Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Burrat dhe shamitë.. Empty Burrat dhe shamitë..

Tue 8 Oct 2013 - 18:52
Burrat dhe shamitë.. Thumbnail.php?file=Aida_Derguti_647916240

.. Para disa ditësh më rastisi të bisedoj me një vajzë shqiptare që kishte ardhur nga Suedia për pushime, një studente e shkëlqyer e vitit të tretë në farmaci. Ajo mbante shami. Më fliste për jetën, shkencën, planet për karrierë, shoqet e saja suedeze…thjesht, një bisedë krejt ndryshe krahasuar me vajzat e këtushme të preokupuara me modën, manikyrin, pushimet dhe dashuriçkat. Shkarazi, ajo përmendi edhe presionin që po ia bënin të afërmit në Kosovë për shaminë që e kishte vënë para një viti. Ajo po ndihej më rehat në Suedi sesa këtu në vendlindjen e saj me shumicë myslimane.

Shkruan: Aida DËRGUTI

Tashmë sa kohë debati i lodhshëm për shamitë ka zënë bukur shumë hapësirën mediatike. I filluar për së mbrapshti, nga burrat që kërkojnë këtë të drejtë për gratë dhe të tjerë burra që kundërshtojnë, ky debat i cekët është degraduar në një nivel shumë të neveritshëm. Gratë janë të përjashtuara nga ky debat. Burrat janë ata që protestojnë, burrat ftohen në debate për shamitë, polemizojnë nëpër gazeta… kështu gradualisht, gratë që duan të gëzojnë një të drejtë të tyre, nga subjekti shndërrohen në objekt. Argumentet e kundërshtarëve të shamisë në pikënisje e kanë shaminë si simbol të shtypjes për të arritur në fund te frika nga islami politik!!! Pra, gratë e vajzat me shami, nga viktima të shtypjes shndërrohen në rebele të superpolitizuara që sfidojnë sistemin.

Do të më kishte pëlqyer që këta burra-mbrojtës të drejtave dhe lirive të grave të flasin me të njëjtin pasion për prostitucionin në Kosovë ku gratë e zhveshura reklamohen si mall, për vajzat e mitura që po trafikohen nga rrjeti i organizuar kriminal dhe për forma të ngjashme të skllavërisë moderne të grave.

Para disa ditësh më rastisi të bisedoj me një vajzë shqiptare që kishte ardhur nga Suedia për pushime, një studente e shkëlqyer e vitit të tretë në farmaci. Ajo mbante shami. Më fliste për jetën, shkencën, planet për karrierë, shoqet e saja suedeze…thjesht, një bisedë krejt ndryshe krahasuar me vajzat e këtushme të preokupuara me modën, manikyrin, pushimet dhe dashuriçkat. Shkarazi, ajo përmendi edhe presionin që po ia bënin të afërmit në Kosovë për shaminë që e kishte vënë para një viti. Ajo po ndihej më rehat në Suedi sesa këtu në vendlindjen e saj me shumicë myslimane.

Me gjithë përpjekjet për ta fshehur e maskuar, e gjithë bota e di që 90% e popullsisë në Kosovë janë myslimanë. Pse duam ta fshehim këtë fakt?! Për të mos i trembur islamofobët?! Kjo frikë e projektuar përbrenda është qesharake. Islamizimi i shqiptarëve është produkt i rrethanave të pakthyeshme historike për të cilën nuk dua ta zgjas. Ndoshta duhet ndalur te një moment kthese në emancipimin e gruas që ka të bëj me socializmin. Pas Luftës II Botërore, në ish-Jugosllavi në emër të barazisë shoqërore, u hoqën njëkohësisht ferexhetë dhe u detyruan vajzat në shkollim. Emancipimi erdhi nga shkollimi, jo nga heqja e ferexhesë. Gjendja e mjerueshme e gjysheve tona nuk ishte si pasojë e shamisë, por e mungesës së shkollimit e punësimit. Ato që ishin besimtare të devotshme, iu lejua mbajtja e shamisë por jo në institucione publike. Prandaj gratë myslimane në ish Jugosllavi, kishin nivelin më të ulët të shkollimit dhe punësimit, sepse ishin të shtypura nga sistemi, për shkak të shamisë.

Pikërisht këtë lloj të shtypjes duan ta vazhdojnë sot, duke e konsideruar shaminë si shenjë e shtypjes nga burrat e familjes, duan t’i ndëshkojnë këto vajza me largim nga shkolla, duke ua mbyllur kështu perspektivën e punësimit dhe pavarësimit.

Feminizmi vlerëson gratë në bazë të asaj se çka kanë në kokë dhe jo çka mbajnë mbi kokë. Feminizmi nuk është emancipim në formë, por në përmbajtje. Feminizmi angazhohet për barazi, përfshirë këtu të drejtën e shkollimit, punësimit, trashëgimisë, vendimmarrjen…Shoqëria jonë ka nevojë për gra shkencëtare, ligjëruese, ekonomiste… me apo pa shami, kjo nuk ka rëndësi. Gjithashtu feminizmi ka të bëj me të drejtën e grave për të vendosur nëse duan t’i mbulojnë apo t’i zbulojnë pjesët e trupit të tyre. Unë si feministe, jam për lejimin e shamisë në shkolla!

Botuar në Gazetën "Tribuna"
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Burrat dhe shamitë.. Empty Re: Burrat dhe shamitë..

Tue 8 Oct 2013 - 18:53
Me gjithë përpjekjet për ta fshehur e maskuar, e gjithë bota e di që 90% e popullsisë në Kosovë janë myslimanë. Pse duam ta fshehim këtë fakt?! Për të mos i trembur islamofobët?! Kjo frikë e projektuar përbrenda është qesharake. Islamizimi i shqiptarëve është produkt i rrethanave të pakthyeshme historike për të cilën nuk dua ta zgjas. Ndoshta duhet ndalur te një moment kthese në emancipimin e gruas që ka të bëj me socializmin. Pas Luftës II Botërore, në ish-Jugosllavi në emër të barazisë shoqërore, u hoqën njëkohësisht ferexhetë dhe u detyruan vajzat në shkollim. Emancipimi erdhi nga shkollimi, jo nga heqja e ferexhesë. Gjendja e mjerueshme e gjysheve tona nuk ishte si pasojë e shamisë, por e mungesës së shkollimit e punësimit. Ato që ishin besimtare të devotshme, iu lejua mbajtja e shamisë por jo në institucione publike. Prandaj gratë myslimane në ish Jugosllavi, kishin nivelin më të ulët të shkollimit dhe punësimit, sepse ishin të shtypura nga sistemi, për shkak të shamisë.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Burrat dhe shamitë.. Empty Re: Burrat dhe shamitë..

Tue 8 Oct 2013 - 20:02
esht per te ardhur keq pse shiptart nga shipria dhe kosova e nun qmojn vethten ne kosov e di shum mir si ka musliman shiptar 90% po dhe ne shipri ka me shum shiptar musliman ama qevaria e kosoves po dhe e shipris e ndaljon shamin suphona allah
http://www.indeksonline.net/foto.php?foto=/indeksplus/police_e_mbuluar.jpg&pozita=foto_lajm

ne londer
Sponsored content

Burrat dhe shamitë.. Empty Re: Burrat dhe shamitë..

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi