Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Polici i martuar kërcënon të dashurën se abortoi fëmijën Empty Polici i martuar kërcënon të dashurën se abortoi fëmijën

Thu 3 Oct 2013 - 19:40
Polici i martuar kërcënon të dashurën se abortoi fëmijën DhunaNjë efektiv i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se kërcënoi të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku shkak për konfliktin e çiftit është shtatzënia e 28-vjeçares. Kjo e fundit nuk donte ta mbante fëmijën dhe e ka abortuar, pasi kishte mësuar se i dashuri i saj 40-vjeçar, Alban Backa, ishte i martuar dhe kishte fëmijë me gruan e tij. Por, Alban Backa, banues në Kamëz, Tiranë, ka dashur që ajo ta lindë fëmijën dhe për këtë e ka kërcënuar 28-vjeçaren me inicialet B.M, se do të vriste atë dhe familjen e saj.

40-vjeçari në tentativë për të hyrë me dhunë në spitalin e Patologjisë në repartin e Dializës në Elbasan, ka thyer xhamin e njërës prej dyerve e më pas ka shkuar në dhomën e infermierisë ku ndodhej e dashura e tij.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga e dashura e tij, policia ka arrestuar 40-vjeçarin. Nga dëshmitë e dhëna në polici, infermierja me iniciale B.M, 28 vjeç, nga fshati Polis i Vogël, bën të ditur se ka pasur një lidhje me punonjësin e policisë, por kur ka mësuar se ky i fundit ishte i martuar, e ka ndërprerë këtë lidhje dhe ka abortuar fëmijën që priste prej tij.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi