- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Francë: E “kryqëzojnë” se ishte e pushtuar nga djalli
Tue 8 Oct 2013 - 18:59
Një vajzë 19 vjeçare në Francë është “kryqëzuar” dhe është lënë ashtu për 7 ditë, në një ritual i cili supozohej që “t’i hiqte djallin që e ka brenda trupit”.
Vajza franceze e njohur si Antoinette, është gjetur në prag të vdekjes nga policia në një apartament në Paris.
Ajo ka thënë se ka qenë e torturuar nga tre burra dhe një femër, duke përfshirë këtu edhe ish të dashurin e saj, të cilët tani mbahen nga policia për kidnapim, torturë edhe barbarizëm.
Prokuroria i ka akuzuar të pandehurit për barbarizëm duke e lënë atë në pozicion të kryqëzimit për shtatë ditë me radhë. Ndërkohë avokati mbrojtës i të akuzuar i ka mbrojtur ata me fjalët.
“Për ata ajo ishe e pushtuar nga djalli, për këtë arsyeje nuk e kanë lajmëruar doktorin. Kur je i sëmurë e lajmërojnë doktorin ndërsa kur je e pushtuar atëherë i nënshtroheni ekzorcizmit”, ka thënë avokati mbrojtës, Jacques Bourdais.
Të akuzuarit të cilët thuhet se bëjnë pjesë në Kishën “Seventh Day Adventists”, e kanë mohuar që kanë bërë diçka gabim. Vendimi përfundimtarë do të merret të premten. /Zëri/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi