Ministri shqiptar thyen tabutë: Një grua në karrocë e bën zëvendësministre
Sun 6 Oct 2013 - 22:03
Bardhylka Kospiri, gruaja legjendë e kurajës qytetare në Shqipëri, që vazhdon të punojë dhe të sfidojë sëmundjen e saj, do të jetë zëvendësministre e Mirëqenies Sociale.
Ajo do t’i bashkohet ekipit të Erion Velijt bashkë me Genta Sulën, një eksperte e njohur e arsimit profesional, që ka punuar pranë Misionit të Bankës Botërore në Tiranë, e cila vjen nga një familje ish- të përndjekurish.
Vetë Veliaj duket i lumtur që zgjedhjet e tij janë pranuar nga kryeministri Rama: “Jam shume krenar që Bardhylka Kospiri dhe Genta Mara Sula u bashkuan si zv/ministre me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Mirëserdhët në ekip!” shkruan Veliaj në Twitter.almakos.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi