Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndërron jetë aktorja e mirënjohur Drita Pelingu Empty Ndërron jetë aktorja e mirënjohur Drita Pelingu

Wed 2 Oct 2013 - 23:07
Ndërron jetë aktorja e mirënjohur Drita Pelingu Drita-pelingu-noaAktorja e mirënjohur Drita Pelingu ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Aktorja Drita Pelingu ishte e sëmurë prej një viti dhe vuante nga gangrena.

Drita Pelingu ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, ajo e filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946.

Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” që nga viti 1986.

Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar janë: “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, ” I çuditshmi ”, “Zonja e Bujtinës”, ” Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani” etj.

Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top“, “Kur hidheshin themelet“, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ etj.

Ajo ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 është fituese e çmimit kombëtar “Ismail Qemali (çmimi)“. Titulli i lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës“, iu akorduar nga Presidenti i Republikës.

Rama dhe Nishani mesazhe ngushëllimi për humbjen e aktores

Kryeministri Rama në Twitter

“Një tjetër xhevahir u shkëput nga kurora e trashëgimisë sonë skenike! Drita Pelingu u largua përgjithnjë duke lënë pas shkëlqimin e saj”.

Ndërsa Presidenti i Republikës i ka përcjellë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Drita Pelingu.



“Hidhërimi që ndjejmë për lajmin e ndarjes nga jeta të artistes së madhe, zonjës Drita Pelingu na për shfaq fuqishëm para nesh tërë një jetë të jetuar fuqishëm, vuajtjet që së fundmi iu shtuan, emocionet dhe respektin e thellë që na ka përcjellë pas çdo shfaqjeje, pas çdo duartrokitjeje, pas çdo përkuljeje që i ka dhuruar popullit shqiptar, pasi ulej sipari. Nga sot për të ngrihet sipari i pavdekësisë. Vdekja, në këtë rast, është veç një shenjë e zakonshme që i bën të jashtëzakonshëm disa njerëz të rrallë. Drita Pelingu ka lënë një pasuri të tërë kulturore dhe vlerash, një galeri rolesh dhe karakteresh nga më të spikaturit. Aftësia dhe përkushtimi i saj si pedagoge e kapërcente të zakonshmen, maturia e fisnikëria e saj qëndruan gjithmonë lart, përkushtimi dhe dashuria për teatrin, u bënë njësh me gjithçka lidhet me emrin Drita Pelingu. I jemi mirënjohës për çka na ka dhuruar dhe i jemi borxhlinj për çka mund të bënim më shumë për Drita Pelingun e për çdo artist në përgjithësi, sepse artistët bëjnë pjesë në aristokracinë e një vendi. Ajo tashmë ka hyrë në Panteonin e të mëdhenjve të artit skenik shqiptar. Dhe me meritë të plotë. I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!”, shkruan presidenti në mesazhin e ngushëllimit.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi