Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Vlera e namazit te sabahut.. Empty Vlera e namazit te sabahut..

Sun 6 Oct 2013 - 21:10
Message reputation : 0% (1 vote)
Allahu i Plotfuqishëm i përmend kujdestarët e xhamive dhe i cilëson me iman të dobishëm, me kryerjen e punëve të mira, që themeli i tyre është namazi dhe zekati, çdoherë duke pasur frikën e Allahut në zemër që është baza e çdo të mire. I Lartësuari thotë:

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i beson Allahut dhe ditës së fundit, e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” [Tevbe, 18]

Prezentimi yt në xhami që të falësh namazin me xhemat është përkujdesje për shtëpinë e Allahut. Prandaj është amanet për mua dhe për ty që të kujdesemi për këtë namaz me xhemat në mënyrë që të na bëhet dritë dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit.

Mos u bë prej atyre që e harrojnë veten, e kanë imanin e dobët, e humbin devotshmërinë, iu vdes xhelozia, u shuhet entuziazmi dhe nuk kujdesen që të prezentojnë në xhami në namazin me xhemat, dhe arsyetohen me arsyetime të pavend e të dobëta, më të dobëta se rrjeta e merimangës. Me këtë ata parapëlqejnë dashurinë e epshit e të gjumit më shumë se dashurinë e Allahut dhe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu thotë:

“Thuaj (o i Dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se sa Allahu, se sa i Dërguari i Tij dhe se sa lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa të vijë Allahu me ndonjë vendim, Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.” [Tevbe, 24]

Nëse do që të gëzohesh me përgëzimin e Pejgamberit tënd, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili thotë në hadithin që e tregon Enesi:

“Përgëzoi ata, të cilët ecin nëpër errësirë për në xhami me një dritë (nur) të plotë në ditën e gjykimit.”[Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe Ibn Maxhe.

Eja dhe vepro një gjë të tillë. Këtu kemi edhe një fitim tjetër, përveç dritës së plotë, fitim jo në këtë botë, por në botën e ardhme. Fitim që e synon çdo besimtar dhe angazhohet për të, ai është shpërblimi me xhenet, sa fitim i mirë është ky.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush i fal dy namazet do të hyjë në xhenet." [Transmeton Muslimi] E”shtë fjala për namazin e sabahut dhe të ikindisë.

Sa shpërblim dhe fitim i madh të hysh në xhenet vetëm për shkak të kujdesit tënd ndaj këtyre dy namazeve, sabahut dhe ikindisë. Nëse do të dish për këtë dhe më shumë se kjo lexo librin e Allahut dhe analizoje atë, edhe pse tërësisht nuk do ta njohësh derisa të hysh në të. Allahu i Madhëruar thotë:

“Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim.” [Sexhde, 17]

Nuk është vetëm kjo, ka edhe më shumë, e ajo është kënaqësia e të pamurit të Allahut në Ahiret. Xherir bin Abdullah tregon: Ishim me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e shikoi hënën e plotë e tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj sikur e shihni këtë hënë e nuk polemizoni në të pamurit e saj, andaj kush mund ta falë namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit e të mos i ik, le ta bëjë atë.” Pastaj e lexoi ajetin kur’anor:

“Madhëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” [Transmeton Buhariu] Në transmetimin e Muslimit ceket: “Domethënë namazin e sabahut dhe të ikindisë”

Dijetarët cekin këtu lidhshmërinë e përmendies së këtyre dy namazeve me të pamurit e Allahut në Ahiret dhe thonë: “Namazi është adhurimi më i vlefshëm, prandaj edhe e meriton të shpërblehet me shpërblimin më të vlefshëm, e ai është kënaqësia e të pamurit të Allahut.”

Të nderuar vëllezër dhe motra duhet ta dime se imani i njeriut reflektohet me rastin e shkuarjes në xhami për faljen e namazit të sabahut, kur zgjohet nga gjumi duke lënë ngrohtësinë e shtratit dhe ëmbëlsinë e gjumit, vetëm e vetëm të arrijë kënaqësinë dhe të mirat e Allahut. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:

“Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.” [Transmeton Muslimi] Poashtu thotë: “Kush e falë namazin e jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të falej gjysmën e natës, ndërsa kush e fal namazin e sabahut me xhemat ka shpërblim sikur të falej tërë natën.”

Shpirti i pastër nxiton tek Zoti i tij që të kryejë namazin e sabahut, mundësisht me xhemat. Ky është një qëllim i lartë dhe paksa i vështirë për t’u arritur, përveç atij që ka besimin e fortë dhe vullnetin e madh.

Shumë njerëz, , bien në shtrat dhe thellohen në gjumë e nuk ndërrmarin asgjë që të zgjohen për namaz të sabahut. Aq më tepër kur edhe shejtani ua lidh nyjet që të mos zgjohen siç thotë edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hadithin e Ebu Hurejres:

“Shejtani ua lidh tre nyje kur të shkoni për të fjetur, që t’ua bëjë natën shumë të gjatë. Kur të zgjohesh duke e përmendur Allahun zgjidhet një nyje, nëse merr abdes zgjidhet nyja tjetër, e kështu me radhë, dhe do të gdhihesh i freskët dhe energjik. Në të kundërten do të gdhihesh i plogësht dhe përtac.” [Transmeton Muslimi]

Shikoni sa rëndësi dhe përgjegjësi e madhe është kjo. Pejgamberi ynë i dashur na e tërheq vërejtjen që të mos bëhemi të plogësht e përtac, e sidomos që të mos e lëmë namazin e sabahut.

C,do ditë e dëgjojmë thirrjen: HAJJE ALESSALAH, HAJJE ALEL FELAH (Ejani në namaz. Ejani në shpëtim) e ne nuk përgjigjemi. C`farë largësie e madhe është kjo mes nesh dhe Allahut!!! A jemi siguruar se Allahu nuk do të na dënojë!? A e kemi harruar qëndrimin tonë para Allahut!?

Allahu do të na marrë në llogari për tërë atë që jemi duke vepruar duke mos iu fshehur asgjë:

“Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit Allahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra të tjerë).” [En'amë, 94]

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vlera e namazit te sabahut.. Empty Re: Vlera e namazit te sabahut..

Thu 2 Mar 2017 - 11:43
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi