Shkarkimi i një filmi të animuar, i kushtoi më shumë se pushimi
Wed 16 Oct 2013 - 22:35
Britanikes Stacey Withers i ka kushtuar më shtrenjtë shkarkimi i një filmi të animuar në telefonin e saj, sesa i gjithë pushimi njëjavor me familjen.
Gjatë kohës që po pushonin në Turqi, djali i saj Joel ishte sëmurë dhe 25-vjeçarja ia kishte lëshuar filmin e animuar “Madagascar” në mënyrë që të argëtohej paksa.
Mirëpo, më pas ajo e ka kuptuar se duhej të paguante rreth 1.300 euro tarifë telefonike për atë shkarkim.
Ajo ka thënë se ka biseduar me zyrtarët e operatorit telefonik dhe u ka thënë se është e gatshme të paguajë një pjesë të shumës, por assesi të gjithën.
Mirëpo, duke qenë se ata kërkojnë të paguhet e gjithë shuma, me gjasë rasti do të shkojë në gjykatë.
Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për tarifa të larta të roamingut në telefonitë mobile në Britani të Madhe. Një tjetër britanikeje, teksa po qëndronte në Turqi, i ishin faturuar afro 20.000 funte vetëm për fotografitë e publikuara në Facebook. almakos.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi