nëpër Evropë. Ajo ka marrë kërcënimi dhe bomba të dërguara me postë.

Ajo është femra e parë në Gjermani që zgjidhet Kancelare, dhe i pari person nga Gjermania Lindore që merr një post të tillë. Ajo është femra e dytë më e fuqishme në listën e revistës “Forbes”, pas Barak Obamës. Është kritikuar vazhdimisht për pavendosmëri të gjatë dhe maturi.

59-vjeçarja është vajza e një ministri protestant dhe është rritur në një qytezë të vogël në pjesën komuniste të Gjermanisë. Ajo studioi fizikë para se të hynte në politikë si zëdhënëse e lëvizjes opozitare në Gjermaninë Lindore “Zgjimi i Demokracisë”, gjatë revolucionit.

Ajo hyri në parlament në zgjedhjet e para të bashkimit të vendin, duke mbajtur disa poste ministrore dhe u zgjodh lidere e opozitës para se të zgjidhej Kancelare në 2005-n. U rizgjodh në vitin 2009 dhe tashmë ka fituar dhe një mandat të tretë, sipas rezultateve paraprake të publikuara sot.

Popullariteti i Merkel është rritur akoma më shumë. Në korrik, popullariteti i saj sipas Institutit Forsa, ishte më i larti për të gjithë liderët politik në Gjermani, ku 70% e votuesve thanë se, ishin të kënaqur me punën e saj.
Zonja, Jo e Evropës (profili i politikanes më të fuqishme në histori) Article-2429786-1BE661CE000005DC-156_634x404
Pavarësisht profilit të saj, relativisht dihet shumë pak për jetën e saj private. Mbiemri i saj që tashmë është kthyer në një markë politike, vjen nga bashkëshorti i parë i saj, Ulrich, të cilin e la pas katër vjetësh martesë.

Ndihmësit e saj të afërt thonë se, ajo kurrë nuk ulëret. Përkundrazi ajo përdor sarkazmën. Shumë biografi për të thonë se, është lidere pragmatike, që largon njerëzit që nuk ua ka më nevojën.

Ajo ka tmerr qentë dhe kuajt, pëlqen operat e Vagnerit, i kalon fundjavat në jashtë qytetit dhe shikon futboll – ndihet si tifoze e zjarrtë e kombëtares gjermane, ku shpesh i feston nga stadiumi fitoret e tyre.

Burri i saj i dytë, Joachim Sauer, është shkencëtar që qëndron larg kamerave sa më shumë të jetë e mundur. Çifti nuk ka fëmijë.

Merkel mund të bëhet liderja femër më e suksesshme në histori pavarësisht se ajo cilësohet “e kursyer, e ftohtë dhe e mërzitshme.” Ajo do të jetë Kancelare e Gjermanisë deri në vitin 2016, dhe mund të bëhet liderja femër që ka mbajtur më gjatë pushtetin. Aktualisht rekordi mbahet nga Margaret Theçer, që ka mbajtur postin e Kryeministres në Britaninë e Madhe për 11 vjet.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi