Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetëm në 24 orë, plot raste të dhunës ekstreme në familje Empty Vetëm në 24 orë, plot raste të dhunës ekstreme në familje

Sat 5 Oct 2013 - 15:55
Vetëm në 24 orë, plot raste të dhunës ekstreme në familje Dhuna-ne-familjeRastet e ushtrimit të dhunës në familjet shqiptare sa vijnë e shtohen. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndërhyrë në shtatë raste të dhunës në familje.

Rastet janë nga më të ndryshmet. Kemi një rast ku një 60-vjeçar akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 34 vjet më e re se ai. Një tjetër rast bën fjalë për plagosjen e nënës nga i biri. Po ashtu kemi rast ku i biri dhunon të atin.

Në katër raste për autorët e kësaj dhune është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes në tre raste.

Tre shtetas autor të dhunës në familje, janë arrestuar nga flagrancë në Elbasan. D.K., 15 vjeç u arrestua pasi ka goditur me thikë nënën e tij, 38 vjeç. Po ashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Agim Duri. 53-vjeçari banues në fshatin Gjonmë, dyshohet se dje rreth orës 11:20, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.Q., 55 vjeçe.

Në Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi Besim Balla. 28-vjeçari, banues në fshatin Babje, dyshohet se rreth orës 14:00, për motive të dobëta, ka goditur me grushta bashkëjetuesen D.S., 19 vjeç, si dhe ka shkelur urdhërin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ndërsa rasti i katërt ka të bëjë me një 60-vjeçar që ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes 26-vjeçare. Policia arrestoi në flagrant Tasim Sulën, banues në Tiranë.

Po në Tiranë, është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen H.Sh., 47 vjeç, pasi bashkëshorti i saj, Hilmi Sh., 53 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Dy raste të tjera janë shënuar një në Berat dhe një në Gjirokastër ku është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.Zh., 37 vjeç 37, pasi bashkëshorti Robert Zh., 37 vjeç. Ndërsa në Gjirokastër është marrë në mbrojtje një 53-vjeçar pasi djali i tij, Ergest R., 21 vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.shekulli.
Nannerl
Nannerl
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 105
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/10/2013

Vetëm në 24 orë, plot raste të dhunës ekstreme në familje Empty Re: Vetëm në 24 orë, plot raste të dhunës ekstreme në familje

Sat 5 Oct 2013 - 20:26
Në rradhë të parë , shqiptarët duhet të 'zhvishen' nga mendimi se gruaja , apo fëmijët janë një pronë që u përket. Dhe mund të bëjnë ç'farë të duan me atë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi