- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Erdogani dhe Rama, vizitojnë Kosovën
Wed 23 Oct 2013 - 11:08
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, vizitojnë sot Kosovën. Vizita ndodh me rastin e përurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Erdogan do të vizitojë dhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërsa kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro.
Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konzorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për një periudhë 20-vjeçare. /botasot/
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Erdogani dhe Rama, vizitojnë Kosovën
Wed 23 Oct 2013 - 11:42
Me një ceremoni zyrtare është pritur kryeministri turk në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me rastin e inaugurimit të terminalit të ri në Aeroport.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me këtë rast ka pritur në aeroport kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar me bashkëshorten e tij.
Në pritje të kryeministrit turk ka dalë edhe Njësia ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Erdogani dhe Rama, vizitojnë Kosovën
Thu 24 Oct 2013 - 3:25
Ta gezojm aeroportin e ri
- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Erdogani dhe Rama, vizitojnë Kosovën
Thu 24 Oct 2013 - 21:09
ky aeroport ende nuk esht krya ka dhe tre muj pun per te u krya po thaqit ju ka ngut shum per fushaten zgjedhor
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Erdogani dhe Rama, vizitojnë Kosovën
Fri 25 Oct 2013 - 10:13
Rama reagon për kritikët e takimit me Erdoganin
Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”.
E premte 25 Tetor 2013 11:00
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë. “Turqia është anëtare e NATO-s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, - u shpreh Rama. Sipas tij, Qeveria turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës. /BW/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi