23-vjeçarja që po thyen tabutë
Sat 21 Sep 2013 - 13:42
- Intervistë me Florida Salën, modelen që premton një karrierë të gjatë e të suksesshme jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë
Luela Myftari
- Edhe pse vera sapo ka mbaruar, Florida Sala vjen më e nxehtë se kurrë. Është e vetmja vajzë shqiptare që ka guxuar kaq shumë në Shqipëri. Kemi parë modele të tjera shqiptare që një karrierë të tillë e kanë praktikuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Florida Sala, ama ka vendosur t’i thyejë tabutë në vendin e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe për një vajzë vlonjate. Ajo ka lindur në Vlorë dhe është vetëm 23 vjeç.
Ka vite që merret me modeling dhe është e para modele që tenton të zhvishet përpara një aparati fotografik. Pozat e fundit që Florida ka realizuar janë më se tunduese, sidomos tani që ka filluar të fryjë era e vjeshtës. Një vajzë e zhveshur bukur bregut të detit ka tërhequr këto ditë jo vetëm vëmendjen e djemve shqiptarë, por thuajse të të gjithëve. “Shekulli” ju sjell sot një bisedë të ngrohtë me një vajzë guximtare, të parën që mund të thyejë tabutë e botës së fotomodelingut në Shqipëri.
Si ka nisur karriera juaj e modelingut?
Shtysa për mua kanë qenë fotografët e ndryshëm. Kanë qenë ata që më kanë bërë oferta të vazhdueshme për të pozuar. Sigurisht që, edhe pasioni im ka qenë një faktor i rëndësishëm.
Sa aktore duhet të jesh për të qenë një modele e mirë?
Aktrimi të bën më të sigurt për të dalë përpara aparatit fotografik. Sepse në thelb çdo foto duhet të ketë mënyrën e shprehisë që kjo fotografi duhet të ketë në mënyrë që të përcjellë një mesazh, saktësisht, mesazhin e duhur tek shikuesit. A mbani dietë? Merreni me sport?Dietë nuk mbaj dhe nuk besoj se kam për të mbajtur ndonjëherë. Ky trup që kam është dhuratë nga Zoti. Sigurisht, që unë nuk jam në vajzë pasive. Kujdesem në një farë mënyre, që të dukem sa më mirë.
Do ta merrnit ndonjëherë guximin të pozonit për një revistë erotike. Ne kemi një shqiptare që ka pozuar për “Playboy”. Po ju, do të guxonit?
Ideja e të pozuarit për një revistë prestigjioze si “Playboy” më pëlqen shumë. Dhe sigurisht që nëse shuma që do të fitoja nga të pozuarit nudo do të ishte e mirë, do të pranoja të pozoja edhe nudo. Fundja është një lloj arti apo zhveshje nga e cila përfitojnë si media ashtu edhe unë.
Sa e pasur mund të bëhesh në Shqipëri si modele?
Përveç famës nuk fiton thuajse asgjë tjetër në Shqipëri. E pasur jo e jo që nuk bëhesh. Dhe kjo ndodh sepse Shqiptari është mësuar gjithmonë me pak. Por, gjithsesi unë do ta respektoj pasionin që kam për fotografinë. Dhe sigurisht që, nëse do të vazhdoj ta respektoj pasionin do të marr parasysh edhe që fusha e modës në Shqipëri nuk e ka arritur akoma nivelin e duhur.
Studioni diçka tjetër veç modelingut?
Modelingu është diçka që nuk tëmerr kohë duke e studiuar, por të merr kohë duke e praktikuar dhe nuk të lë mundësi fokusimi në një profesion tjetër të mirëfilltë.
Si është kutia e mesazheve tuaja në Facebook?
Të them të drejtën, ndonjëherë edhe nuk i lexoj të gjitha. Pasi do të më merrnin shumë kohë.
Si është marrëdhënia juaj me djemtë. Duhet ta pohojmë se jo vetëm djemve, por edhe vajzave keni filluar t’i dukeni shumë joshëse.
Marrëdhënia ime me djemtë nuk ka pse të jetë ndryshe nga marrëdhëniet e femrave të tjera me meshkujt. Pasi si unë ka shumë. Bukuria nuk është gjithçka në jetë. Gjithsesi më duhet ta pranoj që kam marrëdhënie shumë të mira me të dy gjinitë po kjo për shkakun tim, mënyrën se si vendos t’i krijoj raportet me të dyja palët.
Me çfarë po merreni aktualisht dhe a mund të na rrëfeni pak më shumë për planet e së ardhmes?
Siç e thashë edhe më herët, sa i bukur dhe i thjeshtë është aq më shumë kohë dhe përkushtim kërkon. Të paktën unë i përkushtohem një iniciative që marr. Sapo kam mbaruar studimet e larta, por momentalisht nuk e ndjej veten gati t’i përkushtohem një fushe tjetër përveç modelingut, pasi këtë lumturi dhe vetëkënaqësi që marr prej modelingut, nuk e marr askund tjetër. E ardhmja besoj se do të rezervojë gjëra t ë mira për mua. Mendoj që shumë shpejt të bëj kurorëzimin e pasionit tim në lidhje me modën: hapjen e një agjencie timen private, ku çdo femër e thjeshtë, por e bukur do të realizojë ëndrrën e saj të modelingut.
"Jam e bindur që mami im do të ishte e lumtur!"
Një vajzë si Florida mund të mos shihet me sy shumë të mirë teksa i sheh fotografitë, por në jetën e përditshme ajo është një vajzë shumë e thjeshtë. Sot, ajo do të na rrëfejë se familja e saj, e sidomos, nëna ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për të. E tani që ajo nuk është më pranë saj, Florida ndjehet me fat që partneri i saj beson në gjërat që e bëjnë të lumtur atë. Kur e pyesim Floridën se sa e ka mbështetur familja tani që fotografitë e saj konsiderohen nga shumica si të ekzagjeruara, ajo na përgjigjet:
“Shtysa më e madhe e imja për të arritur deri këtu ka qenë nëna ime, e cila fatkeqësisht nuk ndodhet më këtu, pranë meje. Ajo e përjetonte me shumë emocion çdo gjë që unë bëja, çdo dalje timen. Ajo e donte shumë artin. Dhe këto foto kanë ca art brenda. Janë realizuar shumë mirë. Edhe këtë herë ajo do të ishte e emocionuar, do të sillej njëlloj si të ishte ëndrra e saj, dhe krahu im i djathtë, dora që më ka ndihmuar të eci më përpara. Familja ka qenë dhe dotë mbetet gjithmonë mbështetja ime më e madhe. Për çdo gjë që unë bëj”. Sigurisht që, “Shekulli” nuk kishte se sa të mos e pyeste modelen për marrëdhënien e saj me djemtë shqiptarë, që ngaherë shfaqen edhe ca si konservatorë. E në fakt, sa do ta pranonte një djalë shqiptar një vajzë si Florida? Kësaj, pyetjeje vlonjatja iu përgjigj kështu:
“Nuk e di. Varet nga personi që ke në krahë. Fakti që jam në një marrëdhënie shumë të mirë dhe kam në krahë një person pa komplekse, do të thotë që ka edhe djem mendjehapur si partneri im që mendon se çdo gjë që bëj unë është e bukur nëse më duket mua e bukur. Ndoshta kjo do të thotë edhe se unë jam një vajzë me fat”, duke na bërë të ditur se po shijon një marrëdhënie të bukur. Dhe pavarësisht, se pas kësaj që na rrëfeu modelja, nuk ka ndonjë vlerë pyetja se sa e dashuruar është ajo. Në fakt, ajo na dha një përgjigje pak diplomatike. “Njeriu mund të dashurohet me shumë gjëra, me një person tjetër, me profesionin e vet apo me vetë jetën! Mund të them që ndjenja e dashurisë është më e bukura që të ofron jeta. Dhe për të jetuar e lumtur dhe në paqe me veten kam zgjedhur që të përpiqem të ruaj një ekuilibër mes të tria dashurive që përmenda më parë”, tha Florida për “Shekullin”.
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: 23-vjeçarja që po thyen tabutë
Sat 21 Sep 2013 - 13:52
goxha qenka sa te bukura na i ben mielli lazaratit kto femrat neve shqiptareve
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 23-vjeçarja që po thyen tabutë
Sat 19 Oct 2013 - 16:05
"Do ta merrnit ndonjëherë guximin të pozonit për një revistë erotike. Ne kemi një shqiptare që ka pozuar për “Playboy”. Po ju, do të guxonit?
Ideja e të pozuarit për një revistë prestigjioze si “Playboy” më pëlqen shumë. Dhe sigurisht që nëse shuma që do të fitoja nga të pozuarit nudo do të ishte e mirë, do të pranoja të pozoja edhe nudo. Fundja është një lloj arti apo zhveshje nga e cila përfitojnë si media ashtu edhe unë.
Sa e pasur mund të bëhesh në Shqipëri si modele?
Përveç famës nuk fiton thuajse asgjë tjetër në Shqipëri. E pasur jo e jo që nuk bëhesh. Dhe kjo ndodh sepse Shqiptari është mësuar gjithmonë me pak. Por, gjithsesi unë do ta respektoj pasionin që kam për fotografinë. Dhe sigurisht që, nëse do të vazhdoj ta respektoj pasionin do të marr parasysh edhe që fusha e modës në Shqipëri nuk e ka arritur akoma nivelin e duhur."
Dhe cili eshte niveli i duhur, hapja e burrdellove?!

- neonV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 110
Postime : 417
Hobi : Te ze peshk me fill spanje
Anetaresuar : 21/08/2013
Re: 23-vjeçarja që po thyen tabutë
Sun 20 Oct 2013 - 3:27
E forte kjo..Luan_Valikardi shkruajti:"Do ta merrnit ndonjëherë guximin të pozonit për një revistë erotike. Ne kemi një shqiptare që ka pozuar për “Playboy”. Po ju, do të guxonit?
Ideja e të pozuarit për një revistë prestigjioze si “Playboy” më pëlqen shumë. Dhe sigurisht që nëse shuma që do të fitoja nga të pozuarit nudo do të ishte e mirë, do të pranoja të pozoja edhe nudo. Fundja është një lloj arti apo zhveshje nga e cila përfitojnë si media ashtu edhe unë.
Sa e pasur mund të bëhesh në Shqipëri si modele?
Përveç famës nuk fiton thuajse asgjë tjetër në Shqipëri. E pasur jo e jo që nuk bëhesh. Dhe kjo ndodh sepse Shqiptari është mësuar gjithmonë me pak. Por, gjithsesi unë do ta respektoj pasionin që kam për fotografinë. Dhe sigurisht që, nëse do të vazhdoj ta respektoj pasionin do të marr parasysh edhe që fusha e modës në Shqipëri nuk e ka arritur akoma nivelin e duhur."
Dhe cili eshte niveli i duhur, hapja e burrdellove?!
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 23-vjeçarja që po thyen tabutë
Sun 20 Oct 2013 - 15:53
Kjo thyen gjithcka.
Jo vec tabute
Jo vec tabute
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi