Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Kur qajne Burrat  Empty Kur qajne Burrat

Sat 23 Jan 2010 - 20:24
Forma me antike, me ekspresive dhe me spektakolare ne te cilen
plazmohet kriza e pikellimit gjate ritit mortor ne malesite veriore
eshte gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thote se "te dhenat me te
hershme mbi gjamen e burrave deshmohen nga Herodoti, i cili flet per
ekzistencen e vajtimeve kolektive te fiseve dardane. Ne mesjete, Mikel
Apostoli pershkruan nje skene mortore prane Shkodres, ku burrat dhe
grate, te cilet ai, ne vitin 1437 i quan ende me emrin "taulante",
"vajtonin si kretasit", duke nenkuptuar me kete modelet e lashta te
vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i
pari gjamen personale te Lek Dukagjinit per vdekjen e Skenderbeut,
ndersa Pjeter Budi jep nje tablo dramatike te malesoreve katolike qe i
nderonin te vdekurit e tyre me gjame te pergjakshme edhe gjate
salikimit fetar ne shtepine e Zotit. Gjate shek. XIX dhe gjysmes se
pare te shek. XX jane pikerisht kleriket katolike italiane dhe
shqiptare te cilet ofrojne dokumentacionin etnografik me te pasur mbi
praktikimin e gjames ne Malesine e Dukagjinit, Malesine e Madhe, te
cilat kulmojne me kodifikimin e dokeve mortore dhe te usullit te gjames
ne Kanunin e Maleve, nga Shtjefen Gjecovi [1900-'07].

Ndersa gjate gjysmes se dyte te shek. XX gjama do te behej objekt i
studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R.
Sokoli, A. Ahmeti, A. ceta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerre me
ne ne pah funksionin dhe rendesine e ketij vajtimi prototipal ne
traditen mortore shqiptare. Persa i perket regjistrimeve zanore te
gjames kolektive, ato jane shume me te pakta, dhe ekzemplaret e
regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa ne vitin 1972 ne malesite e
Tropojes, Shkodres, gjenden te depozituar vetem ne Arkivin Audiovizual
te Institutit te Kultures Popullore".

Shtrirja gjeografike e te gjamuarit
Gjama e burrave ka mbijetuar deri ne dekadat e fundit ne fshatrat
katolike te Malesise se Dukagjinit, Malesise se Madhe, e pjeserisht te
Pukes, Mirdites e Lezhes; por nuk ka munguar aspak ne malesite
albanofone te Trieshit, Grudes, Plaves, Gucise (Mali i Zi) dhe te
Gjakoves (Kosove). Kurse komuniteti mysliman i malesive ka qene shume
me i frenuar prej dogmes fetare per te praktikuar ritin e gjames,
prandaj burrat myslimane privatisht benin gjame individuale te mbyllur
ne kulle, kurse publikisht therrisnin burrat katolike per t'u bere
gjame ne raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojne se
gjamataret profesioniste te malesive shqiptare shquheshin edhe kundrejt
fqinjeve te tyre sllave per ekzekutimet kolektive dhe individuale,
prandaj dhe jane ftuar shpesh ne ritet funerale malazeze dhe boshnjake
per te thirrur gjame fillimisht ne serbisht dhe me pas ne shqip. Keto
dy aspekte deshmojne ne menyre kuptimplote se gjama kolektive dhe
individuale e ekzekutuar publikisht gjate ritit funeral, e ka nxitur
komunitetin malesor shqiptar qe te mposhte shokimin nga vdekja, te
fuqizoje kohezionin social, te riperterije jeten normale te corganizuar
me ekuilibrat e saj te prishur, duke kapercyer cdo dallim fetar dhe
etnik.

Kur malesoret bejne gjame ...
Ne malesi thuhet se burri "po ban gjame, po gjimon, po thrret vaj, po
ban brime, po bertet". Ekuivalenti i saj ne latinisht duhet kerkuar tek
termi gemitus (ose gemere) qe mbart brenda vetes nje sere konotacionesh
te tilla si: gjame, renkim, grahme; ulurime; zhurme, zhaurime;
pikellim, helm, brenge, trishtim. Ne kontekstin leksikor te gjuhes
shqipe, E. cabej e identifikon fjalen "gjeme" me kuptime te tilla si
"fatkeqesi, menxyre"; "lajm i vdekjes, mandate"; "bubullime, gjemim";
"vaj, vajtim". Kurse Von Thallocszy tregon se fjala "gjemuem" perfshin
me bame gjame, me bumbullime; me ushtuem, kersitun me gjame; me u
nekuem prej dhimbet, dhimbesh, dobsije te madhe te trupit a prej nji
pikellimi te padurueshem; me qame, vajtuem te madhe'.

Prej ketej mund te kuptohet dhe shpjegohet qarte se "te besh gjame" do
te thote te ushtosh, te bucasesh, te uturish, te shperthesh, te vajtosh
me te madhe prej pikellimit te padurueshem. Ndersa ne fjalorthin e pare
etnomuzikologjik, Ramadan Sokoli do ta perkufizoje gjamen si "nje fare
vajtimi me britma qe bajne malcoret nder morte tue cjerre fytyren e tue
grushtue gjoksin me ritem". Pra "gjama" eshte nje teknike te brituri
dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale te
shprehur ne kontekstin mortor. Britmat e gjamatareve shpalosen si
reaksione te fuqishme te habise "primitive", protestes se perjetshme,
dhimbjes se dehistorifikuar dhe autofajesimit te ankthshem te njeriut
perballe vdekjes. Studiuesi i Institutit te Kultures Popullore, Bledar
Kondi, shpjegon per "Shekulli-Kontakt" se "...kodifikimi i britmave te
shoqeruara me grushtime kraharori dhe gervishtje fytyre (reale ose te
simuluar) sipas nje modeli te krijuar nga kultura dhe te ruajtur nga
tradita, sherben per shfaqjen, kanalizimin dhe nenshtrimin e emocioneve
te pakontrollueshme dhe agresive. Ato do te mbeten misherim
mitiko-ritual i nje fenomeni ku rreptesia e ligjit te pavetedijes
qendron ne raport te kundert me zhvillimin e vetedijes".
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kur qajne Burrat  Empty Kur qajnë burrat!

Fri 24 Aug 2012 - 14:55
Kur qajne Burrat  GjamaGjon Neçaj

Sipas kronikanëve të kohës, kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vjet më parë. Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme. Etnologu Mark Tirta tregon për “Shekulli”-n se në vitin 1637 misionari Rodini, në kujtimet e tij dëshmon se “burrat shqiptarë qajnë e bërtasin me të madhe më shumë se një gjysmë ore, bërtasin bashkarisht më fort nga ç’kanë bërtitur izraelitët në vendin e Hananit ku kanë varrosur Patriakun Jakov”.

Nisi me Skënderbeun mbaroi me një… burrë nga Peraj

Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në regjionet e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës, Kosovës, etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 janë kronikat e para që raportojnë këtë zakon. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960. Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar “zakon prapanik”.

Sjellja e çuditshme e Lekës në varrimin e Skënderbeut

Pjetër Ndue Marticanaj, ish-mësues historie dhe njohës i mirë i traditave të zonës së Nikaj-Merturit konfirmon se zanafilla e këtij riti është pikërisht sjellja e Lekë Dukagjinit në vdekjen e Skënderbeut: “Princi Lekë Dukagjini nga mërzia e thellë për vdekjen e Skënderbeut, vajtoi me zë të lartë, rrahu gjoksin, shkuli flokët dhe filloi të gërvishet me thonj. Duket e habitshme, por e bërë prej Lekës, u kthye në zakon. Që andej e tutje, për çdo burrë të nderuar, duhej të kryhej i njëjti rit”, - thotë ai dhe shton: “Është një rit i organizuar. Prijësi ka detyrën që të merret me çdo detaj dhe përgjegjësinë që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur”.

Dëshmitari 90-vjeçar: U ndërpre rreth viteve ‘60

Zef Prend Pepkolaj, sot 90 vjeç (nga fshati Rajë), ka marrë pjesë shpesh në këtë rit. Ai vetë e ka mësuar nga gjyshi i tij që në moshë të re. “Por nga vitet 50-60 riti u ndërpre nga regjimi komunist si zakon prapanik. “Ka rifilluar pas viteve ’90”, - tregon Zefi.“Mblidheshin burrat e fshatit dhe të fisit dhe nga larg e nisnin gjëmën duke rrahur gjoksin me grushta”,- thotë 90 vjeçari. Prijësi më pas i afron burrat tek personi që i bëhet gjëma dhe u thotë burrave që ta rrethojnë. Nëse gjëmën ia bënin nipit, thuhej :“o i mjeri nipi im”; nëse gjëma i bëhej mikut, thuhej: “o i mjeri mik”, - thotë ai. Teksti i kushtohej të vdekurit, virtyteve dhe cilësive të tij. Pra, një histori e shkurtër e atij burri që ikën.

Emrat e disa gjëmatarëve të fundit profesionistë

Në Nikaj Mertur dhe Dukagjin ka patur gjëmatarë të njohur si Ndoc Gjoni, Zeqir Prela, Gjelosh Kola, Kukel Ndoci, Sokol Delia, Nikollë Zefi, Pjetër Ndou (Peraj), Nosh Luci, (Brisë), Qerim Delia, (Salcë), Kukel Ndou, (Curraj i Epërm) etj. Ata e trashëguan prej të parëve këtë rit special të vajtimit. Studiuesi 80-vjecar Ibrahim Kadria, thotë se Nikollë Zefi ishte nga prijësit e fundit të gjëmës së burrave prej 50 vjetësh. Thotë Ibrahimi: “Gjëma vijoi deri vonë si rit në malësinë e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Gjakovës dhe në Iballë së Pukës. Vajtimi mund të fillojë vetëm nëse në të marrin pjesë të paktën mbi 10 burra. Sa më shumë meshkuj t’i bashkohen ritit, aq më i respektuar është personi për të cilin bëhet gjëma…”







Përshkrimi i detajeve: Gjëma e burrave organizohet në grup në disa faza

Në fazën e parë gjëmatarët heqin rrobat e rënda (në kohë dimri e të ftohti ), vendosin duart mbi ijet e bërrylat dhe i mbajnë hapur anash. Prijësi i gjëmës (ai zgjidhet unanimisht nga pjesëmarrësit duke qënë më i vjetri,e më i përgatituri), jep shenjë dhe fillon lëvizja duke u përdredhur i gjithë grupi herë majtas e herë djathtas, duke u përkulur mbi shalë e duke u ngritur, duke rrahur për tokë herë njëren këmbë e herë tjetrën, duke shpërthyer në britma të gjithë përnjëherë. Pastaj të gjithë ngrejnë kokën lart, e një dorë e vënë te goja e tjetrën te veshi duke lëshuar ofshama dhe thërrasin emrin e të vdekurit me fuqi e duke e zgjatur zërin. Pastaj shpërthejnë me thirrje.



Në fazën e dytë ata lëshohen me

hap të rëndë dhe epik drejt kufomës (përshkojnë distancë rreth 50-100 m) dhe ndalojnë të gjithë përnjëherësh. Pamja është interesante: kryet lart, kraharorzbuluar, duar në ije, me këmbë gjysmë të hapura. Pastaj gjëmatarët “ngrijnë" dhe presin shenjën e prijësit. Sapo ai bën shenjë ata lëshojnë pasthirrmën “hou! “ ose “ho!”, he-
qin duart nga mesi, i bëjnë grusht dhe me forcë i ngrejnë lart. E kështu i mbajnë derisa përfundojnë thirrjen “i mjeri unë për ty!”. Pastaj menjëherë ulin grushtat dhe i përplasin mbi kraharorin e zbuluar. Kjo zgjat derisa gjëmatarët mbarojnë ofshamën “Ho! Ho! Ho!”.

Në fazën e tretë, nëse mund ta quajmë kështu, me shenjë të prijësit, sulmojnë me vrap edhe 50-100 hapa drejt të vdekurit. Kur lëshojnë thirrjen e përseritur “Ho! Ho! Ho!” heqin duart nga mesi dhe i çojnë anash te fytyra, ngulin thonjtë në tëmtha e në faqe e nisin e gërvishin fytyrën derisa të rrjedhë gjaku.

Së fundi, ulen në gjunjë me radhë duke vazhduar thirrjen e fundit, ulen krejt për tokë, mbështesin ballin përdhe e me duar përkëdhelin dheun. Qëndrojnë kështu deri sa një mashkull i shtëpisë apo vëllaznisë së të vdekurit, i ngarkuar për këtë punë, u shkon afër dhe i ngre, duke u thënë: “boll o burra!” dhe “Ua shpërblefshin në të mira!” ose “Paçi faqen e bardhë!”.





Disa veçori që duhet të ketë “burri gjamtar”

Gjamtarët ose brimtarët burra (sikurse edhe vajtoret femra), janë gjysmëprofesionistë dhe profesionistë. Vajtori bën gjamë për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Ai duhet të ketë zë të lartë e të fortë. Në anën tjetër teksti duhet të jetë i atillë që t'ua lehtësojë dhe zvogëlojë dhimbjen dhe pikëllimin familjes dhe farefisit. Gjama e burrave në Malësi nuk ka një formësim të vargut konstant, por i ngjanë një naracioni të lirë. Janë pjesërisht të improvizuara. Veçoritë fonetike dhe shprehjet frazeologjike janë interesante: Thuhet për shembull “Mjer-o sot për ty Dak Leka", por edhe: I mje-e-ri, o Smal Dedi", O-ooo, i mjeri Gjelosh Toma", "I mjeee-ri, o Nikë Zeka". Ka edhe gjamë individuale (një burrë i vetëm), por kjo del si fenomen më i vonshëm, krahasim me gjamën kolektive. Gjamtari individual para se të thërras vaj, vë dy duart në brez duke nxjerrë njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, duke theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar për së gjalli të ndjerin, por edhe familjen e tij apo fisin. Gjamëtari mund të thërras vaj te shtëpia vetëm në mëngjes. Natën nuk ka vajtore as gjamëtarë te shtëpia, që thërrasin vaj.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kur qajne Burrat  Empty Re: Kur qajne Burrat

Sat 25 Aug 2012 - 13:03
E thone pastaj sqajne burrat
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kur qajne Burrat  Empty Re: Kur qajne Burrat

Sun 24 Feb 2013 - 13:56
"Kur qajnë burrat!"
me
"Gjama... kur burrat e Malesise vajtojne me thonj, britma dhe gjak"

temat u bashkun
Sponsored content

Kur qajne Burrat  Empty Re: Kur qajne Burrat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi